Berluskoni rrëzohet në vilën e Sardenjës, nxjerr shpatullën
Kuriozitete e Shtunë, 1 Shtator, 2012 | 12:10 pm
Ish-kryeministri italian, Silvio Berluskoni, ka dëmtuar shpatullën dhe kyçin, pasi është rrëzuar në vilën e tij në Sardenja. Agjencitë e lajmeve kanë cituar mjekun e tij të thotë se nuk ka asgjë për t’u shqetësuar për 75-vjeçarin. Ai është rrëzuar në vilën e tij “Certosa”, afër Porto Rotondo. Dr Alberto Zangrillo nuk dha shumë detaje, por tha se nuk ishte qartë çfarë e kishte shkaktuar humbjen e ekuilibrit të ish-kryeministrit italian. Sipas një gazete lokale, “La Nuova Sardegna”, Berluskoni ka nxjerrë shpatullën vendit dhe ka ngrydhur kyçin dhe se ka qenë një nga anëtarët e partisë së tij, PDL, i cili është terapist fizik për skuadrën e futbollit “AC Milan”, që ka dhënë ndihmën e parë për Berluskonin. Ish-kryeministri e la detyrën në nëntorin e vitit të kaluar për shkak të krizës financiare. Ai ka deklaruar se po përgatitet për të garuar sërish për zgjedhjet e vitit të ardhshëm, që mund t’i japin atij mandatin e katërt si kryeministër.



























Diçka e ngjajshme i pat ndodhur dhe Mbretit të Spanjës (Juan Carlos) ku pati thyer hundën.
hahahahah…, i paska ra mkaptin ‘bunga-bunga’ ktij teveqelit!?-eh don Brusko fillo tperdoresh kaptinen nalt, se ajo poshte nuk ngrejet me!-nuk ben pun koka-kola mket rast!