Panorama Sport
Home » Lajmi i Fundit » BE apo Shqipëria e Madhe: Çfarë të ardhme ka Kosova?

BE apo Shqipëria e Madhe: Çfarë të ardhme ka Kosova?

Flamuri i Kosoves

Gazetari, Francesco Guarascio ka botuar sot një shkrim në sajtin Public Service Europe, i specializuar për analiza, debate dhe opinione për çështjet evropiane. Shkrimi i tij titullohet, BE-ja apo Shqipëria e Madhe: Çfarë të ardhme ka Kosova?, duke shtruar një pyetje thelbësore për të, Perspektiva evropiane për të dy vendet, a do të mund të bindë numrin e lartë të mbështetësve të “Shqipërisë së Madhe” të heqin dorë nga bashkimi?

Shkrimin e plotë e lexoni më poshtë

Kosova mund të ketë pak kohë që ka fituar Pavarësinë e saj, por ideja e bashkimit në një Shqipëri të Madhe gjen mbështetje nga një numër në rritje i njerëzve.

Ndërsa ecën në qendër të kryeqytetit gumëzhues të Kosovës, Prishtinë, kalimtarët nuk mund të mos venë re numrin e madh të referencave që vijnë nga Shqipëria. Flamuri me gjashtë yje i miratuar nga Bashkimi Evropian për Kosovën në vitin 2008 shihet shumë rrallë, ndërsa shqiponja dykrenare në flamurin shqiptar është e shfaqur me krenari në çdo qoshe. Dyqanet e dhuratave në rrugët kryesore turistike shesin me shumë T-shirt me Shqipërinë sesa me Kosovën. Të pyesësh një shofer taksie për një restorant, ata menjëherë të çojnë në një vend me specialitete shqiptare.
“Ne do të bashkoheshim me Shqipërinë menjëherë, nëse Amerika do të ishte dakord,” thotë Edmond Zhita, një menaxher hoteli në Pejë, qyteti i dytë më i madh. Ideja e tij është e përhapur në Kosovë, ku shqiptarët përfaqësojnë pothuajse 90 përqind të popullsisë. Një sondazh i publikuar nga Gallup në vitin 2010 tregoi se 81 përqind e shqiptarëve që jetojnë në Kosovë janë në favor të një Shqipërie të Madhe, një shtet ëndërr që përfshin territorin e Shqipërisë, Kosovës dhe rajoneve fqinje në Maqedoni, Greqi, Serbi dhe Mali i Zi që janë të banuara kryesisht nga shqiptarët.

Përqindja e atyre në favor të një Shqipërie të Madhe është rritur në mënyrë të vazhdueshme që kur Kosova shpalli pavarësinë në vitin 2008, kur vetëm 54 për qind e kampionit e mbështesnin idenë. Në shtator, Kosova do të fitojë të drejta të plota të sovranitetit, ndërsa do të përfundojë pavarësia e mbikëqyrur. Megjithatë EULEX-i dhe trupat paqëruajtëse të NATO-s do të mbeten në vend për të parandaluar përplasjet etnike mes shqiptarëve etnikë dhe pakicës serbe.

Koncepti i Shqipërisë së Madhe nuk është i ri, ka lindur në qytetin e Prizrenit në Kosovë në shekullin e 19-të. Kjo mund të tingëllojë e çuditshme, që pas një lufte të gjatë për pavarësi nga Serbia, shteti më i ri i Evropës është i tunduar tashmë nga ideja e lënies së sovranitetit të sa, për të hyrë në një “bashkim” të ri me Shqipërinë fqinje. Gjendja e vështirë ekonomike e vendit të rrethuar me tokë – i cili është i rrënuar nga korrupsioni dhe përplasjet e shpeshta me pakicat etnike serbe – ka rritur gradualisht vullnetin për t’u bashkuar me fqinjin më të afërt.

Por duhen dy për të kërcyer një tango, dhe Shqipëria është duke treguar oreks të pakët në mbështetje të këtij projekti, që do të shkaktonte shqetësim jo vetëm në rajon, por edhe në Bruksel dhe Uashington. Shumica e shqiptarëve nga Shqipëria mbeten në favor të një Shqipërie të Madhe, por numri i përkrahësve është duke u pakësuar. Përqindja ka rënë nga 68 për qind në vitin 2009 në 63 përqind në vitin 2010, sipas anketës së Gallup.

“Dinamika kontradiktore e mbështetjes, në Shqipëri dhe Kosovë, për idenë e Shqipërisë së Madhe është ilustrimi më i mirë se sa e rëndësishme është perspektiva europiane për rajonin”, shpjegon Ivan Krastev, një ekspert i politikës ballkanike.

“Shpjegimi për këto trende kontradiktore është mjaft i qartë – në kohën e sondazhit, ndërsa shqiptarët ishin duke pritur heqjen e vizave për të udhëtuar në BE, vetëm 7 për qind e kosovarëv mendonin se regjimi pa viza mund të miratohej së shpejti pwr ta”- argumenton ai.

Europa është e angazhuar fuqimisht t’i japë Kosovës një perspektivë të qartë drejt BE-së. Puna është duke u zhvilluar për të nisur një marrëveshje stabilizimi- asociimi, një hap i rëndësishëm për një vend që dëshiron të fitojë statusin e kandidatit zyrtar për anëtarësim në BE. Procesi i liberalizimit të vizave është në vazhdim.

“Unë konfirmoj angazhimin e vazhdueshëm të BE-së për perspektivën evropiane të Kosovës”, përsëriti President i Këshillit Europian, Herman Van Rompuy, pas një takimi në korrik me Presidenten e Kosovës, Atifete Jahjaga. Kosova ka miratuar tashmë euron si valutë zyrtare, pavarësisht se janë jashtë eurozonës. Ligjet kombëtare janë në dispozicion në anglisht, duke ua bërë më të lehtë investitorëve të huaj mjedisin ligjor të vendit.
Megjithatë, pavarësisht nga të gjitha përpjekjet, rruga për në Bruksel mbetet me pengesa. Vetëm 22 nga 27 vendet anëtare të BE-së e kanë njohur deri tani shtetin e ri. Greqia dhe Qiproja ende e kundërshtojnë këtë lëvizje, kryesisht për shkak të frikës së një Shqipërie të Madhe. Spanja, Sllovakia dhe Rumania janë gjithashtu kundër njohjes, duke besuar se kjo mund të shkaktojë kërkesa të ngjashme në mesin e minoriteteve baske, hungareze dhe katalanase. Serbia po ashtu ka deklaruar se nuk do ta njohë kurrë Kosovën.

Një mënyrë për të shuar ambiciet potencialisht të rrezikshme për një Shqipëri të Madhe është që Brukseli të mbajë gjallë perspektivën evropiane të Shqipërisë, edhe pse vendi është ende larg përmbushjes së kritereve themelore. Tiranës iu dha statusi kandidatit në vitin 2003, por paraqiti aplikimin e saj për anëtarësim vetëm në vitin 2009. Që atëherë, procesi ka lëvizur ngadalë në mes të betejave të dhunshme të pushtetit dhe korrupsionit të përhapur në vend. Përqafimi i ngrohtë i BE-së ka penguar shpërbërjen e shumë vendeve evropiane për vite me rradhë duke përfshirë – Belgjikën dhe Spanjën.

Pyetja është;  Perspektiva evropiane, a do t’i bindë ata që janë në favor të bashkimit, të heqin dorë nga bashkimi?

Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Panorama Online. Moderatori


Lexoni Gazeta Panorama ne formatin PDF »»KLIKO KETU

20 Komente per “BE apo Shqipëria e Madhe: Çfarë të ardhme ka Kosova?”

  1. Ne kete artikull te rendomte nuk ka asgje reale. Ky eshte thjesht nje artikull i paguar na Serbet dhe Greket qe fatmiresisht jane duke u rrenuar ekonomikish. Shqiperi Reale dhe jo shqiperi e madhe. Perderisa do te bashkohen kombe te ndyshme ne evrop , pse te mos bashkohen Shqiptaret?! Ketu ska arsy per frik .Panikun e perhapin ata qe grabiten tokat autoktone Shqiptare me 1913. E verteta vonon por kurre sharron. Drejtesine do ta vendosin vete Shqiptaret me meshtetjen e miqve tane.

  2. BASHKIM EUROPIAN DO TE THOTE BASHKIM SHQIPERIKOSOVE NJI PROCES TASHME I PAKTHYESHEM DHE LLOGJIK……EDHE PA DASHJEN E ATYRE QE E NDANE DHE E PENGUAN DERI ME SOT.

  3. Kosovaa nuk guzone me ju Bashku Shqiperise e vetme pa Preshev Qameri Bujanoc Plav e Guci e tjr.

  4. Ka njerëz sipër nesh që vendosin.,por siç duket tani për tani do vazhdoj siç ësht dhe më pas do ndjek programin pilot të Komissionit të BE-së.

  5. Republika e Kosovës

    Ne Populli i Republikes se Kosoves,e dojm Shqiperin Etnike Edhe Pike.
    S’ka Shqiperi Te Madhe,por Shqiperi Etnike ose Shqiperi Natyrale.
    Procesi i Bashkimit eshte i pandalshem,ne populli i kosoves,me padurim e mirepresim bashkimin me shtetin ame,po per fat te keq e kemi nje lloj qeverie diktatoriale,qe me qdo kusht mundohet qe si ne kosove,po ashtu edhe ne shqiperi,me ja humb popullit iden per bashkim,por kete e kan te kote,sepse fundi i tyre karieriste ka perfundu,ka ardh koha per dy subjekte me te fuqishme ne shqiperi e kosove e ato jane:
    Lëvizja Vetëvendosje! & Aleanca Kuq e Zi!.
    Se bashku me keto dy levizje ne do ta kemi shume me prane Shqiperin Tone,Shqiperin e Ismail Qemailit qe e Shpalli Republiken e Shqiperis Etnike ne 8 Vilajete,e kjo i pengon me se shumti tradhetareve shqiptar,dhe grabitqareve fqinje,siq jan:Serbia,Mali i Zi,Maqedonia,Greqia.
    Rrnoft Shqiperia Etnike
    Rrnoft Populli i Dashur Besnik e Bujar.
    Rrnofshin Patriotet Shqiptar,e nga Faqja e Dheut u Zhdukshin Pergjithmon,Keta Tradhetar,qe skan luftu per popull e ne 8 vilajete e kan lane te ndare.
    Duam Shqiperi Etnike Dhe Kurgjo Tjeter.
    S’ka flamuj me 6 yje jo jo kurre ne populli kete flamur nuk e kemi pranu,sepse ky flamur eshte i komuniteve e me kete flamur keta shume na kane ofendu,sepse edhe neve na kan bere barabarte,me shkije boshnjak,turq rom egjiptas dhe shqiptar.
    Kuq e Zi dhe asgje tjeter,ky eshte flamuri yne,flamuri i zemres se shqiperis etnike.
    Shqiperi Etnike (L) For Ever

  6. ore zoterinj! NE jemi nje komb, perse duhet te jetojme te ndare????

  7. Nuk quhet Shqiperi e Madhe , por quhet Shqiperi e plote , sepse tani kemi nje Shqiperi te pergjysmuar

    Atehere kur u ndane kufijte gjysma e Shqiperise ju dha fqinjeve, ,Ndersa fqinjet tane nuk u pergjysmuan , ata biles moren tokat toan te flaura nga Anglia,

    Ndaj ne tani bashkojme kombin tone te prere ne mes ,……dhe krijojme nje komb t eplote

    Ne keshtu sic jemi, te pergjysmuar nuk bejme kurre progres, gjithmone do vuajme , ……do jemi shtete jo funksionale

    Ndersa te bashkuar ne do te jemi nje Komb i suksesit dhe promotor i paqes,

    Se ne bashkohemi me popullsine tone , jo me te huajte….

    Hajde Rofte Bashkimi dhe ta bejme sa me shpejte

    Alternativa nuk eshte ore BE ose Bashkimi jone

    Alternativa jone e vetem eshte :……T
    ………….e Bashkuar ne Shqiperine tone te perbashket drejt BE-se

    • A thue europa na ka denue me kusht? rastin me te volitshem e paten kosovart mos ta pranoshin tjeter flamuer,e ka nje fjal e vjeter qe shkon per shtat shiptarve ,jam me flamurin qe valvitet ne kala,kjo shihet edhe sot se kuj po i sherbejn ma shum pushtetart tan

  8. Pleqri e pa drejt e Europes ne te gjitha rastet per shqiptaret ,Kurr nuk mund te shuhet deshira tek shqiptaret per tu bashkue,per arsye se jane nje gjak e nje kombe,Europa te ndreq gabimet qe beri ndaj ktij kombi duke e ndar nder shtete fqij si serbia,greqia,mali zi maqedoni , Jemi nje komb dhe kemi nje gjuh e nje histori te perbashket.

  9. Ala nuk e kuptoj kuj i inerreson, se na kena vetem synin e madh dhe gjith tjerat te vogla ,pos korrupsionit,.Shum me e ambel tingllon bashkimi i shiptarve ,e madhe vjen prej kosovet po ship e mali tzi e te maqedonis cka mendojn’?

  10. joderi samoste ndexhoj sesipo majepni informaten manuk shkruj esa per emer nese doni publikone porune kto fjal jam ne xhendje mej fol lishum se as nuk jam ne parti easne qeveri eshoh se nuk po punohet per popell por per xhepa pse nuk pe deklarojn qeveritart pasurin mbas lufte jo para lufte julutna tunju net punojn per vatan dhe per popell ejo perxhepa personale

  11. une se kuptova se qka ka dasht ky me thane me ket shkrim ama nja e di.Jo me shume se 10 vite e ne do ti kemi te dyat.Edhe BE edhe Shqiperi.Deshten tjeret apo jo.Kur ti vie koha femijes me dal jasht nuk mundet me e ndal askush sepse ky ashte rregull i Zotit.

  12. preferoj nje bashkim te shtepise sone pra shqiperise nuk eshte e nevojshme te pyesim te tjeret per disa ceshtje nuk duhet te pysim Be.Natyrisht nuk jam kundra Be, por duhet te futemi si nje shtet i plote dhe komb i plote ne BE

  13. Nuk ka kush qe ma hjek nga zemra , Shqiponjen me dy krena.
    RROFT Shqipëria

  14. Mua personalisht,me shume me intereson bashkimi i Shqipetarve,se bashkimi evropian.Une jetoj ne Gjermani permbi 20vite.Dua te them se nuk ka asgje nga bashkimi evropian,dhe nuk eshte bere ma mire.Keta Gjermanet jane bere hajna.Dita dite ne peredim behet me veshtir e me veshtire,ateher per qka me duhet bashkimi evropian,te behet Shqiperia sikur Greqia.Keshtu qe bashkimi kombetar ka prioritet te pare per mua,se eshte ne interesin e gjithe Shqipetarve,dhe jemi me te fort.Ju pershendes!

  15. zotit guarascio i bej nje pyetje se ishte kaq dyshues si sot kur u krye bashkimi i gjermanive apo nqs behej bashkimi i korese sa per flamur me ngjyra apo yje gjen kudo por nje flamur qe ka celsin e nje populli se nderton dot po te njihte mire historine tone do te shkruante dy rreshta se per faj te italise greqia ka nje ligj lufte me ne dhe per te njejtin faj ndodhi dhe gjenocidi dhe pastrimi etnik çam ja pse bashkimi shqiptar ve ne siklet shume vende ne europe perfshijme ketu dhe miqt ze zeri yne do ishte shume me i forte per disa te drejta historike qe sot bien ne vesh te shurdher!!!!

  16. FATIME SE PARI MESOHU TE SHKRUAJSH MIR DHE QARTE E PASTAJ PARAQITU ME KOMENT SE ASKUSH SPO TE KUPTON

  17. Pamvarsisht se per kete vendosin te medhenjt une mendoj qe me se pari shqiptaret te bashkohen ne nje shtet te perbashket dhe pastaj te futen ne BE. sepse kur perandoria evropiane te shkermoqet nje dite (si gjithe perandorite e tjera te meparshme) edhe ne te shkeputemi te bashkuar . kujtoni Gjermanine qe u bashkua fillimisht me pjesen lindore pastaj u fut ne BE. nuk besoj qe ne te jemi me te mencur se gjermanet .

  18. PRISHTINALIKJA

    Shqiperi e madhe apo bashkimi i trojeve shqiptare do te behet vetem ne BE.Ajo besoj eshte me e drejt dhe ne interes te te gjithve.Se Shqiperia si shtet ka prerparu me shum se Kosova ne kete rast,Kosova si shtet hala kerkun seshte,duhet hala me punu per me mbri vetem 50% si eshte sod nje shtet demokratik,e ne kete rast Kosoves i nevojitet nje shtet apo shum shtete qe jan me te fort se sa SHqiperia.E me mir bashkimi me u ba ne BE,si shtetet e bashkimit europian,se sa bashkimi me u ba jasht BE-s,( kuptohet se kan me deshtu ne te gjitha aspektet shtetrore) , se po shihet sod eshte kriza ekonomike ne bote, derisa ka kriz ne Shtetet e bashkuara te Amerikes e ne gjith e Europen (per veq Gjermanis qe me stabili ne rajon) e ne Bote.E sod shihet me shum interesi i popullit qe vuan nga skamja dhe interesi is shtetit se sa emocijonet apo presjoni qe behet nga dikush tjeter qe nuk ka lidhje me politik apo me udheheqjen e shtetit (pa keq kuptime apo realisht me fol, qe eshte nje thenje popullore ri shtremt e fol drejt).

  19. Shqiperia e bashkuar do te antarsohet ne bashkimin evropian ne vitin 2020.

    ju pershendes

Beni nje Koment


+ 7 = 11

Social Network

AMC universal
Abissnet


VIDEO





Showbiz

Lifestyle

Teknologji

Kuriozitete

© 2013 Gazeta Panorama ONLINE. All Rights Reserved.   Powered by: ikoncept