Vreri i Enverit pasi lexoi “Pashallarët e kuq”: Durimi mori fund, Kadare, në burg
Argument, Speciale e Hënë, 27 Gusht, 2012 | 10:05 amPËR HERË TË PARË/ Kujtimet e sekretarit personal.
“Më herët poemën e kishte lexuar Ramiz Alia, i cili nuk ishte shprehur për botimin e saj, por ia kishte kaluar Enverit”
(vijon nga numrat e kaluar)
Në vlerësimin e diktatorit, Ismail Kadareja ka qënë njëherazi kolosi i letërsisë, shkrimtar i madh, mjeshtri i letrave, armiku i socializmit, tellalli i kamufluar i borgjezisë. Përkundër lëvdatave të kumtuara për konsum publik, Hoxha rezervonte një qasje të kundërt për poetin e shquar, të cilën e ndante me rrethin e ngusht të njerëzve të besuar. Vahid Lama, juristi që ka punuar 13 vite në parardhomën e diktatorit, duke kujtuar shpërthimin e Enverit kur lexoi për herë të parë “Pashallarët e kuq”, përmend shënimin e tij në teksin e poemës “Ismail Kadareja të shkojë në burg!”. “Më herët me “Pashallarët…”, shton sekretari i diktatorit, u njoh, Ramiz Alia, të cilit i këkrohej miratimi për botimin e veprës, por ai pa u shprehur, siç bënte rëndom në kësi rastesh, ia kaloi Hoxhës për të pritur gjykimin e tij. Në vijim Lama kujton çastet kur kupola e Partisë shqyrtoi përmbajtjen reaksionare të veprës së Kadaresë dhe rrethanat si ndryshoi vendimi i Hoxhës për mos ta goditur shkrimtarin e njohur. Sakaq, ndihmësi i diktatorit sjellë mbresat nga komunikimet e kreut të regjimit me ministrin e Brendshëm, i cili kishte ekskluzivitetin e raportimeve sekrete për të vrarët pa gjyq…
(Artikullin e plotë e lexoni në numrin e sotëm të gazetës Panorama)




























E sa vite burg na paska bere zoti Kadare!!!!!!????
Ti z. Vahid pasi heshte kaq shume vjet, na del tani me ca genjeshtra te pa gelltitshme. Me mire na thuaj se c’poshtersira ke bere ti vete qe arrite te mbaje ate pozite, se po na dilni tetere ju sherbetoret dhe spiunet e qeverise se E. Hoxhes si heronj, po e shisni veten tuaj per te mijten here, shtrenjte e me shtrenjte, Te isha si ty do mbyllnja gojen dhe do falenderoja fatin , ose Salen qe te la te lire! Nje vend i mbushur me plehra. Shume keq qe zjarri djeg pyjet dhe le plehrat… Po ndoshta edhe zjarri s’ka c’ju ben juve , se ju do shiteni te zjarri dhe do e shuani ate!!
Zotrinj te gazetes”Panorama”,ne lexueseve te Panorames qe gjendemi jashte atdheut,me kete forme te paraqitjes,na keni privuar nga leximi i ketyre teksteve,per te cilat jemi kurreshtare t’i jexojme.Ju lutem vazhdone formen tradicionale.
njerez te paskrupullt si vait lame, kadare apo kushdo tjeter. na u ben demokrate ata qe na kane perdhunuar, po patjeter, kemi kryedemokratin sali. te marte lumi si te ka marre o shqiperi me kete demokraci. ata qe na kane shtypur, tani na tregojne historite dhe qejfin qe kane bere me ne. plumbin doni ju, maskarenj dhe eshte pak per ato qe keni bere.
Ore fatmir dhe drita,
ne vend qe te thoni falemnderit qe nje burim kaq i rendesishem informacioni si sekretari i enverit, po hapet, kepusni dokrra.. mesaduket doni qe te flasin o ata qe jane goditur si kundeshtare e qe se kane idene, ose keta pseudo studuies qe shkruajne me magjinate perralla… lereni ore te flase tjetrin e madje inkurajoheni se me mire se ai se di askush se si kane qene punet.
fatmiri me driten ndihen keq qe idoli i tyre po demaskohet nga nje person qe deshmon te verteten sikurse z Vahid Lama. Cdo gje qe ka shkruar Lama eshte e sakte.
Z bardhyl ka nje kerkes te drejte. Si do i lexojm te plota kujtimet e Vaid Lames?
sa keq qe ka akoma nostalgjik kaq te zellshem edhe pas 22 vjetesh qe ka rene diktatura
ti z.drita bashaj qenke shum e paduruar,ne fillim interesohu a jeton apo nuk jeton vahid lama,pastaj budallallepsu sepse vahid lama nuk jeton dhe keto jane jeteshkrimet e tij,por per kureshtje ai njeri ne kohen kur ishte kryetar gjykate pa vajtur tek enveri ka shpetuar njerez nga burgu,po per ty nuk ja vlen te tregosh histori te mjafton kaq
Dikush me kritikon ketu se kam fole ashper kunder Vait Lames apo Ismahil Kadarese, dikush thote qe jam nostaligjik i Enverit etj. Une dua ta pyes, mos ka bere me pak se enveri Vait Lame, bile ata ishin sekretaret e punonjesit e paradhomave te tij qe kane kryer krimet qe kane dhene urdherat apo i kane transmetuar, jane bashkekriminele me Enverin dhe si te tille tani duhet te pergjigjen para shoqerise e drejtesise per atro qe kane bere. Nuk ka nevoje shoqeria te fantazojne e riprodhojne ata ato qe ka bere Enverin dhe keta paskan qene vetem robot transmetimi. Sot te gjithe behen demokrate me llafe, por çfare ke kryer dje. Ismahil Kadare, ka qene idhulli i Enverit dhe ne saje te Enverit u be shkrimtar i degjuar ne vend e jashte sepse i kendoi atij, pa le qe e paska kritikuar, ne kish kurajo Ismahili te bente ate pune se koken i hiqte ai si u a hoqi shume te tjereve, te tjerat jane pallavra sot dhe si i tille ishte dhe zv Nexhmies, nen kryetar i frontit demokratik te Republikes Popullore Socialiste te Shqiperise deri ne 1990-en, bile kur u futen shqiptaret ne ambasada i etiketoi edhe si jashteqitja e kombit dhe pas disa muajve qe e pa se sistemi komunist po binte me te vertete, kerkoi azli ne Paris pas pilafit. Tani Kadare eshte demokrat, Saliu demokrat, dy sekretaret e pare te komitetit qendror te rinise te republikes popullore socialiste te Shqiperise, Mehmet Elezi me ate tjetrin jane demokrat e na bejne leksione per demokracine, ndersa ne te tjeret na konsiderojne si nostaligjike te Enverit kur e kemi pare vetem ne televizor ashtu si edhe nje i huaj. Ne flasim te hapen dosjet, Vaiti apo ndonje tjeter na tregojne perralla dimri, kur ai po e hap vete dosjen e tij ! Nuk mund te vazhdoj me se çdo njeri e kupton po flet atje ku intereson. Argumentat jane male po duhet ngritur koka larte te shikosh.
Une nje pyetje kam pasi lexova xhevahiret e tua….
Ti me ke je e ke mbron se vertet nuk po mar vesh gje…. I shan te gjithe po nuk na thua kush eshte i miri. Thua se jane argumentat e asnje nuk sjelll. Na thua qe vetem duhet ngritur koka , por mua me kujtohet ajo fjala e popullit.. “Kallirit pa buke i vete koka me lart se te tjereve”.
Me ndrico pak mua te shkretin se nuk po te kuptoj por qe e di qe nuk jam i vetem ketu
Pershendetje te gjitheve. Une quhem Dritan Lama, jam i biri i ketij Vahid Lames qe shume kush prej jush po e pergojojne duke mos e patur idene se cili ka qene ai ne te vertete. Ajo per te cilen me vjen vertet keq eshte fakti se te gjithe ju qe villni vrer ndaj tij, e nxirrni konkluzionin tuaj nga keto shkrime. Per kete me vjen keq dhe mua pasi si shume prej jush, jam edhe une larg Shqiperise e nuk kam mundesi ti lexoj te plota ato qe shkruhen keto dite
Do te qe me humane te mos i drejtoheni me Vahid Lames pasi ai ka kater vjet qe ka vdekur dhe nuk ka se si t’ju pergjigjet. Keto qe ju keni rast ti lexoni jane thjesht kujtimet e tij.
Nuk dua ketu te polemizoj me askend pasi nuk e vlen, por ne mbrojtje te tim ati, dua t’ju them se ai ka qene nga te paktet qe ka fituar pafajesine dhe ndjesen publike me vendim te Gjykates se Larte te Shqiperise ne vitin 1993.
Mua me cudit ky mllef virtual qe kane shqiptaret per njeri tjetrin. Te gjithe ata qe thone na trego kete apo ate; – c’ke bere ti… apo ku di une cfare palacolleqesh te tjera, nuk kane jetuar asnje dite ne diktature e as qe kane idene se cdo te thote ajo jetese.
Une nje konkluzion kam per ju shpirtvegjelit e sukseseshem te Facebook-ut: – Ju nuk beni dot paqen me veten nuk ka rendesi kush shkruan e per cfare shkruan mjafton te hidhni dy rreshta, te thoni dicka e t’ju dale emri….
Pyetja ime per ju eshte: -Cfare keni bere ju vete ndonje gje te vecante qe ti jepni kurajon vetes per te mare ne analize te tjeret, pervec faktit qe vegjetoni me jetet tuaja kudo qe jeni dhe shfryni ketu mllefet me te cilat jeni mbushur gjetke..
E per ty filozofen Drita, nuk kam c’them… nisur nga komenti yt, mendova te shoh se cila je, dhe pashe se arritja jote me e madhe jane komentet neper gazeta…
Mua thjesht me dukesh si personazh i “Shtepiakeve te deshperuara”
Mire atehere Kadare ja ka vene emrin vepres pashallaret e kuq po sot si do tia kishte vene emrin nje vepre te tille,
Sulltani i kuq e Pashallaret e tij blu
plehnat kane vu plehnat e kombit ne pushtet.
KADAREJA ESHTE AI QE ESHTE E VLERESOJN NJEREZ TE RANJGJEVE TE LARTA E VLERESON GJITH EUROPA E CIVILIZUAR;E VLERESOJM NE SHQIPTARET QE E JETUAM ATE EPOK TE ZEZ DHE QE SKEMI ASNJE LIDHJE ME ATE SISTEM;KADAREJE ESHTE KAQ I MADH SA VET PERBINDESHI JA PATI FRIKEN PENES TIJ;ESHTE KRENARIJA E KOMBIT;SHIFNI O NJEREZ MERUNI ME DICKA TJETER SE ESHTE INJORANC TE FLASESH PER KADAREN PA I LEXUAR ME VEMENDJE LIBRAT E TIJ:
E shikoni se shoku Vahid paska fituar pafajsinin 1993 nga Ramis Alia besoj. Cfar do te thot kejo se ai paska qen komunist i flaket i PPSH.
Sa-zen… Sali Berisha u be president i Shqiperise me 8 Prill 1992 pas zgjedhjeve te parakoheshme ne Mars te po atij viti.. ti me siguri do kesh qene teper i okupuar me dicka shume me te rendesishme e ndja nuk ja ke haberin ketyre gjerave… O njerez.. mire qe debatoni po gjeni ore argumenta te sakta e mos leshoni kumbulla ketu pa ja patur haberin.
E lexova te plote “shperthimin” e E.Hoxhes kunder Kadarese sipas pershkrimit te Vaid Lames tek gazeta Respublica. M’u duk shperthim normal per kushtet e asaj kohe e per vete tipin e E. Hoxhes megjithese Kadare e ben ate “hero” e shpetimtar te situates ne ate poeme. Por asgjekundi nuk del qe ai ka thene te futet ne burg Kadare sic e ka titulli ketu. Por t’ja mbledhim ca menengene se si shume e kemi perkedhelur. Kjo perkthehet me ndonje riedukim tek klasa puntore ose ndonje mase tjeter sic beheshin gjerat atehere. Se nuk e fuste E.Hoxha ne burg Kadarene per vete meritat e tjera qe kishte Kadare. Dhe kete e tregon fakti se c’ndodhi me pas me Kadarene e jo pse dua ta them une sot.
Nuk dua te mar ne analiz komentusit sepse do e quaja humbje kohe dhe jasht teme dhe gjithkush tregon nivelin e tij me thesaret qe shkruan a thua se nuk e ka jetuar ate koh te kobshme e tani na tregojn trimeri prallash ! Zaten mir u a ka ber se ate kishit per hak se spiunllikun edhe brenda ne familje e kish depertuar e kishit frik nga hija juaj ! Lereni rolin e gjykatesit o “trima” dhe lexoni femijve tuaj se ckemi jetuar e u thoni femijve tuaj te mos lexojn e ndigjojn pallavrat e Liljana Hoxhes se edhe ajo mbas pilafit flet ! Komunizmin te gjith e besuan si shkruhej ne leter dhe shikoni ne cduar ran viktimat ne emer te tij !Nuk me thoni or “trima” sa esht numri i te pushkatuarve ,internuarve , dhunuarve qe kaluan ne hellin e ktij cifti perbindesh ! Po duam te dijm se cfar fshihej mbas asaj figure ,cifi ,familje qe sundoi 50 vjet me hekur dhe zjarr tre milion shqiptar qe akoma nuk kan marr veten e ushperndan neper bot te fitojn kohen e humbur ,te skllaverohen e te durojn rracizmin e hidhur se keshtu desh ai ,ajo dhe pasardhesit e tyre dhe ti moj drit qe vetem drit nuk je shfryn nje mllef te cuditshem qe nuk di si tja ve emrin dhe te te bej nje pyetje tani ty dhe atyre gjykatesve trima Pse nuk i qeruat hesapet me kta komunista ju or trima as ne 89 e as ne 97 kur ju erdhi ne dor por u zvaritet pas tyre dhe i bet milionera ! ! Vazhdimin e dini vet . Ti Dritan mos u merzit se tre kater komentus nuk perfaqsojn ndergjegjet e shumices dhe ne qoft se ka akoma te tjera mir do besh ti nxjeresh se boll kemi shkrime e libra qe i bejn lavda gjakatarit me te madh te kohrave ! Popujt harojn e sidomos ne shqiptaret qe mergimi na stresoj e na beri te harojm vetveten e sa per ty Bardhyl e Durim edhe un e kam kte habi dhe pikpytje qe nuk i gjejm artikujt e plot e na i len keshtu ne hava !!
Pak po e tepron dikush por do te ishte mire qe kudohere te flitete shkruhet me fakte.Edhe ne kohen e permendur u botuan vepra me vlere.Kuadrot e asaj kohe nuk po zevendesohen akoma.Versuljet ndaj te kaluares sone nuk me pelqejne fare.Historia eshte kompetente te vlersoje secilin.Edhe shume popuj tjere te botes kaluan neper diktatura e regjime tranesh por po ecin perpara pa pretenduar te poshterojne historine e tyre.Gjuha e urrejtjes qe po perdoret shume here neper shkrime te ndryshme nuk i duhet askujt.Sa herq] dikush harron te kaluaren ajo i perseritet.per fat te keq shume here po harrojme ku ishim dhe per ku jemi duke shkuar.Brezit te ri nuk duhet t’ia mesojme gjuhen e urrejtjes.
cjan keto perralla qe i tregohen lexuesit ne emer te historise, dhe gjoja te se vertetes?-si mund te pretendohet qe Smajl Kadriu, na paskesh qene nje kundershtare i Enverit, kur ai(Kadriu, ah Kadare) i thuri ‘tela me gjemba’ atij regjimi per ta mbrojtur nga sulmet!-si vjen tupr atij, pra Kadriut-Kadares desha tthem, dhe ktyre derdimenve qe kujtohen pas 20 vjetesh te tregojne te ‘verteten’!
bllejj
Vahid Lama ne dijenine time ka vite qe ka vdekur. Ai eshte nga Kruja dhe fakti qe ka arritur te behet sekretar I Enverit do te thote qe ka qene shume i zoti (i zgjuar),kjo duket edhe nga kendveshtrimi i kujtimeve te tij. Ai nuk thote qe ka qene antikomunist, por analizen e gjinies njerezore e ben me realizem. A keni menduar ndonje here ti kaloni njerezit e sotshem ne sprovat e djeshme, ja ku po ja u them, njesoj do te vepronin.
Ju lutem redaksise qe artikujt t’i kemi te plota si me pare.
“Enveri tha: Të futet në burg!”
Përralla! Nëse Enveri donte ta fuste në burg, kjo do bëhej për 5 minuta…
Por nuk ka dashur kurrë , sepse Ismaëlli vetëm lavde i ka thurur Partisë…”ku t’i kërkoj rrënjët e tua ,Parti ?/ Si rrap madhështor mbi këtë vend të lartë!”
Duhej t’a fuste në burg Enveri për këto???
drejt….!
Po Komunistat inatin me te madhe e kane me Kadarene .
Jo rastesisht sepse qe njeriu qe e goditi me Rende R.Aline diten qe kish mbledhur ministerat e Jashtem te Ballkanit .Ai iku dhe kerkoi strehim politik pas gjith atyre sherreve me ramizin.
Dhe ikja e tij e shkerrmoqi qeverine komuniste te R.Alis sa pas dy muajsh pranoi Pluralizmin.
Po ti vini vesh edhe R.Alia dhe N.Hoxha vrerin me te madh e kane me Kadarene.!!!!!
Perse nuk shajne keta D.Agollin .ha ha ha ha
sepse e dine ku e kane kundershtarin .
Kurse kelyshet e tyre lehin kunder Kadares ne unison si komunista te mirfillt.