Panorama Sport
Home » Kuriozitete » Indi: Burri e përzë, nëna shet tri vajzat për 3 euro

Indi: Burri e përzë, nëna shet tri vajzat për 3 euro

Një nënë indiane ka shitur tri vajzat e saj për vetëm 3 euro, pasi bashkëshorti i dehur e ka nxjerrë jashtë shtëpie. Purnima Halder, 35 vjeçe, tha në rrëfimin e saj në Polici, se nuk do të kishte kurrë mundësi për të blerë bukë për fëmijët e saj. Ajo i shiti dy vajzat e mëdha, me moshë 10 dhe 8-vjeçare për 185 rupi, gati 3 euro, dhe vajzën e vogël katërvjeçare e dha falas. Ngjarja ka ndodhur në rajonin jugor të Bengalit Perëndimor. Policia i shpëtoi të tria vajzat, pasi banorët e fshatit Malancha i informuan për shitjen e fëmijëve për shkak të varfërisë. Vajzat tani janë nën kujdesin e shërbimeve sociale. Purnima, pasi u nxor jashtë shtëpisë nga bashkëshorti i saj prej 12 vitesh, Utam Halder, i dha tri vajzat e saj te tre persona të ndryshëm, në mënyrë që ato të kishin bukë dhe strehë. Utam u arrestua mbi akuzat se kishte torturuar gruan dhe vajzat e tij.

Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Panorama Online. Moderatori


Lexoni Gazeta Panorama ne formatin PDF »»KLIKO KETU

Beni nje Koment


9 + = 16

Social Network


Abissnet


VIDEO





Showbiz

Lifestyle

Teknologji

Kuriozitete

© 2013 Gazeta Panorama ONLINE. All Rights Reserved.   Powered by: ikoncept