Fotot nudo të mamasë së Obamës
Kuriozitete, Une Gruaja e Hënë, 3 Shtator, 2012 | 15:22 pm
Ann Dunham, e ëma e Presidentit të SHBA-së, Obama, në disa foto nudo, që mendohet të jenë shkrepur në ‘50-n
Ndërsa republikanët janë në proces pune me uraganin Isaac, shpërthen skandali i fotove të së ëmës së presidentit të SHBA.
“Anonymus” godet sërish dhe këtë herë e bën duke i vendosur këmbët mirë në fushatën elektorale në Amerikë, e prekur tashmë nga goditje pak a shumë të forta mes kundërshtarëve. Një adresë në rrjetin social Twitter, i lidhur në mënyrë të dukshme me grupet e hakers-ave, ka shpërndarë nën emrin 4Chan Anonymus, dy fotografi që tregojnë të ëmën e presidentit Barack Obama, krejtësisht të zhveshur.
Ann Dunham shfaqet pa veshjen e saj të zakonshme dhe me shprehi të fytyrës mjaft miqësore. Shkrepjet duket se janë bërë rreth viteve ’50-të, edhe pse nuk është e qartë se kush mund të jetë autori. Në të vërtetë, fotografitë e të ëmës së Presidentit duket të kenë qarkulluar në ambiente shumë të ngushta, edhe në vitin 2008, përpara se të “bllokoheshin”. Edhe në atë rast, shpërthimi ndodhi pikërisht në mes të fushatës elektorale, ama pa lënë gjurmë, pikërisht sepse imazhet arritën që të hiqeshin në kohë.
Tani, sulmi tjetër i “Anonymus” duket se vjen pikërisht nga njerëzit e Shtëpisë së Bardhë. Objektivi i vërtetë i piratëve të rrjeteve informatike duket të jetë çështja “Julian Assange”, ose ekstradimi i mundshëm nga Anglia në Zvicër (më pas në Amerikë) për themeluesin e WikiLeaks.
Fotot nuk janë të shoqëruara nga asnjë mesazh, pro në njërën prej tyre duket edhe Presidenti Obama në moshë të vogël. Qershorin e kaluar, të tjera shkrepje “të forta” të zonjës Dunham, u shfaqën në revistat vintage fetish, si “Bizzare Life”. Por ato ishin shkrepur në shtëpinë e gazetarit Frank Marshall Davis në Honolulu, ku Obama ka jetuar kur ishte fëmijë. Davis ishte aktivist në lëvizjen e sindikatave dhe, në 1950-n u thirr për disa komente të shkruara në një gazetë në Honolulu dhe për marrëdhënie të mundshme mes tij dhe partisë komuniste.
Mbetet fakt që, sa herë flitet për fëmijërinë e Presidentit të SHBA, dëgjohen zëra jo vetëm rreth raporteve me të ëmën, të atin apo njerkun, por edhe mbi origjinën e tij. Vetëm pak ditë më parë, lindi sërish dyshimi se Obama kishte marrë nënshtetësinë amerikane pikërisht në kohën e studimeve në Honolulu. Pra, dendësohen re të tjera mbi një fushatë elektorale që në këto orë e shohim jo shpesh me erërat e uraganit “Isaac”, që po valëvit konventën republikane.
































Dhe thone se Amerika eshte demokratike, ruan privatcine, lirine etj . Kete beri dhe Saliu me Edi Ramen. Politikane qe kerkojne poshterim publik nepermjet jetes private se nuk jane te zot per konkurence per ndertimin e mbajtjen e shtetit. Ne te gjithe e dime qe ne dush je lakuriq, ne krevat ben diçka me gruan tende etj etj, por nuk eshte nevoja ta themi apo ta tregojme. Mbi kete baze thuhet qe ne demokraci mbrohet jeta private, por kjo qenka teori vetem per te genjyer. sa gjera thuhen ndryshe e veprohet ndryshe ne demokraci, po diktatura?
jo qenka vetem teori per
Paska qene alamet femne! Pikerisht per kete duhet rizgjedhur Baraku.
Ne i konsiderojme amerikanet si te mençur, po nuk paska budallenj me te medhenj. Me sa duket ne zhvillimin e kombit te tyre paskan ndikim te madh fotot nudo te nenave te presidenteve.Me kete rast le te marrin nenen e Romney dhe ta paraqesin te veshur me çarçafet e grave iraniane. Kjo do t’i japi menjehere Romney pamjen e nje familje ultraserioze si dhe Amerikes zhvillimin me te madh ekonomik qe ka ekzistuar.