Panorama Sport
Home » Sport » Tronditet Flamurtari, largohet trajneri Muça

Tronditet Flamurtari, largohet trajneri Muça

Shkëlqim Muça

Shpëtim Gjika e konfirmon: Zgjidhëm kontratën, i uroj suksese.

“Biseduam dhe vendosëm të mos vazhdohej bashkëpunimi”

Shkëlqim Muça nuk është më trajneri i Flamurtarit. Kur nuk kishin kaluar as 24 orë nga barazimi me Bylisin, kreu i klubit vlonjat, Shpëtim Gjika, ka konfirmuar dje në mbrëmje për “Panorama Sport” largimin e teknikut tiranas. “Nga ky moment (dje në orën 19:50), Shkëlqim Muça nuk do të jetë më trajner i Flamurtarit. Ne si klub kemi zgjidhur kontratën dhe trajneri nuk do të vazhdojë të drejtojë skuadrën. U ulëm sot (dje) dhe diskutuam gjatë me Muçën. Hodhëm argumentat mbi tavolinë dhe u nxorr konkluzioni që nuk mund të vazhdohej bashkëpunimi. Kam respekt maksimal për periudhën që Muça ka punuar te Flamurtari. Ai ngelet miku im dhe kjo që u vendos mendoj se nuk mund të cilësohet as shkarkim dhe as dorëheqje. Janë disa gjëra, të cilat ne i diskutuam dhe ndoshta nuk mund të bëhen kurrë publike. Jemi ndarë miqësisht, duke i shtrënguar dorën njëri-tjetrit edhe pas zgjidhjes së kontratës. Unë personalisht dhe stafi drejtues i klubit të Flamurtarit e falënderojmë Muçën për punën që ka bërë në Vlorë. Kam respekt dhe mirënjohje të veçantë për të, kështu që i uroj suksese në vazhdimësi. Ai mbetet miku im dhe ndoshta në të ardhmen mund të ketë bashkëpunime të tjera”,- deklaroi presidenti Gjika. Në fakt, kryebashkiaku vlonjat nuk ka dashur të japë arsyet konkrete të këtij “divorci” me trajnerin.
E kaluara
Në Vlorë ka kohë që përflitet largimi i Muçës, por deklaratat e Gjikës në media kanë qenë të atilla, saqë gjithnjë trajneri është mbështetur. Madje, jo më larg se pesë ditë më parë, i pyetur nga gazeta në lidhje me trajnerin, kryebashkiaku deklaroi: “Ka pasur një mosdakortësi të publikut vlonjat me trajnerin Muça gjatë muajve të fundit. Megjithatë, unë i kam dhënë mbështetjen e plotë. Jam i bindur se është i duhuri për Flamurtarin”. Mirëpo, tashmë ka ndodhur ajo që përflitej prej muajsh në qytetin bregdetar. Kontestimet kanë qenë të shumta ndaj teknikut tiranas, por, përtej presionit të madh që ai kishte, ai ka vazhduar punën, duke respektuar në këtë mënyrë kontratën me klubin e Flamurtarit. Shkëlqim Muça qëndroi në Vlorë për një periudhë 9-mujore. Ai u emërua në krye të pankinës kuqezi gjatë muajit dhjetor të vitit 2011. E drejtoi ekipin në pjesën e dytë të sezonit të kaluar dhe ndeshjen e parë të këtij kampionati.

Hulian Rubio drejt Vlorës, rokadë e çmendur
Ka ndodhur ajo që pritej, Hulian Rubio nuk ka rënë dakord me Tiranën për kontratën. Ka qenë një takim maratonë mes administratorit Salih Tagani dhe spanjollit, që ka zgjatur më shumë se dy orë, ku mësohet se i është dhënë zgjidhje kësaj “telenovele”. Drejtuesit i kanë bërë të qarta kushtet e vëna prej gati dy muajsh, nëse nuk fiton titullin, penalizohesh me 20 për qind të përfitimit vjetor. Nga krahu tjetër, vetë trajneri nuk ka lëvizur nga idetë e veta. Pa u mbyllur mirë ky takim, trajnerit i ka ardhur menjëherë një tjetër ofertë. Flamurtari është destinacioni i ardhshëm i Hulian Rubios, duke qenë se po dje në mbrëmje është shkarkuar nga detyra Shkëlqim Muça. Duket se transferimi i spanjollit është çështje ditësh.

Tirana/ Alimehmeti, alternativa për stolin
Menjëherë pasi u zbulua lajmi që Hulian Rubio nuk ra dakord me klubin për të rinovuar, drejtuesit kanë menduar për zëvendësuesin e tij. Emri i parë që është lakuar në orët e vona të mbrëmjes së djeshme, ka qenë ai i Krenar Alimehmetit. Duket se të gjithë anëtarët e bordit e preferojnë këtë emër, kështu që nuk është e pamundur që ai të jetë trajneri i ri i Tiranës, madje ai është kandidati numër një për të zënë këtë post. Megjithatë, paraprakisht pritet që të bëhet zyrtar largimi i spanjollit. Alimehmeti aktualisht merret me drejtimin e akademisë bardheblu, mirëpo ka shumë të ngjarë që ai të ulet në krye të stolit kryeqytetas dhe të drejtojë skuadrën për këtë kampionat. Gjithsesi, nuk përjashtohet pista e një trajneri tjetër të huaj.

Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Panorama Online. Moderatori


Lexoni Gazeta Panorama ne formatin PDF »»KLIKO KETU

3 Komente per “Tronditet Flamurtari, largohet trajneri Muça”

  1. Mendoj se Tiranes i duhet Mirel Josa sic e kam thene shume here por meqenese Korca doli me e zgjuar dhe e kapi shpejt situaten them te vije ai trajneri Serbo-Boshnjak qe kishte Tirana ne kohen kur fitoi kunder Milanit te madh ne miqesoren e Qemal Stafes.Ishte nje trajner i madh dhe mund te them me plot gojen me i mire se Rubio per faktin se ka mentalitetin tone ballkanik dhe karakter te forte´si drejtues.Kjo i duhet Tirones sot per sot.Te gjitha prurjet e tjera do te jene aventura dhe harxhim kohe dhe parash!
    Zoti i ndihmofte Tironen time!

  2. Kujdes Flamurtari zemra ime , pa vari qillot Tirones ..looooool hahahaha

    O Vlora , ,kujdes aty me ate spanjollin — Mbase gjeni karar ,…hahahhahaha

    Po nuk doli gje edhe spanjolli , atehere me prisni aty se do vij une ta drejtoj ekipin

    Ne Vlore te gjithe dijne te lozin futboll , ndaj nuk ka kuptim te mos fitoje kampionatin Flamrutari ……
    Mo na ngrini nervat tani, tregohuni te ckethet ..loooooooooooool

  3. Muca emori Flamurtarin ne vendin e katert dhe aty ela. Muces iu vu objektiv marrja e kupes nuk e realizoi. Muca lozi ne kupat e Europes nuk i kerkohej kualifikimi por ekipi itij te pakten te barazonte brenda por nuk shenoi edhe nje gol per tifozet vlonjat.Pra shkurt ai beri 50 % te asaj qe beri Magani ne Vlore.

Beni nje Koment


+ 7 = 12

Social Network


Abissnet


VIDEO





Showbiz

Lifestyle

Teknologji

Kuriozitete

© 2013 Gazeta Panorama ONLINE. All Rights Reserved.   Powered by: ikoncept