Panorama Sport
Gazeta Panorama zgjedhje 2013
Home » Kuriozitete » Togo, gratë në grevë seksuale kundër presidentit

Togo, gratë në grevë seksuale kundër presidentit

Liderja, Isabelle Ameganvi duke u bere thirrje grave per pjesemarrje ne greve

Gratë aktiviste në Togo kanë filluar sot një grevë seksuale në një përpjekje për të përdorur fuqinë e tyre seksuale për të larguar presidentin e vendit. Anëtarët femra të të drejtave civile” Let’s Save Togo”do të qëndrojnë larg burrave dhe partnerëve për 1 javë. Qëllimi i tyre është që të shkaktojnë dorëheqjen e Presidenti, Faure Gnassingbé. Isabelle Ameganvi udhëheqëse e grupit për të drejtat e grave tha se greva do të verë në presion  burrat e Togos që të ndërmarrin veprime kundër presidentit. Në Togo, gratë kanë të drejta të barabarta me burrat për të votuar dhe për të marrë pjesë në jetën politike, por në praktikë, ka pak gra në pozita udhëheqëse, qoftë në politikën formale apo atë të shoqërisë civile, të dhëna këto që vijnë nga institucionet e të drejtave të grave. Vendi ka qenë i sunduar nga e njëjta familje për dekada të tëra. Presidenti Faure Gnassingbé erdhi në pushtet në vitin 2005, pas vdekjes së babait të tij, Eyadema Gnassingbé, i cili sundoi vendin në perëndim të Afrikës për 38 vjet. Grupi i grevisteve besojnë se kanë nevojë për ndihmën e njerëzve të tjerë për të detyruar Presidentin, Gnassingbé të japë dorëheqjen. Presidenti Gnassingbe nuk ka komentuar ende grevën e seksit, ndërsa mbajtja e saj u njoftua të shtunën në një miting ku morën pjesë mijëra persona në kryeqytetin, Lome.

Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Panorama Online. Moderatori


Lexoni Gazeta Panorama ne formatin PDF »»KLIKO KETU

3 Komente per “Togo, gratë në grevë seksuale kundër presidentit”

  1. S’ësht e para her që grat në afrik e shohin të arsyeshme një inciativ të till.Un e kam gruan të racës së barrdhë ndaj s’më concerne.

  2. pse nuk bejne dhe ne shqiperi garte greve sexi, mbase saliu jep doreheqjen.

  3. U dogjen kot te shkretat. kur te mbaroje greva do kerkojne kompensim

Beni nje Koment


+ 8 = 14

Gazeta Panorama zgjedhje 2009
Social Network


Abissnet
Gazeta Panorama Alexa toolbar

VIDEO



Showbiz

Lifestyle

Teknologji

Kuriozitete

© 2013 Gazeta Panorama ONLINE. All Rights Reserved.   Powered by: ikoncept