Panorama Sport
Gazeta Panorama zgjedhje 2013
Home » Video » Kledi Kadiu rrëfen vitin 1991 në Venecia!

Kledi Kadiu rrëfen vitin 1991 në Venecia!

Kledi Kadiu, balerini shqiptar që ka rritur sukses të madh falë pjesëmarrjes së tij në programet e Maria de Filipit, “Amici” dhe “Ce posta per te”, ka zbritur sot në tapetin e kuq të edicionit të 69- të të Festivalit të Filmit në Venecia. Kadiu vjen edhe njëherë si akto, pasi ai është protagonist në filmin dokumentar “La Nave Dolce.” Filmi ka të bëjë drejtpërdrejtë me vetë Kledin. “Anija e ëmbël”, sjell në ekranin e madh të kinemasë fluksin masiv të emigrantëve shqiptarë të cilët zbarkuan në Bari më 8 gusht të vitit 1991. Midis emigrantëve ka pasur edhe një balerin, dhe është pikërisht kjo historia që rrëfehet në film.  Kledi, ka treguar se tu rikthehesh edhe njëherë atyre pamjeve është një emocion i madh. “La Nave Dolce” do të nisë transmetimin në kinema më 8 nëntor. Filmi pritet që pas shfaqjes në Itali të prezantohet edhe në kinematë shqiptare.

Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Panorama Online. Moderatori


Lexoni Gazeta Panorama ne formatin PDF »»KLIKO KETU

1 Koment per “Kledi Kadiu rrëfen vitin 1991 në Venecia!”

  1. Kur andrra u dukte realitet…….

Beni nje Koment


9 + = 18

Gazeta Panorama zgjedhje 2009
Social Network


Abissnet
Gazeta Panorama Alexa toolbar

VIDEO



Showbiz

Lifestyle

Teknologji

Kuriozitete

© 2013 Gazeta Panorama ONLINE. All Rights Reserved.   Powered by: ikoncept