Panorama Sport
Home » Kulture » “Mall për Dorin”, mbrëmje–homazh në 10-vjetor

“Mall për Dorin”, mbrëmje–homazh në 10-vjetor

Ndahen sot çmimet për gazetarinë kulturore “Teodor Keko 2011”

Në Teatrin Kombëtar do të kujtohet sot shkrimtari Teodor Keko.

Që prej ditës kur u largua nga kjo jetë, në çdo përvjetor lindjeje apo vdekjeje, miqtë dhe kolegët kanë ngritur një gotë për nder të shpirtit të tij. Ky ritual gati mistik, do të vijojë edhe në këtë 10-vjetor të vdekjes së shkrimtarit e poetit Teodor Keko. Sot, në orën 19:00, në Teatrin Kombëtar, miqtë apo edhe thjesht adhuruesit e krijimtarisë së tij, do të zhvillojnë një përshpirtje poetike për nder të Teodor Kekos. Titullohet thjesht “Mall për Dorin”- një mbrëmje homazh në 10-vjetorin e ndarjes nga jeta. Do të lexohen poezi, do të sillen kujtime dhe do të ndiqet edhe një dokumentar, i realizuar nga gazetarja Beti Njuma. Po sot, do të ndahet edhe çmimi kombëtar për gazetarinë kulturore “Teodor Keko 2011”, i cili akordohet nga Ministria e Turizmit, Kulturës, Rinisë dhe Sporteve. Me këtë rast do të promovohen edhe tre libra me apo mbi krijimtarinë e tij. Vëllimi “Si breshka mbi shpinë mbaj një varr”, botim i “Adelprint”, është një përmbledhje e krijimtarisë së Tedor Kekos në 365 ditët e fundit të jetës, kur ai vazhdoi të shkruajë si më parë… një pjesë e të cilave dorëshkrime të panjohura e të pabotuara, ashtu siç janë të panjohura edhe fotografitë dhe copëzat e kujtimeve që shoqërojnë këtë botim. Në “In Memoriam- një portret i paautorizuar”, një botim i UET Press, 178 autorë, gazetarë, shkrimtarë, poetë, piktorë dhe politikanë, flasin për mikun e tyre të munguar Teodor Keko. Këtyre dy librave i shtohet “Made in Albania”, një vëllim i botuar në gjuhën holandeze, përkthyer nga Adia Sakiqi. Libri përfshin 16 tregime të përzgjedhura nga krijimtaria e Tedor Kekos në harkun kohor të viteve 1986 – 2000, ndër të cilat veçohen “Made in Albania”, “Provinciali”, “Këpuca e zgjidhur”, “Maksi”, “Ditë lufte”, “Me fat apo pa fat”, “Buburreci”, “Pa emër”, “Kryqet e Toninit” etj.

Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Panorama Online. Moderatori


Lexoni Gazeta Panorama ne formatin PDF »»KLIKO KETU

Beni nje Koment


+ 1 = 2

Social Network


Abissnet


VIDEO





Showbiz

Lifestyle

Teknologji

Kuriozitete

© 2013 Gazeta Panorama ONLINE. All Rights Reserved.   Powered by: ikoncept