Seriali mysliman “Qytetari Khan” BBC merr qindra ankesa: Eshtë fyes
Kuriozitete e Mërkurë, 29 Gusht, 2012 | 19:17 pmNjë serial komik, me në qendër një familje myslimane ka shkaktuar polemika dhe zemërim që në shfaqjen e serisë së parë në Britaninë e Madhe.
Daily Mail shkruan se do të ishte e pamundur që një komedi TV që ka në qendër një lider të komunitetit mysliman do të kalonte pa komente në Britaninë e Madhe. Dhe kështu ka ndodhur, kanë qenë më shumë se 200 mesazhe në drejtim të BBC një ditë më parë, ndërsa është transmetuar edhe seria e parë e komedisë televizive, “Qytetari Khan” Seriali është cilësuar si fajtor për krijimin e stereotipeve mbi aziatikët si dhe fyes për Kuranin.
Një skenë e cila në veçanti ka provokuar zemërim është kur vajza e rrritur e Khan, nxiton për të vënë “hixhabin” dhe për të lexuar Kuranin në momentin që babai i saj hy në shtëpi.
Komedia e cila është krijuar nga Adil Ray, i cili luan edhe rolin kryesor. Gjatë një interviste për BBC, vetë Ray tha se shfaqja lejon komunitetin mysliman të qeshë me veten. One vieëer ërote on the BBC’s messageboard: ‘This is terrible stereotyping, ignorant and just dreadful.’
Një nga mesazhet dërguar në BBC nga shikuesit ishte; “ Ky është një stereotip i tmerrshëm, injorant dhe i frikshëm”, ndërsa disa të tjerë e kanë quajtur si shoë-n më “budalla, që nuk të bën për të qeshur dhe për më tepër fyes.
Reagimet në rrjetet sociale gjithashtu kanë qenë të forta.
Ndërkaq, një zëdhënës i BBC e cilësoi serinë e parë si një nisje shumë të mirë. Ai tha se seriali është ndjekur nga 3.6 milionë shikues.


































