Panorama Sport
Home » Ekonomi » Me 4 USD në ditë, 41% e familjeve

Me 4 USD në ditë, 41% e familjeve

Selia e Bankes Boterore

Raporti i Bankës Botërore për varfërinë, statistika të ndryshme nga qeveria, sindikatat e opozita.

“Shqiptarët janë të kërcënuar nga varfëria, duhen politika sociale”

Rreth 41% e familjeve në Shqipëri jetojnë me 4 dollarë për frymë në ditë. Ndryshe nga raportet e tjera si nga ndërkombëtarët, ashtu edhe nga institucionet tona shtetërore, Banka Botërore ka bërë një tjetër kategorizim. Nivelin e të ardhurave, që është tregues për standardin e jetesës, e ka ndarë në 4 tregues. Sipas të dhënave të BB-së, rreth 58% e popullsisë jeton me 5 dollarë për frymë. Me 2.5 dollarë në ditë jeton 11% e popullsisë, duke iu afruar kufirit të varfërisë. Në varfëri ekstreme jeton sot, sipas BB-së, rreth 0.6% e popullsisë, ndërsa 4.3% në minimumin jetik me vetëm 2 dollarë në ditë. Shifrat e Bankës dëshmojnë se pjesa dërrmuese e familjeve shqiptare janë gjithnjë të kërcënuara nga varfëria. Këto të dhëna janë matur përpara se të niste thellimi i krizës.

(Artikullin e plotë e lexoni në numrin e sotëm të gazetës Panorama)

Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Panorama Online. Moderatori


Lexoni Gazeta Panorama ne formatin PDF »»KLIKO KETU

2 Komente per “Me 4 USD në ditë, 41% e familjeve”

  1. kur rrogen qeveria e ka bere 21000 mije leke ne muaj si ne familje punon vetem nje person ose asnje si ka mundesi qe i dilka 5 dollar ne dite ku i gjejne keto shifra keta kater persona nga 5 dollar bejne 20 dollar here 30dite ku mund ti marrim 600 dollar ne muaj ne ne jemi ne farferi ekstreme oj bote hiq pjesen qe punojne ne shtet ku te gjithe xhvasin ndonje kacidhe tek keta fukarenje e shkrete dhe mund por te tjeret ne prag vdekje

  2. Nese sipas Censusit ne jemi mbi 3 milion dhe nese e pjestojme me 4 pjestare per familje dalin 725.000 familje. Kjo i bie se mbi 300.000 ( 41%)e familjeve me 4 persona merr 16 $ ne dite dhe 30 dite 480 $ muaj?? Sinqerisht me duket pak e ekzagjiruar, mjafton te shikoni listat neper ushqimoret e lagjeve dhe ne furrat e bukes.

Beni nje Koment


5 + = 12

Social Network

AMC universal
Abissnet


VIDEO





Showbiz

Lifestyle

Teknologji

Kuriozitete

© 2013 Gazeta Panorama ONLINE. All Rights Reserved.   Powered by: ikoncept