Vrasja për varësen e floririt, i arrestuari, në kërkim prej muajsh nga Prokuroria
Argument e Martë, 28 Gusht, 2012 | 11:21 am
TIRANE / Gjykata zhvilloi dy seanca dhe shtyu procesin, i kërkoi Policisë njoftimin e të akuzuarit.
Aldo Hoxha, në kërkim që në prill 2012.
I dyshuari si vrasës i Fatbardha Tafës, gjyq në mungesë për vjedhje.
Aldo Hoxha ka qenë prej muajsh person në kërkim dhe duhej arrestuar nga Policia para se të vriste me pesë goditje thike Fatbardha Tafën, më 7 gusht 2012, tek ish-Fusha e Aviacionit në Tiranë. Lajmi është bërë i ditur dje nga burime të Prokurorisë së Përgjithshme që thanë se shtetasi Aldo Nexhmi Hoxha, i datëlindjes 24.09.1992, lindur dhe banues në Tiranë, Rruga e Durrësit (pranë Doganës), gjykohej në mungesë për vjedhje që nga data 14 qershor 2012. Sipas burimeve nga Prokuroria, shtetasi Aldo Hoxha është dërguar për gjykim në mungesë me akuzën e vjedhjes në datën 16 qershor 2012 dhe pas hedhjes në short, dosja penale ndaj tij ka marrë numrin 1469, ndërsa gjyqtar është caktuar Martin Deda.
(Artikullin e plotë e lexoni në numrin e sotëm të gazetës Panorama)




























