Panorama Sport
Gazeta Panorama zgjedhje 2013
Home » Politike » Panariti: Nuk ka negociata, nuk ka grupe pune për kufirin me Greqinë

Panariti: Nuk ka negociata, nuk ka grupe pune për kufirin me Greqinë

Ministri i Jashtëm, Edmond Panariti

Ministri i Jashtëm u përgjigjet pretendimeve të opozitës Ministri i Punëve të Jashtme, Edmond Panariti, hodhi dje poshtë deklaratat e opozitës se po zhvillohen negociata të fshehta me Greqinë për marrëveshjen e kufijve detarë. Kreu i diplomacisë shqiptare, pas kthimit nga vizitat në Kinë dhe në Australi, theksoi se nuk ka asnjë grup negociator apo negociata sekrete, por specialistë të cilët po trajtojnë mundësitë për të arritur një marrëveshje të dytë për kufirin detar. “Në radhë të parë nuk ka asnjë negociatë, nuk ka negociatorë dhe nuk ka grupe pune për negociatat me Greqinë, për sa i përket marrëveshjes ujore detare me këtë vend. Natyrisht është normale që brenda institucionit të ketë një trajtesë teknike dhe, në këtë kuptim, është më se normale që Ministria e Punëve të Jashtme të merret me këtë çështje, si dhe me shumë çështje të tjera të rajonit apo të përmasave globale. Nëse neve do të na duhet të bisedojmë në të ardhmen me autoritetet greke për çështjen e kufijve ujorë, do ta bëjmë këtë gjithmonë në respekt të vendimit të Gjykatës Kushtetuese, në respekt të Kushtetutës së vendit, në respekt të ligjeve ndërkombëtare”, deklaroi Panariti. Ndërkaq, ministri premtoi se i gjithë procesi i negocimit në të ardhmen me palën greke do të jetë transparent dhe i hapur për shoqërinë civile dhe publikun. “Ministria e Jashtme do të jetë transparente në çdo hap që ajo do të bëjë në raport me marrëveshjen për ujërat me Greqinë, si dhe për çdo problem tjetër”, theksoi ai. Qëndrimet e MPJ Ministri Edmond Panariti deklaroi dje se nuk ka asnjë deklaratë kontradiktore nga diplomacia shqiptare për marrëveshjen e ujërave me Greqinë. Sipas Panaritit, arritja e një grupi ekspertësh është normale dhe një vendim i duhur nga pala shqiptare. Për ministrin e Jashtëm është normale që çështje delikate më parë të diskutohen brenda institucionit dhe për të qenë të përgatitur në të ardhmen, kur priten dhe diskutimet. Ftesa në Greqi Ministri i Jashtëm, Edmond Panariti, deklaroi dje se gjatë vizitës tij në Athinë nuk është i ftuar për të diskutuar rreth marrëveshjes për paktin detar. Panariti tha se vizita për në Greqi vjen për të forcuar marrëdhëniet dypalëshe dhe se negociatat do të jenë në një fazë të dytë. “Negociatat për marrëveshjen ujore do të fillojnë kur ne të jemi gati nga ana teknike për këtë çështje dhe kur kjo të gjykohet oportune dhe në interesin tonë kombëtar”, theksoi Panariti.

Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Panorama Online. Moderatori


Lexoni Gazeta Panorama ne formatin PDF »»KLIKO KETU

Beni nje Koment


5 + 4 =

Gazeta Panorama zgjedhje 2009
Social Network


Abissnet
Gazeta Panorama Alexa toolbar

VIDEO



Showbiz

Lifestyle

Teknologji

Kuriozitete

© 2013 Gazeta Panorama ONLINE. All Rights Reserved.   Powered by: ikoncept