Panorama Sport
Home » Kuriozitete » Presidenti Korrea mbron Asanzh: S’quhet krim

Presidenti Korrea mbron Asanzh: S’quhet krim

Presidenti i Ekuadorit ka hedhur poshtë akuzat për sulme seksuale ndaj themeluesit të WikiLeaks, Julian Asanzh, i cili prej dy muajsh po strehohet në Ambasadën e vendit të tij në Londër, duke u shprehur se një burrë nuk mund të thuhet se ka përdhunuar një grua, nëse ajo e ka futur vetë në shtratin e saj. Presidenti Rafael Korrea tha se veprimet për të cilat akuzohet Asanzh nuk mund të quhen krime në “90 deri në 95 për qind të planetit”. Ai kërkohet në Suedi mbi pretendimet e dy grave se i ka sulmuar seksualisht. Asanzh i trembet skenarit se pas kthimit të Suedi mund ta ekstradojnë në Amerikë, për t’u përballur me akuza mbi nxjerrjen e kabllogrameve diplomatike sekrete. I pyetur nëse përdorimi i forcës ndaj një gruaje nuk quhet krim, Korrea është përgjigjur: “Një grua me të cilën po flinte? Të flesh bashkë në të njëjtin shtrat? Le t’ia lëmë këtë sistemit të Drejtësisë në Suedi, por dua të them se në Amerikën Latine të mos përdorësh kondom nuk quhet krim”, citohet ai nga “Sunday Times”.

Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Panorama Online. Moderatori


Lexoni Gazeta Panorama ne formatin PDF »»KLIKO KETU

2 Komente per “Presidenti Korrea mbron Asanzh: S’quhet krim”

  1. Një helikopter i forcave të Shtetit Sirian ishte goditur nga goditjet e rebelve.Sot do ishte mir që Rebelat të mos luftonin për ta marrë veten dhe do ishte e mundur një dialog politik pasi rebelët s’mund të rrëxojn regjimin.

  2. ja ke fut kot o vullnet nuk eshte ky artikulli qe flet per Sirine,lexoje edhe nje here o burr dhe them se do qeshesh me vete

Beni nje Koment


1 + 8 =

Social Network


Abissnet


VIDEO





Showbiz

Lifestyle

Teknologji

Kuriozitete

© 2013 Gazeta Panorama ONLINE. All Rights Reserved.   Powered by: ikoncept