Rumani, sozia e Zholisë ther taksistin, nuk e kënaqi seksualisht
Bota&Rajoni e Martë, 28 Gusht, 2012 | 12:44 pmTë gjithë meshkujve u pëlqen të tregohen kavalierë kur kanë përpara një grua të bukur. Kështu ndodhi edhe me një taksist rumun, i cili vendosi t’ia ngjisë çantat lart në apartament një bukurosheje rumune, kopje e Anzhelina Zholisë, kur ajo i kërkoi ndihmë. Me siguri tani mallkon veten, sepse vajza ishte e çmendur pas seksit dhe sapo e futi në apartament, i kërkoi të kryente marrëdhënie seksuale. Refuzimi i kushtoi kërcënimin me thikë dhe moskënaqja e saj i kushtoi gjashtë të ngulura thike. Taksisti Nikolae Stan deklaroi se pasagjerja e çmendur, Luminita Perijoc, 30 vjeçe, e kishte detyruar, duke e kërcënuar me thikë që të kryente seks me të, përfshirë edhe oral. Sipas hetuesve të Policisë, sjellja e Perijoc (e cila adhuron Zholinë dhe personazhin e saj në Tomb Raider), mund të jetë pasojë e mjekimeve që po merrte. Stan tha se jeta e tij ishte kthyer në ferr pasi shokët e tallnin pafundësisht, sepse nuk kishte kënaqur deri në fund bukuroshen sozi të yllit të Hollivudit. Babai i tre fëmijëve ka detajuar duke thënë: “Nuk mendoj se i ka thënë dikush më parë jo, sepse u tërbua kur e refuzova. Mori thikën e më detyroi të zhvishem e të bëj seks me të. Por nuk ishte e kënaqur dhe donte përsëri. Më detyroi t’i bëj seks oral, por përsëri ma nguli thikën kur nuk e kënaqa për herë të tretë”, shtoi ai. Stan kishte shpëtuar vetëm kur u kyç në dhomën e gjumit dhe telefonoi policinë.




























