Panorama Sport
Gazeta Panorama zgjedhje 2013
Home » Kronike » Mbytet në sy të kushërinjve

Mbytet në sy të kushërinjve

Vendi ku u nis pedalonia me viktimën

DURRES/ U hodh në ujë 50 metra larg bregut. Trupi i 23-vjeçares gjendet pas 2 orësh
. Dolën me pedalone në det, vdes Fatime Zyberi. U nis për shëtitje me një pedalone së bashku me kushërinjtë e saj, kthehet e vdekur në breg 23-vjeçarja. Vajza që ka pasur fatin tragjik quhet Fatime Zyberi, lindur në Kukës e banuese në Tiranë. Ajo humbi jetën pasditen e djeshme në plazhin e Durrësit, disa metra larg vendit të njohur si “Agip”, midis pistës “Kosova” dhe Urës së Dajlanit. E reja kishte ardhur te disa të afërmit e saj që banojnë në Kënetë të Durrësit, për të bërë disa ditë plazh me ta. Ditën e djeshme, ajo bashkë me kushërinjtë e saj, 8 veta gjithsej, kishin mbërritur në plazh. Me tre prej tyre më të vegjël se vetja në moshë, Fatimja u nis për të bërë shëtitje me një pedalonë, por nuk u kthye më e gjallë në breg. Vajza është hedhur në det për t’u larë së bashku me një prej kushërinjve, por sapo ka pasur kontakt me ujin, 23-vjeçaren e ka mbërthyer paniku, pasi nuk po kapej dot te pedalona, mbi të cilën ndodheshin të tjerët. (Artikullin e plotë e lexoni në numrin e sotëm të gazetës Panorama)

Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Panorama Online. Moderatori


Lexoni Gazeta Panorama ne formatin PDF »»KLIKO KETU

Beni nje Koment


7 + 7 =

Gazeta Panorama zgjedhje 2009
Social Network


Abissnet
Gazeta Panorama Alexa toolbar

VIDEO



Showbiz

Lifestyle

Teknologji

Kuriozitete

© 2013 Gazeta Panorama ONLINE. All Rights Reserved.   Powered by: ikoncept