Panorama Sport
Home » Lajmi i Fundit » Basha: Lehtësim trafikut, ulje ndotjes në Tiranë

Basha: Lehtësim trafikut, ulje ndotjes në Tiranë

TIRANE- Lehtesim te trafikut, ulje te ndotjes dhe qarkullim me te mire per banoret ka premtuar kreu i Bashkisë se Tiranes, Lulzim Basha sot teksa ka inspektuar punimet në rrugën “Hasan Sufa”, aks që lidh lagjen “Ali Demi me Brrylin.

“Me ndërtimin e kësaj rruge ne përmbushim një premtim të bërë një vit më parë për banorët e kësaj zone. Premtim që të lëvizin me një trafik më të shpejtë, me një kosto më të ulët. Ky investim po bëhet në kushtet e shpronësimit të plotë të pronarëve. Shpronësimet kapin vlerën e 112 milionë lekë nga fondet e bashkisë së Tiranës”,- tha Basha.

Rruga tërësisht e re do të ketë një gjatësi prej 312 metrash, me një gjerësi prej 15 metrash,  (2 x3.5 m në çdo krah dhe brez të gjelbër në mes 1 m). Në dy anët e rrugës janë parashikuar xhepa parkimi  me gjerësi 2 m, trotuarët në të dy anët e rrugës do të kenë  gjerësi 2,5 m. Zonat e gjelbra do të shtrihen në hapësirat midis godinave të banimit dhe trotuarëve. Përgjatë rrugës do të ketë ndriçim si dhe do të ndërtohet i gjithë rrjeti i nevojshëm i ujësjellës – kanalizimeve të ujrave dhe ujrave të shiut.

Nisja e punimeve është paraprirë nga shpronësimet e tokës dhe shtëpive si dhe objekteve të tjera që preken nga ndërtimi i kësaj rruge. Me një fond prej 122.7 milionë lekësh janë shpronësuar të gjithë familjet, shtëpitë e të cilëve u prishën për ndërtimin e kësaj rruge. Shpronësimet janë bërë me vlerën  e  tregut, sipas të dhënave të vëna në dispozicion nga ZRRP.

Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Panorama Online. Moderatori


Lexoni Gazeta Panorama ne formatin PDF »»KLIKO KETU

6 Komente per “Basha: Lehtësim trafikut, ulje ndotjes në Tiranë”

  1. Minareja te sheshi Skenderbeu mendoj që se ka vendin e duhur.Me par ishte monumet kulture dhe sot shihet si e rruga e Shqipëris.

  2. Zoti Basha, ju jeni i perkryer per Kryetar Bashkie per Tirane por mbaj ate premtimibn e trenit elektrin nga Kombinati ne Kinostudjo se morem fund fare duam nje ore per te ardhur ne qender.

    • Trenin patjeter ja sa te vjedhe dhe llambet e Aladinit dhe cdo gje eshte gati

    • Burimi, nje pyetje, per ty dhe tere mbeshtetesit e trenit elektrik. Pse mendon qe nje tren elektrik Kombinat-Kinostudio do te zgjidhe shume probleme qe nje linje e mire autobusi (kur them e mire, kam parasysh cilesite si, i perpikte, i paster, me tabele te mirepercaktuar oraresh etj) nuk mund t;i zgjidhe?
      A na duhet vertet te investojme ca miljona te tjere per nje tren elektrik, kur mundet thjeshte te blejme disa autobuse te rinj dhe ti miremenaxhojme ato?

  3. Kjo rruga qe po behet mos valle ka qene e filluar dhe e lene pergjysme dhe ky thjesht po e vazhdon?? I lumte jo vetem Bashes qe e votuam por te gjitheve qe punojne per Shqiperine . Ne lidhje me trenin elktrik qe pritet te vazhdoje punen per ndertimin e tij ose me sakte premtimi i tij. Eshte diçka e parealizueshme per te vetmen arsye qe e dine te gjithe duke perfshire edhe vete Bashen qe beri ate premtim pasi e para tirana eshte nje qender urbane qe po dhe do zhvillohet ne vazhdimesi dhe me ate premtim nuk dilet ne asnje vend perveçse ne premtime elektorale. Arsyet jane nga me te shumtat por me kryesorja eshte LEKU. A thua valle Bashkia e Tiranes i ka fondet per nje realizim te tille miljona e miljarda lekesh ? Edhe sikur ti kishte keto leke a nuk do ishte me mire qe te hapeshin rruge e te shtroheshin e te viheshin linja urbani me orare e te rinj e te kishte taksa hyrese ne cdo qytet per bllokimin e hyrjes se mjeteve qe dalin “kot” thjesht per xhiro ne ruget e populluara te Tiranes? Bashkia e Tiranes si dhe te gjitha Bashkite qofte e pozites apo e opozites ne Shqiperi ashtu si çdo lloj Qeverie qe na udheheq eshte e tejmbushur me militante jo profesioniste dhe per nje qytet qe e meritojne qytetaret duhen specialiste te fushave pavaresisht bindjeve politike qe u perkasin dhe sa te jene ne pune ne çdo pozicion a institucion te cdo lloj qeverie qendrore a vendore asnje nuk do ndihet qytetar ne qytetin e Tij.

  4. Pastaj ne ate zone nuk lehtesohet trafiku kryesor i Tiranes por vetem pjesa e Ali Demit qe normalisht bllokimin me te madh e ka nga ora 07:20 deri ne 08:30 kohe kur levizin njerezit per ne pune e shkolla.

Beni nje Koment


+ 4 = 13

Social Network


Abissnet


VIDEO





Showbiz

Lifestyle

Teknologji

Kuriozitete

© 2013 Gazeta Panorama ONLINE. All Rights Reserved.   Powered by: ikoncept