Panorama Sport
Home » Lajmi i Fundit » Pacolli sqaron njohjen nga Republika e Malit

Pacolli sqaron njohjen nga Republika e Malit

Behgjet Pacolli duke paraqitur para mediave noten verbale te njohjes nga Republika e Malit

PRISHTINE- Zëvendëskryeministri i Kosovës, Behgjet Pacolli ka pranuar duke dhënë sqarimet e tij se Mali nuk e ka njohur Kosovën. Pacolli, ndërsa thotë se është në Afrikë duke vazhduar procesin e lotimit për njohje të reja, ka shpjeguar nëpërmjet faqes së tij në Facebook, se çfarë ka ndodhur në të vërtetë.

“Para disa ditësh, arriti nota verbale e njohjes nga Republika e Malit, e nënshkruar dhe e vulosur nga Presidenca e këtij shteti. Mali, siç e dini ka një qeveri kalimtare, dhe një president kalimtar, ndërkaq autoritet në këtë shtet është edhe ushtria që praktikisht kontrollon pushtetin brenda vendit dhe nuk ka kooperim në lidhje me Kosovën. Unë personalisht Malin e kam vizituar pesë herë prej ku kam marrë premtimin për njohjen e Kosovës. Problemet e brendshme që ka kjo Republikë kanë krijuar situata të paqarta pas arritjes së notës verbale të njohjes. Në këto momente unë gjindem në rajonin e Afrikës nga ku, kam kuptuar se situata ka ndryshuar pas intervenimit të ushtrisë së Malit në proces. Ne kemi pranuar notën verbale të njohjes dhe si të tillë e kemi publikuar, ndërsa çështjet e brendshme të ketij shteti apo të shteteve të tjera nuk na interesojnë.

Si rrjedhojë ne nuk jemi përgjegjës as nëse këto shtete ndryshojnë qëndrimet e tyre, si rezultat i problemeve të brendshme. Ne Afrike procesi i lobimit po vazhdon, ndërkaq rezultatet e afirmimit të shtetit të Kosovës në arenën ndërkombëtare do të vazhdojnë të vijnë.”- shkruan ai në Facebook.

Vetëm pak ditë më parë, Zëvendëskryeministri i Kosovës, Behgjet Pacolli paraqiti para mediave notën verbale të njohjes së Kosovës nga Mali. Pas kësaj Mali përgënjeshtroi Pacollin duke thënë se nuk a kanë njohur Kosovën.

 

 

Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Panorama Online. Moderatori


Lexoni Gazeta Panorama ne formatin PDF »»KLIKO KETU

1 Koment per “Pacolli sqaron njohjen nga Republika e Malit”

  1. z. gazetar : cdon te thote proces lotimi ??

Beni nje Koment


+ 9 = 11

Social Network


Abissnet


VIDEO





Showbiz

Lifestyle

Teknologji

Kuriozitete

© 2013 Gazeta Panorama ONLINE. All Rights Reserved.   Powered by: ikoncept