Panorama Sport
Gazeta Panorama zgjedhje 2013
Home » Sociale » Olldashi: Mbikalimi i Vorës hapet në shtator

Olldashi: Mbikalimi i Vorës hapet në shtator

Olldashi duke inspektuar punimet

Mbikalimi i ri i Vorës, nyje kyçe për autostradën Tiranë-Durrës, do të hapet për automjetet në fillim të muajit shtator. Ky projekt, me një vlerë 5.8 milionë euro, financohet nga Fondi i Kuvajtit. Ai përfshin ndër të tjera ndërtimin e 4 km rrugë paralele me autostradën Tiranë-Durrës, përkatësisht me dy korsi dhe me të gjithë infrastrukturën përkatëse, ndërtimin e katër rrethrrotullimeve, si dhe ndërtimin e rrugës urbane në hyrje të qytetit të Vorës. Në këtë mënyrë, mundësohet hyrja dhe dalja e trafikut urban dhe ndërqytetës të Vorës përmes këtyre nyjeve dhe rrugëve paralele. Gjatë inspektimit të punimve në mbikalimin e ri të Vorës, ministri i Punëve Publike, Sokol Olldashi informoi se aktualisht punimet janë në fazën e asfaltimit. “Praktikisht këtu po zhvillohen punimet e asfaltit në rampën e mbigritjes së autostradës e cila rritet në një kuotë prej 6.20 m për të bërë të mundur nënkalimin e të gjithë trafikut anësor që do të vij nga dhe drejt qytetit të Vorës dhe që do të bëj edhe lidhjen me rrugën e vjetër nga Vora drejt Maminasit dhe Shijakut”,tha Olldashi.  Ai shtoi se kryesisht punimet, po kryhen gjatë natës për mos të krijuar komplikacione me trafikun e stinës së verës “Kjo po bëhet duke patur parasysh që kjo është një nyje kyce në aksin kryesor rrugor kombëtar Tiranë -Durrës, ku është e përqendruar shumica e popullatës, shumica e biznesit dhe shumica e fluksit turistik”, tha Olldashi. Ndërsa për automjetet mbikalimi i Vorës do të hapet në shtator, komponentët e tjerë të tij do të përfundojnë në nëntor.

Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Panorama Online. Moderatori


Lexoni Gazeta Panorama ne formatin PDF »»KLIKO KETU

2 Komente per “Olldashi: Mbikalimi i Vorës hapet në shtator”

  1. Ju lumte qe po punoni se e meritojme diçka te tille por je pyetje per z.Olldashi nepermjet gazetes tuaj meqe jetojme larg Shqiperise . Kur eshte bere qytet Vora?? E keni shpallur apo e keni ne mendje per ta bere diçka te tille me rastin e afrimit te zgjedhjeve parlamentare apo eshte thjesht nje lajthitje e juaja si minister ne kete kohe kur dhe temperatura i ka kaluar 40° ??

Beni nje Koment


4 + 8 =

Gazeta Panorama zgjedhje 2009
Social Network


Abissnet
Gazeta Panorama Alexa toolbar

VIDEO



Showbiz

Lifestyle

Teknologji

Kuriozitete

© 2013 Gazeta Panorama ONLINE. All Rights Reserved.   Powered by: ikoncept