Panorama Sport
Gazeta Panorama zgjedhje 2013
Home » Kuriozitete » Las Vegas, ekspertët e Ushtrisë rrëfejnë sekretet e UFO-ve

Las Vegas, ekspertët e Ushtrisë rrëfejnë sekretet e UFO-ve

UFO-t ekzistojnë. Ky do të jetë mesazhi që do të përcjellin një grup ekspertësh ushtarakë nga Britania e Madhe dhe Shtetet e Bashkuara, të cilët do të ndajnë rezultatin e hetimeve të tyre shumëvjeçare brenda dhe jashtë Ushtrisë për ekzistencën e alienëve. Instituti “Smithsonian” ka organizuar në Las Vegas  takimin e ekspertëve që janë marrë me Zonën 51, terreni-laborator i studimit të UFO-ve. “Ajo që do të dëgjoni nga ky panel, ku flasin njerëz që kanë punuar me Ushtrinë, do të jetë bindja e përbashkët e tyre se UFO-t janë të vërtetë”, tha kolonel Xhon Aleksander për “Huffington Post”. Shumica e folësve në takimin e 22 shtatorit në Las Vegas janë kolonelë të forcave ajrore amerikane apo ekspertë shkencorë që kanë punuar me FBI-në. Mes folësve do të jetë edhe kolonel Robert Friend, i cili ka qenë drejtor i “Project Blue Book”, ku raportohen 701 raste të identifikimit të objekteve fluturuese të panjohura, nga 12 618 që janë raportuar gjithsej në periudhën 1947-1969, sipas të dhënave që tani nuk janë më sekrete.

Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Panorama Online. Moderatori


Lexoni Gazeta Panorama ne formatin PDF »»KLIKO KETU

2 Komente per “Las Vegas, ekspertët e Ushtrisë rrëfejnë sekretet e UFO-ve”

  1. OK qe egzistojne e kena marre vesht tani ,a mund te na thoni ndonje gja, se per qfare ato qe i studiojne, dhe qfare ne njerezimit ne kete toke na sherbejne ato. Kjo per ne do te ishte interresante . Mbetem me shpresen per nje pergjigje me informuese per te gjithe meqe tani nuk jane me sekret .Faleminderit

  2. Si urdhero,more z.Mikel,do te mundohemi te ta japim nje pergjigje te kenaqshme.Mesa dihet deri sot,mund te themi se ufot kane te bejne shum me rritjen e prodhimit te groshes.Nje kontribut besoj i knaqshem per ju,apo jo ?

Beni nje Koment


+ 3 = 9

Gazeta Panorama zgjedhje 2009
Social Network


Abissnet
Gazeta Panorama Alexa toolbar

VIDEO



Showbiz

Lifestyle

Teknologji

Kuriozitete

© 2013 Gazeta Panorama ONLINE. All Rights Reserved.   Powered by: ikoncept