Nusja “seriale”: Martohet dhe arratiset me paratë e dhjetëra meshkujve
Kuriozitete e Martë, 28 Gusht, 2012 | 12:43 pm
Një nuse e re në arrati është shpallur në kërkim nga Policia në Kerala, Indi, pasi ka lënë dhjetëra burra me zemër të thyer dhe xhepat e boshatisur. Shahanaz, e cila besohet se është 33 vjeçe, thuhet se është martuar me mbi 50 burra gjatë pak viteve të fundit. Por sipas zyrtarëve, deri tani janë zbuluar me dokumente vetëm 15 martesa të saj. Të gjitha pa anuluar martesat e mëparshme. Aventura e saj ka nisur para 11 vjetësh me një burrë të quajtur Sidikue, me të cilin pati një fëmijë. Saga e martesave të saj u zbulua vetëm kur dy prej burrave shkuan ta raportonin në polici se ishin “zhvatur” nga nisja e tyre, që rezultoi të ishte i njëjti person. Ankesat e tyre u pasuan edhe nga viktimat e tjera, pasi lajmi “mori dhenë”. Kështu Shahanazi është pagëzuar si “nusja seriale”, njëlloj si vrasësit serialë. “Viktimat” e Shanahazit kanë mbetur të turpëruar kur mësuan në polici se sa keq ishin mashtruar nga një grua.



























për tu martuar duhen lek ,një vello dhe një mashkull ose femër që pranon.
Kjo qenkerka grua, ja kaloka edhe Sudes