Panorama Sport
Home » Kronike » Shtohen vatrat e zjarrit në vend, dje 33 zona nën flakë

Shtohen vatrat e zjarrit në vend, dje 33 zona nën flakë

Shkon në 33 numri i vatrave të zjarrit në të gjithë vendin. Janë shtuar në krahasim me një ditë më parë zonat e përfshira nga flakët. Situatë e rëndë, edhe për shkak të numrit të lartë të zjarreve është në qarkun e Shkodrës, Dibrës, Kukësit e Korçës. Pothuajse në të gjitha rastet zjarrvëniet janë konstatuar si të qëllimshme. Burimet zyrtare të Ministrisë së Brendshme bënë të ditur dje se janë arrestuar 55 autorë të dyshuar, të cilët janë dërguar para organeve të hetimit dhe Drejtësisë. Gjatë ditës së djeshme, helikopteri turk veproi në lartësinë e Priskës dhe më pas, gjatë gjithë ditës, në rrethin e Korçës, në zonën e Voskopojës dhe parkut kombëtar të Bozodovecit, duke kryer 43 operacione në total. Në zonën Juglindore të vendit, flakët janë përhapur më tej, të favorizuara nga era e fortë, duke përfshirë mesditën e djeshme dhe parkun kombëtar të Dardhës. Operacionet nga ajri për shuarjen e zjarrit fillimisht kanë nisur në Voskopojë, ku sipas të dhënave nuk është lejuar hapja e mëtejshme zjarrit në drejtim të Voskopojës dhe më tej kanë vijuar në Parkun Kombëtar të Dardhës. Për shkak se zjarri ka qenë i përmasave të mëdha, helikopteri ka kryer 10 operacione dhe për rreth një orë ka qëndruar në vend në pritje të furnizimit me karburant. Sipas raportimeve, janë të paktën 50 hektarë pyje të shkrumbuara në Voskopojë dhe një sipërfaqe edhe më e madhe në parkun e Bredhit në Bozdovec dhe parkun kombëtar në Dardhë. Në qarkun e Elbasanit, shtatë vatra zjarri vazhdojnë të jenë aktive në rajonin e Elbasanit, ndërsa vetë banorët e zonës së Kodër-Krastës kanë dalë vullnetarë për të shuar flakët, që kanë bllokuar të gjithë zonën juglindore të qytetit. “Është mëkat i madh të djegësh mushkërinë e qytetit”, thonë banorët e Kodër-Krastës, të cilët kanë dalë vullnetarë për të shuar flakët, të cilat për pak sa nuk përfshinë edhe banesat e tyre. Ka dy ditë që më shumë se pesë hektarë pisha po digjen në Kodër-Krastë, edhe pse ndërhyrja e zjarrfikësve në mënyrë primitive vazhdon të jetë aktive, flakët ende nuk janë shuar. Në qytetin e Bulqizës, një person me probleme mendore është akuzuar si shkaktar i zjarrit në pyjet me pisha në Fushë-Bulqizë.

Vatrat e zjarrit
Qarku Dibër:
4 vatra aktive
Qarku Elbasan: 1 vatër zjarri aktive
Qarku Kukës: 6 vatra aktive
Qarku Korçë: 3 vatra aktive
Qarku Shkodër: 11 vatra aktive
Qarku Vlorë: 2 vatra zjarri aktive
Qarku Durrës: 1 vatër aktive në rrethin e Krujës

Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Panorama Online. Moderatori


Lexoni Gazeta Panorama ne formatin PDF »»KLIKO KETU

Beni nje Koment


+ 5 = 14

Social Network


Abissnet


VIDEO





Showbiz

Lifestyle

Teknologji

Kuriozitete

© 2013 Gazeta Panorama ONLINE. All Rights Reserved.   Powered by: ikoncept