Panorama Sport
Home » Kuriozitete » Pritet mbyllja e Parlamentit të Londrës, ka minj

Pritet mbyllja e Parlamentit të Londrës, ka minj

Parlamentit të Londrës po i bie tavani në kuptimin real të fjalës dhe, përkrah deputetëve, shëtisin ndonjëherë edhe minjtë. Dhomat e Parlamentit në Londër mund të mbyllen së shpejti për një afat pesëvjeçar, pasi duhen kryer riparime esenciale. Kjo do të ishte lëvizja e parë e deputetëve që nga Lufta e Dytë Botërore, nën planet që prekin shpenzime prej 3 miliardë paundësh, mbi rinovimin e pallatit “Westminster”. Nën një opsion, politikanët do të punojnë në një hapësirë nën “Big Ben”, ndërsa nis puna për heqjen e asbestit dhe zëvendësimin e rrjeteve elektrike dhe pajisjeve hidraulike. Një tjetër plan është braktisja një herë e mirë e kësaj ndërtese, shitja e saj dhe ndërtimi i një Parlamenti të ri, mundësisht jashtë Londrës. Pallati “Westminster” mbulon tetë akre dhe ka 1100 dhoma, 100 shkallë dhe korridore tri milje të gjata të shpërndara në katër kate. Kati zero i ndërtesës ka zyra, dhoma ngrënieje dhe bare. Kati i parë mban dhomat e debatit, lobet dhe libraritë. Dy katet

Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Panorama Online. Moderatori


Lexoni Gazeta Panorama ne formatin PDF »»KLIKO KETU

3 Komente per “Pritet mbyllja e Parlamentit të Londrës, ka minj”

  1. Sa të ndjeshëm janë Britanikët.

  2. o pse e paskan lene ne kete derexhe parlamentin londinezet apo jane shtet i varfer….

  3. po ju nuk e dini se kur hap kuleten nje englez perpara dalin mizat qe ka zene kuleta nga qe rri e mbyllur per jete

Beni nje Koment


+ 5 = 13

Social Network

AMC universal
Abissnet


VIDEO





Showbiz

Lifestyle

Teknologji

Kuriozitete

© 2013 Gazeta Panorama ONLINE. All Rights Reserved.   Powered by: ikoncept