Panorama Sport
Home » Kuriozitete » Del në shitje libri për vrasjen e Bin Ladenit

Del në shitje libri për vrasjen e Bin Ladenit

Kopertina e Librit

Libri i ushtarit amerikan, i cili ka marrë pjesë në vrasjen e Osama Bin Ladenit, ka dalë në shitje, pavarësisht akuzave të Pentagonit se ai ka shkelur marrëveshjen për sekrete ushtarake.

I menjëhershëm ka qenë reagimi i ndihmëssekretarit për çështje publike, Xhorxh Llitëll, i cili ka thënë se autori ka shkelur marrëveshjen me Qeverinë e Shteteve të Bashkuara.

“Ne jemi duke shqyrtuar këtë libër, por në këtë fazë më lejoni të them këtë: Ne mendojmë se përmbajtja e tij ka informacione të ndjeshme dhe të klasifikuara”, ka thënë Llitëll në konferencën për gazetarë në Pentagon.

I shkruar nën pseudonimin e Mark Ouen, libri mban titullin “Ditë jo e lehtë”. Ai thuhet se ndryshon nga shpjegimet që ka dhënë administrata e Obamës për vrasjen e Bin Ladenit.

Kryeterroristi i Al Kaidës është vrarë nga forcat amerikane në maj të vitit 2011, në Abotabad të Pakistanit.

Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Panorama Online. Moderatori


Lexoni Gazeta Panorama ne formatin PDF »»KLIKO KETU

Beni nje Koment


+ 2 = 11

Social Network


Abissnet


VIDEO





Showbiz

Lifestyle

Teknologji

Kuriozitete

© 2013 Gazeta Panorama ONLINE. All Rights Reserved.   Powered by: ikoncept