Panorama Sport
Home » Lajmi i Fundit » Burgaj: Mos neglizhoni shqetësimet e qytetarëve

Burgaj: Mos neglizhoni shqetësimet e qytetarëve

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Hysni Burgaj gjate takimit

TIRANE- Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit,  Hysni Burgaj ka kërkuar sot nga strukturat e sigurisë publike të Drejtorisë së Policisë së Qarkut Tiranë, më shumë vëmendje ndaj shqetësimeve të ngritura nga qytetarët.

Ai kërkoi një shërbim më të shpejtë, efikas dhe profesional, duke mos nënvlerësuar asnjë nga telefonatat që vijnë në sallat operative.

“Në asnjë rast nuk duhet të ketë nënvlerësime të telefonatave të mbërritura në Sallën Operative, por duhet një shërbim i shpejtë dhe efikas, pasi në të kundërt impakti tek qytetarët do jetë negativ, duke ndikuar dhe tek besimi i tij tek strukturat e policisë. Shërbimi i Sallës Operative dhe strukturat e policisë në terren duhet të evidentojnë çdo shqetësim të qytetarëve, duke marrë dhe masa të menjëhershme për zgjidhjen e tyre.” – theksoi Burgaj.

 

Burgaj paralajmëroi se për çdo shkelje të evidentuar ndaj përgjegjësve do të merren masat e parashikuara në aktet normative, duke shtuar se, shpejtësia e reagimit dhe ndjekja e problemit deri në zgjidhjen e plotë të tij, janë  elementë thelbësor për një shërbim sa më efikas ndaj qytetarit.

 

Në takimin e zhvilluar sot ishin të pranishëm edhe, Drejtori i Policisë së Qarkut, Bernard Çaushaj, Shefat e Komisariateve në Drejtorinë e Policisë së Qarkut Tiranë, punonjës të Sallave të Drejtimit dhe Komandimit, të shërbimit të Patrullës së Përgjithshme, si dhe punonjës të tjerë të strukturave të sigurisë publike.

Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Panorama Online. Moderatori


Lexoni Gazeta Panorama ne formatin PDF »»KLIKO KETU

1 Koment per “Burgaj: Mos neglizhoni shqetësimet e qytetarëve”

  1. Neglizhime Jo,jam dakord por për abuzuesit duhet të ndërmerren ndëshkime.Sot çdo fshat duhet të ket mbi një polic,ashtu si çdo lagje dhe të shënoj lëvizjet e tyre në kompjutrin e komisariatit ose të degës.

Beni nje Koment


+ 6 = 11

Social Network


Abissnet


VIDEO





Showbiz

Lifestyle

Teknologji

Kuriozitete

© 2013 Gazeta Panorama ONLINE. All Rights Reserved.   Powered by: ikoncept