Braçe: Berisha të rrëzohet
Politike e Martë, 28 Gusht, 2012 | 13:34 pm
Nënkryetari i Grupit Parlamentar i përgjigjet vëzhgimit të Pandeli Majkos.
“Që të mos përsëritet ‘96, jo bashkëpunim me të”
Në komunikimin virtual mes tyre, deputetët socialistë replikojnë me njëri-tjetrin për mënyrën se si duhet të sillet opozita me maxhorancën dhe qeverinë aktuale. Në një reagim të tij në rrjetin social “Facebook”, Erjon Braçe i përgjigjet një vëzhgimi të Pandeli Majkos, botuar edhe ai në faqen e tij në këtë rrjet, duke thënë se Sali Berisha duhet rrëzuar dhe jo mundur.
“Do vidhen zgjedhjet si në ’96-n” -Alarmi. Po pra! Ndaj, Sali Berisha nuk duhet “mundur”, por duhet rrëzuar! Rrëzimi i tij nis nga mosbashkëpunimi, kundërshtimi, beteja e përditshme kundër praktikave të tij autoritariste, korruptive, plaçkitëse, antipopullore. Sado të vogla qofshin, kudo ku ka njerëz që vuajnë e janë të gatshëm të kundërshtojnë e ta rrëzojnë”, shkruan Braçe në përgjigje të vëzhgimit të Majkos, botuar një ditë më parë në gazetën “Panorama”. Sipas nënkryetarit të Grupit Parlamentar socialist, për të rrëzuar Berishën nga pushteti nuk duhet të ketë frikë. “Nuk është i fortë, bie si fije kashte! Si në ’96-n! Pa frikën e atëhershme. Frika e bën Berishën të fortë! Me shpresën e madhe të një ndryshimi që s’e kthen më”, shprehet Braçe. Anëtari i Kryesisë socialiste, Pandeli Majko, në një analizë për situatën politike aktuale dhe parashikimin për atë që pritet të ndodhë deri në zgjedhjet e 2013-s, paralajmëron rrezikun e përsëritjes së fenomeneve të zgjedhjeve të 1996-s. Në të njëjtën ditë me daljen pas shumë kohësh para mediave të kreut të PS-së, Majko shprehet se “në politikën shqiptare po shfaqet sindromi i Arturo Ui-së”… “Ekonomia ka marrë të tatëpjetën dhe ka nevojë urgjente për një audit ndërkombëtar. Falsifikimet për ekonominë janë të nivelit të “piramidave” të viteve ‘96-‘97 dhe niveli i borxhit ka fshehje të qartë zyrtare. Mjafton të mirëkuptosh uljen drastike të shpenzimit të energjisë elektrike, për të vlerësuar situatën dramatike në ekonomi. Rendi publik në udhëkryq dhe zjarret pa fund në vend janë pamja e një qeverisjeje të drobitur nga vetja dhe mungesa e dëshirës. Daljet e Berishës me ritualin e tij ‘energjitik’ bën më të dukshme mungesën e të ‘tjerëve’…”, shkruante Majko në rrjetin social “Facebook”. Sipas Majkos, “rideklarimet e Kryeministrit për ‘grushtin e shtetit’ të 21 janarit janë të paimagjinueshme për t’i konsideruar serioze. Ato po marrin pamjen e “djegies se Rajhshtagut”. Të akuzuar janë të gjithë kundërshtarët politikë të qeverisë. Dhe historia nuk ka për të mbaruar me kaq. Këto sinjale po marrin ngadalë pamjen e një kohe të vështirë, e cila po troket jo vetëm për ata që bëjnë opozitë në Shqipëri”.





























njeri gozhdes tjetri patkoit dhe berisha sundon i qete opozite e mbaruar
BRACE: BERISHA TE RREZOHET….ME URDHER TE PESHKUT !
Gjendja eshte me te vertete shume e rende dhe shqetesuese.Kur u bene zgjedhjet disa thonin se Saliu ka ndryshuar ,te tjere thonin jo.Sot eshte mese e qarte Sali Brisha eshte ai i 96.Te arije deri aty sa te vrase ne mes te bulevardit kjo eshte nje tmer, te shesi detin gjithashtu nje tmer.Me e keqja do vije kur te mari dhe prokurorin e pergjithshem .Ai ose do te na fundosi ne, ose do te fundoset vet .Detyra e opozites eshte jashtzakonish e veshtire.
e kam vetem nje pyetje per ju dhe per PS:
gjithe protestat qe i ka organizu PS, krey i PS u ka paraprije, ndersa ate dite (9 Jan), ne nuk pam asnje nga kreret e opozites ne balle te protestes. Perse?
Cfar do te thuash ti qe Edi Rama e mori Salen ne telefon dhe i tha ; Sale vrit ke te duash se une nuk do jem ne krye te protestes.
LUANE SI TI NUK TREMBIN AS LEPUJT E JO BERISHEN…
Ne nje vend demokratik me te fortin kane ligjin kurse ne kemi Saliun.
Po si te rrezohet more Brace me urdher te peshkut ?!. Ju po tregoheni aq te paafte, te pakoordinuar, pa ide, pa alternativa. Ju keni te forte vetem ambicje te semure per pushtet. Ne vertete ju dhame voten keto 20 vjet( sa gabim paskemi bere)por tashme me genjeshtra, mashtrime, llomotitje poshte e larte, mbajtje te isos kryetarit edhe kur ai tregon endrra dhe shpalos idete e tij delirante nuk mund tju ndjekim me. Tu ndjekesh ju do te thote qe neser (e sigurt kjo) do te na zvarrisni rrugeve e shesheve ne protesta e fjalime per “voten e vjedhur prape nga Saliu” . Boll me Erion se jo vetem nuk kemi me kellqe por na u hapen syte dhe ju njohem mire .
Sa te kete perballe Sali Berisha Eriona,si Velija apo Brace,apo edhe EDVIN RAMA,dita njemije do i behet.Ju qe keni vakt me u marre me pallavra te tilla prisni dhe shihni perfundimin.
Mbetet qe politikanet e opozites,si te mefshet e “eunuke politike” qe jane,te shperndahen neper faltoret e te gjitha besimeve fetare dhe,t`i luten Zotit,t`i ndihmoje qe te zbrese nga kali Berishen.Tjeter mundesi nuk sheh opozita.Aaaaamin !
hahaha nga facebooku apo twiter doni ta rrezoni berishen.lamtumir braqeviq deri ne zgjedhjet e 2017
Je i Ri të japësh ultimatume në ajër.,sot t’i duhet të na bindësh se si e shikon të arrdhme e vëndit dhe pastaj shohim se kush ja vlen për të vazhduar.
more ca mendoni ju se populli nuk ju njeh ,ju pam per tet vjet si e shkateruat vendin ,nuk shtruat asnje rrug, nuk denuat asnje kriminel,te vinte frik kur ktheheshe ne shqiperi se te mbante polici kufirit dy ore vetem per ti dhen ndonje euro apo dollar,e pra shoku erjon ky saliu qe ju dhe militantet tuaj e shajn i ndryshoj te gjitha keto,por kjo nuk do te thot qe te rrij perjet aty, po vendin e tij duhet ta zere nje me i mir ,jo nje me i keq
Po kush do t’i rregulloje gjithe keto gjera te mbrapshta qe paska bere Berisha? Ti dhe Majko?
Ca pret ky pse nuk e rrezon doktorin.
KY ESHT PAPAGALLI I RAMES