Panorama Sport
Home » Sociale » Mbaron Ramazani, pushuesit kosovarë pushtojnë plazhin

Mbaron Ramazani, pushuesit kosovarë pushtojnë plazhin

DURRES/ Fundjava shkakton dyndje në hotelet e zonës, pas braktisjes.

Përfundimi i Muajit të Ramazanit ka sjellë dyndje të madhe gjatë kësaj fundjave në plazhet e Durrësit. Familje të tëra, në pamundësi për të siguruar një dhomë hoteli apo banese siç e quajnë ata marrjen e dhomave me qira që lëshohen nga qytetarët që banojnë në zonën e plazhit, e kanë kaluar natën në automjetet e tyre, ndërsa një pjesë kanë fjetur në shezlonë. Situata në plazh ka qenë e paparashikuar edhe nga vetë pronarët që ushtrojnë aktivitetin e lëshimit të dhomave me qira.
Rikthimi i pushuesve
Ndonëse disa ditë më parë pushuesit që frekuentonin plazhin e madh numëroheshin me gishtat e dorës, gjatë kësaj fundjave situata ka qenë krejt ndryshe. Hotelet, restorantet, baret, por edhe banesat që qytetarët lëshojnë gjatë kësaj periudhe me qira për pushuesit kanë qenë të tejmbushura nga pushuesit e ardhur nga Kosova. Ndonëse disa ditë më parë pronarët e këtyre bizneseve ankoheshin për largimin e pushuesve, gjatë kësaj fundjave, për shkak të numrit tejet të lartë, kanë pasur luksin t’i përzgjedhin ata, pasi kërkesa për banesa apo dhoma hotelesh ka qenë shumë e madhe. Vija bregdetare nga Ura e Dajlanit deri në Plepa gjatë fundjavës ka qenë e tejmbushur, sa që ishte e pamundur për të gjetur një shezlon, apo një vend për të ngritur çadrën. “Shyqyr se na ishin tharë sytë për të parë kaq njerëz”, thotë Xh. Braho, pronari i një lokali të vogël buzë detit në sektorin “Apolonia”, ndërsa tregon se kur ka ardhur ditën e shtunë për të hapur lokalin, në verandën e tij ka gjetur rreth 10 persona të ulur në tavolinë. “Kur erdha në mëngjes mendova se kisha ngatërruar lokalin, pasi u habita kur pashë verandën e tij të mbushur me njerëz në një kohë që ende nuk ishte hapur. Ndërsa disa familje, që ndoshta kanë ardhur në orët e vona të mbrëmjes, në pamundësi për të gjetur një dhomë për të fjetur e kanë kaluar natën përjashta, duke shfrytëzuar shezlonët për të fjetur. Shyqyr Zotit këtë javë ka pasur mjaft lëvizje dhe kemi punuar ndopak”, pohoi Braho.
Fundi i agjërimit
A.Hoxha, një prej qytetarëve të shumtë që gjatë periudhës së verës lëshojnë dhoma me qira për pushuesit, shprehet se të gjitha dhomat deri në fund të muajit i ka të prenotuara. “Muaji i Ramazanit na penalizoi shumë, por tani sikur u stabilizua situata. Gjatë kësaj fundjave ka pasur dyndje pushuesish, ndërkohë që kërkesa për dhoma me qira ka qenë tepër e madhe. Kjo është fundjava e parë gjatë kësaj vere që të gjitha dhomat janë të zëna”. Përgjatë Muajit të Ramazanit “plazhi i madh” në Durrës pësoi një tronditje të fortë, pasi për shkak besimi shqiptarët e Kosovës dhe shqiptaro-maqedonasit, që njihen si frekuentues të rregullt të kësaj vije bregdetare, u larguan nga Durrësi.

DURRES/ LEONIDHA MUSAJ

Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Panorama Online. Moderatori


Lexoni Gazeta Panorama ne formatin PDF »»KLIKO KETU

3 Komente per “Mbaron Ramazani, pushuesit kosovarë pushtojnë plazhin”

  1. Sa mire do ishte sikur kjo feste te binte gjithmon ne gushte.

  2. Ju lutemi mos i ofendoni shqiptaret nga maqedonia me shqiptaro maqedonas ata jan SHQIPTAR NGA MAQEDONIA

  3. Ka kosovar që pastrojn parat e ndyra (drog,arm,vrasje,pedofili,vjedhje,spiunazh,prostitucion,shitje toke,shitje shtëpie,shitje motrash,shitje organesh,shitje kosovo et etj) te ne.

Beni nje Koment


3 + = 4

Social Network


Abissnet


VIDEO





Showbiz

Lifestyle

Teknologji

Kuriozitete

© 2013 Gazeta Panorama ONLINE. All Rights Reserved.   Powered by: ikoncept