Panorama Sport
Home » Speciale » Kujtimet e sekretarit personal: Vahid Lama: Si përfundova në burg pas intrigave në KQ

Kujtimet e sekretarit personal: Vahid Lama: Si përfundova në burg pas intrigave në KQ

Vahid Lama, në vitin 2004

PËR HERË TË PARË/ Kujtimet e sekretarit personal të diktatorit.

Si përfundova në ferrin e Qafë-Barit pas intrigave në KQ.

“Më akuzuan se kisha mbështetur idenë e tradhtarëve Tuk Jakova e Bedri Spahiu, të dënuar shumë vite më parë”

(vijon numrin e kaluar)

Kur po mbushja 13 vite në paradhomën e Enverit, u gjenda papritur në bankën e të akuzuarit. Goditja ishte përgatitur më herët, sipas një skenari të mirëmenduar. “Besnikët” e aparatit të KQ kishin qëmtuar në bisedat e përbashkëta, madje dhe në ato konfidenciale, shprehje e qëndrime antiparti, reagime jo parimore e deri reaksionare dhe, në garë me njëri tjetrin, ia kishin servirur kreut të Partisë në formë denoncimi. Dikush kishte raportuar se Lama ka cilësuar gomar ministrin e Shëndetësisë dhe atë që e ka emëruar(!). Një tjetër shprehej se kisha folur me lëvdata për “tradhtarin e kombit” Abaz Kupi. Dy-tre syresh përbetoheshin se më kishin dëgjuar duke përçmuar teksin e librit “Kur lindi Partia”, që diktatori sa e kishte hedhur në treg. Haxhi Kroi nga ana tjetër, artikulonte për shefin të tjera qasje antiparti të ndihmësit të Hoxhës. Të gjitha këto ishin përpunuar me mjeshtërinë e djallëzisë dhe sa u gjet momenti i pështatshëm, më vunë para tyre me shpatulla për muri. Ishte vigjilja e Kongresit VIII të Partisë, ku do të merrja pjesë me cilësinë e anëtarit të KQ…

(Artikullin e plotë e lexoni në numrin e sotëm të gazetës Panorama)

Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Panorama Online. Moderatori


Lexoni Gazeta Panorama ne formatin PDF »»KLIKO KETU

7 Komente per “Kujtimet e sekretarit personal: Vahid Lama: Si përfundova në burg pas intrigave në KQ”

  1. mire ta beri ty dhe te shume te tjereve qe si keputet nji plumb me pare, ne lule te ballit atij perbindeshi me fytyr njeriu.ay te genjente dhe te mashtronte me te qeshura dhe fytyren e bukur qe zoti ja kish dhuruar

  2. Keto shkrime vetemkrijojne urrejtje,le tja leme historianeve keto gjykime,te merremi me te ardhmen se nuk po o bejme mire punet e kombit.

  3. Petrit ja ke fut kot si kau peles.E si mund te vriste njeri Enver Hoxhen.A ke jetuar ne ato kohe ne Shqiperi apo ke qene jashte shtetit.
    95% e popullit e shihte Enver Hoxhen si perendi dhe si e perendi e percollen kur vdiq.
    Videot e ceremonise se varrimit jane transmetuar here pas here nga RTSH.

  4. Me thoni ju lutem si duhet te veproj per te lexuar te plota kujtimet e ish sekretarit personal te E.Hoxhes,zVahid Lama,flm.

  5. Zotni Lama, do te iusha mese i interesuar nese dote prmblidhni keto artikuj ne nje liber ku te tregohet me me imtesi bemat e E.H. gjate kohes kur ju i keni sherbyer atije me (eshte e natyrshme)besnikeri Do te ishte interesante te trgonit rreth his facial expresion e cila s’ka nevoje per dialekt sepse eshte e kuptuarshme pa perdorim diksioneri, me gjithe qe me vjen keq qe keni kaluar disa kohe ne burg te ju theme opinionin tim: si nuk e keni kuptuar qe ai ujk filloje te haje ne kopene e vet. qofshin te shkuaracfare keni hequr sidomos frika e peditshme por mos harro dhe transmetoja brezave qe vijne jeten tuaj. Best regards Cen Tabaku Palm Coast, FL. USA

  6. Kujtimet ie plota te Vahid Lames, duhet te botohen te plota si liber. Kam pershtypjen se eshte me mjaft vlere edhe per te krijuar nje ide me te plote te atyre c’ka ai ka shprehur pasi ketu ne nuk arrijme te nxjerrim qarte mesazhin qe ato percjellin. Gazeta Panorama apo kushdo qe e ka mare persiper kete gje duhet ta coje deri ne fund me qellim qe asgje te mos behet pre e opinioneve gjysmake e njerezve te pa informuar qe random hedhin komente e deklarime ketu.

  7. Nje pyetje kisha per Vait Lamen, jam kurjoz: shante Enveri si Saliu nga nena, baba, motra, gruaja gjitonia ne parlament dhe para televizoreve njerezit, se per kercenim e kisha degjuar? Vetem i sinqerte se per ate qe e merrte ujet nga jashte shtetit kishe genjyer. E ku ka si ujet e Shqiperise qe nga Valbona e deri ne Gline!

Beni nje Koment


+ 6 = 11

Social Network


Abissnet


VIDEO





Showbiz

Lifestyle

Teknologji

Kuriozitete

© 2013 Gazeta Panorama ONLINE. All Rights Reserved.   Powered by: ikoncept