Panorama Sport
Gazeta Panorama zgjedhje 2013
Home » Kuriozitete, Panorama Plus » Risitë e sezonit të ri televiziv, Xhemi, Dudushi, Çani dhe Demi garë me programe të reja

Risitë e sezonit të ri televiziv, Xhemi, Dudushi, Çani dhe Demi garë me programe të reja

Sezoni i ri televiziv do i zhvendosë disa moderatorë të njohur në të tjera formate, e  disa të tjerë do i bëjë të ndryshojnë ekran. Xhemi Shehu, Alban Dudushi, Arian Çani, Agron Llakaj, Enkel Demi, Mustafa Nano janë moderatorët që do të vijnë me ndryshime, apo do të mund të rikthehen me programet e tyre. Le të zbulojmë të gjitha risitë e këtij sezoni të ri televiziv. Shkrihet “E diell”: Xhemi dhe Dudushi me programe të reja Këtë sezon në “Top Channel” nuk do të ketë më “E diell”, programi që konkurronte “E diela Shqiptare” me Ardit Gjebrean në “Tv Klan”. Kështu që Alban Dudushin dhe Xhemi Shehun do të mund t’i shohim në formate të reja televizive, që pritet të nisin këtë sezon të ri televiziv në “TCH”. Ende nuk janë ndarë  përfundimisht formatet për secilin moderator,  por kanë filluar audicionet për dy patenta ndërkombëtare me titull “Minute to win it”, dhe “I Love my country”. Nuk dihet ende se cilin prej tyre do të moderojë Xhemi dhe cilin format Alban Dudushi në këtë sezon, ndërsa po diskutohet përshtatja e secilit me formatin e duhur. Xhemi dhe Albani sezonin e kaluar ishin çifti prezantues i formatit “E diell”, pas largimit të Armend Rexhepagiqit dhe Aida Barakut si autorë të programit. Ndërkohë që Xhemi do të rikthehet në ekran pas eksperiencës verore me “Summer Fest”. Në një intervistë për gazetën “Panorama”, Xhemi la të kuptohej se ishte në pritje të një ndryshimi në karrierën e saj këtë sezon, duke u shprehur se dëshironte të prezantonte tani e tutje programin e saj të preferuar. Arian Çani përveç “Zonë e lirë” në “Tv Klan”, nis një format në fund të vjeshtës Sezoni i ri i “Zonë e Lirë” do të nisë sërish në ekranin e “Tv Klan” në mesin e shtatorit. Gazetari i njohur, Arian Çani, iu rikthye sezonin e kaluar këtij ekrani pas disa vitesh, ndërkohë që në “Tv Klan” ai ka nisur përgatitjet për një format të ri, që do të nisë transmetimin në fund të vjeshtës. Çani e mbylli këtë verë sezonin televiziv me një show shumorësh të transmetuar “Tv Klan”. Ende nuk dihen detaje për programin e ri dhe çfarë do të bëhet me emisionin “Jo majtas djathtas” në UTV. Ulpiana në TCH, biondja që do sfidojë pasditeve Rudinën në “Klan” Ulpiana Lama do të jetë fytyra e re e “Pasdite në Top Channel”, e cila do të sfidojë Rudina Magjistarin, ndërsa do të drejtojnë të njëjtin format, në ekrane të ndryshme. Ajo zëvendësoi Lira Burgijan në këtë format televiziv, që pritet të nisë me ndryshime rrënjësore, duke filluar që nga minutazhi që do të jetë 1 orë e 30 minuta. Ulpiana Lama merr drejtimin e emisionit të “Pasdites”, pas një eksperience shumë të mirë që pati sezonin e shkuar si opinioniste në emisionin e të dielës me Alban Dudushin. Ajo njihet edhe si sociologe e politologe, përveç eksperiencave të saj si gazetare, redaktore e producente programesh. Ndërkohë që ka qenë e angazhuar si zëdhënëse dhe këshilltare politike gjatë kohës kur në Kosovë ishte kryeministër Agim Çeku. Le të shohim se si do ta konkurrojnë njëra-tjetrën dhe prezantueset, njëra në “TCH” dhe tjetra në “Tv Klan”. Erion Zeqiraj në “Vizion Plus”; largohen Stela dhe Bruna Ndërkohë, prezantuesi i programit të mëngjesit në “Albanian Screen” Erion Zeqiraj, pas largimit nga ky ekran do të shfaqet në ekranin e “Vizion Plus”, bashkë me partneren e tij në programin që bënte në “As”. Kjo dyshe do të zëvendësojë dy vajzat e njohura në ekranin e “Vizion Plus”, pikërisht Stela dhe Bruna. Le të shohim se si do të shfaqet Zeqiraj në këtë program, pas një eksperiencë gati trevjeçare në “AS”. Pandi Laço, Edi Manushi, Vasjan Lami, Gerta Heta në ekran me emisionet e tyre Ndërkohë do të shfaqen me programet e tyre dhe pedagogia e jurisprudencës Eni Çobani, që vjen me një emision kuzhine në “Tring”, ndërsa aktori i njohur “Vasjan Lami po në “Tring me një program mbi peshkimin. Një emision i ri muzikor do të nisë këtë sezon në  “AS” çdo ditë në orën 15:30 me prezantuese Gerta Hetën dhe autor programi Genti Lakon. Ndërkohë Edi Manushi, përveç “Procesi Sportiv”, do të drejtojë formatin e ri në “Top Channel”, “Quiz”.  Pandi Laço do të drejtojë spektaklin e ri në “Tv Klan” me titull “100 vjet këngë për pavarësinë”. Po ashtu Anjeza Maja, pas largimit nga “Tv Klan”, drejton këtë sezon emisionin “Rreze Dielli”, që do jetë çdo ditë nga ora 08:30-11:30 në “A1 Report”. Prezantues të tjerë, që do i shohim ndryshe Agron Llakaj: “Al pazar” në “Vizion Plus” U fol që në mes të këtij sezoni televiziv se moderatori dhe aktori i humorit Agron Llakaj, do të linte show-n “ Milioneri” për një show të ri në “Vizion Plus” me titull “Al Pazar”. Në këtë format moderatori do të bëjë shaka të kripura, siç e ka cilësuar vetë realitetin gjithëpërfshirës shqiptar. Mustafa Nano:  “Dejavu” në “Ora News” Publicisti dhe gazetari i njohur Nano do të rikthejë këtë emision, pas tri vitesh, tashmë jo më në “Top Channel”. Në formatin e tij, ai ka pasur personazhe të njohura dhe interesante nga të gjitha fushat. Le të shohim nëse do të ketë rikonceptim në këtë format, ndërkohë që Nano ka nisur botimin e analizave të tij në median e shkruar të këtij grupi. Enkel Demi: në TVSH me “Shih programin”. Pas largimit të Enkel Demit nga “ABC News”, tashmë është vendosur shfaqja e tij në ekranin e TVSH-së, për të sjellë para publikut një projekt të ri. “Shih Programin” titullohet programi më i ri për këtë sezon, nën drejtimin e gazetarit Demi. Do të jetë një talk-show, i ngjashëm me formate të tjera në ekrane, si: “A Show”, “Top Show” etj. Gent Zenelaj, kuzhinë me VIP-a në “Tring” Gent Zenelaj, përveç “Apartamenti 2XL”, këtë sezon shfaqet në kanalin e ri “Living” në Tring me një program kuzhine për VIP-a. Programi titullohet “Te Genti”, dhe personazhet e njohura do të zbulojnë recetat e tyre të preferuara. Genti ka rolin e shefit të kuzhinës, ndërkohë që gjatë gjithë programit përpiqet t’i mbajë të ftuarit me humorin e tij.
Besnikët e programeve të tyre Ardit Gjebrea më 16 shtator do të prezantojë të dielën e parë të programit të tij për këtë sezon me “E Diela shqiptare”, ndërsa do të përgatitet për “Kënga magjike”. Me këtë program Ardit Gjebrea vendosi të sfidojë kohën, duke marrë përsipër që në valët e “TV Klan” të drejtojë këtë maratonë për të kapur audiencën në një kohëzgjatje gjashtë orë transmetim të drejtpërdrejtë me “talk show”, këngëtarë të ftuar, balet, lojëra, kuice dhe të papritura të tjera. Adi Krasta do të shfaqet sërish këtë sezon me ‘A show”, në “Vizion plus”, dhe Fred Peza me formatin e tij në këtë ekran. Po ashtu Arbana Osmani ri sjell në ekran “1001 pse” në mes të tetorit, ku për 12 javë çdo të shtunë, fëmijët me pyetjet e tyre ngacmuese do të jenë përballë të rriturve. Këtë vit interesimi për pjesëmarrjen e fëmijëve në program ka qenë i jashtëzakonshëm, pasi me mijëra fëmijë kanë aplikuar, ndërsa do të ketë shumë risi në përmbajtje këtë vit, me situata të reja veç pyetjeve ndaj VIP-ave në studio”, është shprehur Arbana. Do të vazhdojnë të jenë besnikë të programeve të tyre moderatorët e programeve të njohura politike dhe po ashtu disa drejtues të programeve argëtuese në televizionet shqiptare. Ami Toska dhe Ermal Mamaqi mund të jenë sërish prezantues të “Dancing with the stars”, Ilva Tare rivjen me “Tonight” në “Ora news”, Edi Manushi dhe Marina Vjollca me “Procesi sportiv”. Po ashtu Aida Shtino me “Njerëz të humbur” në TVSH dhe Hygerta Sako me emisionin e saj do të vazhdojë në këtë ekran. Po ashtu do të vazhdojnë me “Wake up” Eno Popi dhe Ledion Liço, me “Fiks Fare” Saimir Kodra dhe Gent Pjetri, dhe Aldon Lipe me programin e tij të njohur të mëngjeseve në “Tv Klan”. Ndërkohë që këtë vjeshtë Alketa Vejsiu do të shfaqet me spektaklin e saj “X Factor 2” në “Tv Klan” në vjeshtë, ndryshe nga sezoni i kaluar.
KLOTILDA HARKA

Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Panorama Online. Moderatori


Lexoni Gazeta Panorama ne formatin PDF »»KLIKO KETU

2 Komente per “Risitë e sezonit të ri televiziv, Xhemi, Dudushi, Çani dhe Demi garë me programe të reja”

  1. Nga cfare lexova per kete sezon, me ben pershtypje strapacimi i Top Channelit per tu arnuar me quize dhe prezentatoret e mbetur…qe i con sa andej ketej, dhe detyrimisht secili me nga 2 programe…ose dhe 3 per koke. Po te besh nje survey, keta moderatore te bere gati me force, e pak talent, jane me pak te paguarit ne tregun mediatik. Jane fabrikime shterpe dhe “te shtypur” te ketij stacioni, te cilet nese largohen qe aty, apo i largojne, nuk do te kishte besoj asnje televizion tjeter qe do te vraponte per ti marre (me ndonje perjashtim te vogel).

Beni nje Koment


1 + = 6

Gazeta Panorama zgjedhje 2009
Social Network


Abissnet
Gazeta Panorama Alexa toolbar

VIDEO



Showbiz

Lifestyle

Teknologji

Kuriozitete

© 2013 Gazeta Panorama ONLINE. All Rights Reserved.   Powered by: ikoncept