Panorama Sport
Home » Kuriozitete, Panorama Plus » Rikthehet Bleona në Shqipëri dhe hap thesin e gënjeshtrave

Rikthehet Bleona në Shqipëri dhe hap thesin e gënjeshtrave

Në faqen e saj zyrtare, këngëtarja gënjen duke filluar me ditën e lindjes e deri tek albumet e shitura e te koncertet që nuk ekzistojnë.

Sapo mësuam për turneun e këngëtares Bleona Qereti në Shqipëri, pas një mungese të gjatë në skenat shqiptare, gjëja e parë që na shkoi ndër mend ishte të konsultoheshim për detaje në faqen e saj personale në facebook, që ndiqet nga rreth 13000 fansa. Aty Bleona bën me dije që më 26 gusht fillon turin e saj të koncerteve në Shqipëri ku për herë të parë do këndojë këngët e albumit të ri në anglisht, të realizuara në bashkëpunim me Timberland. Njëri nga fansat e faqes i thotë Bleonës që mezi po e pret dhe shpreson të vijë edhe në Elbasan dhe më pas i kujton asaj që kanë qenë në klasa paralele në tetëvjeçare në Elbasan. Kurioziteti na bëri të shohim disa të dhëna të bashkëmoshatarit të Bleonës dhe ai rezulton i datëlindjes 1979. Nëse shohim në faqen personale të Bleonës, bleonaqereti.com, ditëlindja që ka shënuar këngëtarja është 14 maj 1985. Ndërkohë kjo datëlindje rezulton edhe në faqen e këngëtares në Wikipedia. Dhe po në këtë faqe thuhet se këngëtarja ka debutuar në festivalin e RTSH në vitin 1996 me këngën “Lermëni”. Megjithëse shumë këngë të festivaleve të kaluara tashmë janë harruar, kënga “Lermëni” nuk kaloi pa lënë gjurmë, pasi këngëtarja ishte e re dhe shumë simpatike dhe kënga kishte disa vargje interesante, pasi fliste për një adoleshente që kërkonte të bënte jetën e saj dhe kërkonte ta linin të qetë. Mirëpo këtu ka një problem, nëse Bleona është e ditëlindjes 1985, sa vjeç ka qenë ajo në festivalin e vitit 1996?  Llogaritë na dalin që ajo ka debutuar në moshën 11 vjeç, moshë që zakonisht këndohet në një festival fëmijësh dhe jo të rriturish. Ne dimë që Amerika quhet ndryshe edhe “Toka e premtuar”, por nuk kishim dëgjuar se ajo ishte edhe toka e magjive, ku sapo shkel aty, të zbriten menjëherë 6 vite. Edhe pse femrat në përgjithësi kompleksohen nga mosha, në rastin e një personazhi publik, gënjeshtra me moshën dhe çdo lloj mossinqeriteti tjetër kundrejt publikut që e ndjek, quhet thjesht mashtrim. Këngëtarja e cila siç shkruan në faqen e saj në facebook, mezi po pret të takojë zemrat e saj në Shqipëri, ka thënë dhe ca gënjeshtra të tjera për zemrat e saj…Si p.sh.: “Bleona është e para artiste e Europës Juglindore që ka shitur mbi 800 mijë albume, një rekord që nuk është thyer ende nga askush”. Sipas njohurive tona gjeografike, krahas shumë vendeve të tjera, në Europën Juglindore përfshihet edhe Greqia dhe Turqia, vende qe kanë nxjerrë këngëtarë brilantë me një karrierë të padiskutueshme në mbarë botën. Sikur të marrim vetëm rastin e Anna Visit në Greqi, e cila ka bërë ture koncertesh nga Amerika e Kanadaja e deri në Australi dhe ka mbi 9 milionë albume të shitura, llogaritë sikur nuk na falin, njësoj si për moshën e Bleonës, apo jo?
Vazhdojmë, në biografinë e faqes zyrtare thuhet se klipi “Mandarinë” ka qëndruar në top-listën e videove më të mirë në televizionet muzikore europiane!!!! Nëse BBF është televizion europian, edhe mund t’i japim të drejtë, por as aty nuk na rezulton se klipi ka qëndruar në top-listë për katër vite. Sa për televizione të tjera europiane, ne bëmë shumë kërkime, por nuk gjetëm gjë…E meqë jemi tek “sukseset” europiane të Bleonës, këngëtarja në biografinë e saj zyrtare thotë se suksesi i saj është ndërkombëtar, me një audiencë impresionuese, si p.sh. në Gjermani, Itali, Zvicër, Londër, New York etj. Duke investiguar për të kaluarën e saj artistike, ne zbuluam se suksese ndërkombëtare Bleona quan të gjitha koncertet që ajo ka mbajtuar për shqiptarët me banim jashtë kufijve tanë. Pra, sipas kësaj, i bie që çdo këngëtar shqiptar është tashmë një star internacional, pasi edhe një këngëtar i rëndomtë e ka dhënë të paktën një koncert në klubet e Zvicrës që frekuentohet nga shqiptarë të Kosovës dhe Shqipërisë.
Një tjetër informacion i “vyer” në faqen e saj është se kohët e fundit këngëtarja ka bërë një koncert madhështor në Stamboll i ndjekur nga rreth 25 mijë veta, ku ka performuar në anglisht… Duke dashur me gjithë shpirt ta besojmë, do të kishim dëshirë të mësonim më shumë rreth këtij koncerti madhështor, në çfarë date është bërë dhe pse në faqet e saj zyrtare nuk ka as edhe një foto apo video nga ky event…
Meqë këngëtarja radhit disa “Albania’s Grammy Awards” në biografinë e saj zyrtare, ne na duhet t’i kujtojmë se në karrierën e saj muzikore në Shqipëri nuk ka fituar asnjëherë një çmim të parë në një kompeticion të muzikës së lehtë, por ka qenë një këngëtare e muzikës komerciale e pëlqyer nga një target i caktuar njerëzish. Natyrisht nuk i mohojmë një nga 20 çmimet që shpërndan Arditi te “Kënga Magjike”.
Nëse Bleona sot u rikthehet “zemrave” të saj, siç e quan ajo publikun shqiptar, me albumin e saj të ri, do ishte mirë që ajo të kishte më shumë respekt për ta, duke u treguar modeste, e sinqertë dhe realiste për çfarë ka arritur në këtë treg muzikor, pasi të mohosh të kaluarën e mbi të gjitha të kërkosh ta shtrembërosh atë, është një fyerje shumë e madhe për të gjithë “zemrat” e Bleonës.

Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Panorama Online. Moderatori


Lexoni Gazeta Panorama ne formatin PDF »»KLIKO KETU

30 Komente per “Rikthehet Bleona në Shqipëri dhe hap thesin e gënjeshtrave”

  1. kjo bleona mund te kete fituar ndonje cmim te pare vetem ne prodhimin e uthulles.

  2. po carteri qe kishte ardh bleona nuk ishte nisur nga amerika por direkt nga Roma… do ket prit e shkreta nja 10 ore tranzit deri sa ti behej gati…. tu bo si vip pra

  3. moj bleona se as per porno nuke je, end neveritshme, genjeshtare, mendjemadhe….

  4. kjo ka korrur suksese vetem neper krevate…

  5. shoqeria civile

    Po prisnja te lexoja ” genjeshtrat ” kur autori /rja na paska gjetur nje elbasanas ne ditelindjen e Bleones . Edhe cfare ??? Njeriu e ve ditelindjen si ta doje dhe si ti interesoje askujt nuk i prish pune . Po shitjet e kengeve : nje numur i madh , dakord ne qofte se do te theshte i vogel perseri na prishte ndonje pune ne . Dhe se fundi fotoja e saj , Turp pse nuk vini nje fote qe te ndihmoni ne imazhin e mire te kengetares ?

    • une nuk e di pse merren me Bleonen?? e po kushtu e kemi zakon ne shqipetaret nuk duam te shohim njeri te ece perpara. njerezit ne shqiperi qajn hallin e kaloresit se i varen kembet. brravo bleona. ter uroj shume suksese ne jete dhe karriere

    • Mundohen t’i bejne ANTIREKLAME sepse “nuk ua var” dhe behen xheloze…plus, dikush eshte i interesuar te ule vlerat e saj sepse i ben hije…

  6. Me ne fund paska vendosur te kendoj perseri Shqip .
    Bojkot total per Shqiptaren e mallkuar nga Gjergj Fishta.

  7. Qytetari i Tiranes

    Andej nga fshati Qerret, keshtu e kane pak si zakon

  8. Gjithkush ne jete ka moton e tij per te arritur ate qe deshiron ne jete..Bleona tashme e ka zgjedhur moton e saj:Rrej rrej se dicka do te mbetet.Tegjitha ato qe ka shkruajtur ne VIKPEDIA ajo i kashkruajtur me vetedije;Mendoni JU se ka shkruajtur per pjesen Shqiptare?Duke filluar qe nga data e lindjese te gjitha te tjerat qe ka brockollisur aty i ka shkruajtur ne anglisht…Dmth ajo nuk na ka genjyer ne zemrat e saj por palen tjeter pertej oqeanit.Ne te brezit te saj e dime kur; cfare;e ku;ajo ka lindur ka korrur sukseset etj etj;Ne te brezit te saj e dime se ajo ka qene eshte e do te jete nje flluske sapuni me ngjy te bukurara por qe plasin ne cdo moment;;;;;;

  9. kjo rrencakja rren edhe kur thote qe babin e ka nga shkodra sepse duhet te thoje te verteten se e ka nga puka (katund)

  10. Bleona Qerreti nuk eshte se ka ndonje sukses te madh kenget e saj jane te gjitha njesoj me shume shohim levizje sesa kenge nuk besoj se ka ze per kete sukses eshte genjeshter,por me cudisin investigimet qe paskeni bere per Bleonen nese jane te sakta ju falenderojme.

  11. Ca komentatoresh!!! Ca artikulli “Interesant”!!!! Ca race qe jemi!!!!

  12. se kuptoj pse qenka turp te deklarosh vendin ku ke lindur,edhe Rovena Stefa ka lindur dhe eshte ritur ne fshatin sheq i vogel Fier,por kurr se ka permendur njerez me karakter te dobet

  13. kombinatsi ne mergim...

    Un se mor vesh pse vazhdoni e shkruani mo per ket elbasonllie qe un sot e mora vesh nga qeka,se me shum ja rrisni veshet se trupin e paska pa qime fare…po kjo foto duhet te jet vjedhur nga nje revist erotike ma ha menja se duhet te ket provu te ket sukses tani atje se per kong harroje sbo nji lek per mu…

  14. Une jetoj ne Canada the me sa di un pêr kyt fytyre te flliqur rrekordet e saj jane rrenat dhe zezaket qe e perdorin rrugash jau garantoj se kjo eshte nje hic kjo ben vetem per huker rrugash ajo eshte puna e saj kaqe kisha nuk ka ven tek te bardhit.

  15. dikush duke treguar rena fillon ti beson edhe renave te veta dhe mendon se jan te verteta

  16. Koncertet qe I jep ne Amerike apo Bote I shohin vetem shqiptaret. Shqiptaret e pelqejne me shume per trupin e bukurine e saj seas zerin.

  17. Ne fakt kjo fotoja po me pelqen lol , sa per ze , vari lesht se s’ka pase ndonjihere. Edhe diçka me ka ba pershtypje (te keqe) kur e pyeti ai gazetari i E channel se si thuhet ne shqip Good evening dhe kjo ja ktheu “I am an American now dude” …ncnc u bo amerikane kaq shpejt njona

  18. Sa per kto budallelliqet tjera qe kane shkru disa me lart ….jo po eshte prej fshati , jo po babin e ka nga katundi apo nga Puka….pse te lindesh ne qytet ça do te thote ? Qe ke automatikisht titullin Prof.Dr ?lol
    Njerez te vegjel me komplekse inferioriteti lol.

  19. boll te kujtojme intervisten ku Bleona nuk fliste shqip dhe eshte e mjaftushme te kuptosh se kush eshte ajo se cfare niveli ka.mos humbisni kohe me keto lloj personazhesh qe e shesin veten lire.

  20. Kjo eshte amatore e peshtire. Une jetoj ne California dhe e di mire cfare malli eshte kjo

  21. Bleona po ben ceshte e mundur te hyj ne MTV, prandaj dhe i ben publicitet vetes ( se ketu ne usa as qe do tja dije njeri per te). Mire qe nuk ka vene dhe kendimet neper dasma kjo si kariere Haha, E neveritshme, genjeshtare, e patalentuar, mashtruese, keto i pershtaten me se miri. Nuk kane pse te ken njerzit xhelozi per Bleonen,nuk ka asgje per te patur xhelozi, thjesht ata qe komentojne dine te vleresojne artistin dhe kengetarin e vertet.

  22. une punoj ne MTV building ,shperndaj postenqe 6 muaj ,po kam punu cleaner per 11 vjet eshte buildingu 1515 broadway ,ne zemer te time square,une nuk kam pare kurre asnje shqiptar ,vetem nji kosovar Labi nga jashte e merrnin me kamera dhe ky tregonte se kjo ndertesa eshte MTV,aty vijne per krishlindje sume kengetare,me shume me ka ra rasti te shoh GJ Lopez,harroje se ka ardh Bleona aty,une e dua bleonen,dhe i uroj gjithe te mirat,po ajo e din se shqiptaret nuk genjehen ,pastaj te nderrosh vitet nuk eshte mire ,ato ti ka dhuru zoti dhe ai do na i marre ,prandaj shtriji kembet sa ke jorganin ,ose sa ke takatin,ketu ne Amerike po nuk qe njesh bisnesi eshte i tmerrshem ,kapitalisti nuk do trupin ta shoh ,ai shikon a ke vlere ,prandaj mos e ngacmoni me bleonen ,i uroj pushime te mbara me Ganiun

  23. Mbaj mend nje artikull ku thoshte se miku i saj i ngushte eshte Al Pacino……..merreni me mend Bleona mikesha e nje ylli kinematografik…..kemi mjaft talente per te qene krenar,si psh Ermonela Jaho sopranoja e mrekullueshme e shume te tjere,por jo kjo qe asnjehere nuk mbaj mend te kete lidhur dy fjale sic duhet,eshte e bukur pa dyshim por eshte per te meshiruar cinizmi i saj dhe injoranca e madhe.

  24. hahhahahahahhahahahahahah Ca surrati, Ti mi qe nuk ke as ze per te fol, jo per te kendu, te merrka ty Timberlandi!! puupupup, kujt ja thu keto genjeshtra ti, apo kengen per ndo1 te gjore ti, dhe i mbush mendjen! ik mi, qe mohove gjuhen tende!

  25. Sa komentime koti, po ca ju duhet ju ca thote e ca ba Bleona. Po shihni shpijat tuaja.

  26. keq apo mire bleona eshte pop stari me i madh shqiptar e theksoj POP STAR, kjo sdo te thote se ka ze te mrekullueshem apo vesh muzikor te papare. s eshte as celine dion as bethoven. ka plot pop artist qe jane bere te famshem megjithese se kane pasur gje zerin apo edhe pamjen. Mbaj mend nje here qe ardit gjebreja nje nder muzikantet me te mire shqiptare ka thene nje here se isha ne nje koncert te madones dhe stononte keq fare megjithese eshte nje Pop diva nderkombetare.

    Ajo qe ka rendesi eshte se keq apo mire bleona eshte nje nder kengetaret me te famshme shqiptare ne bote dhe meriton respekt.

    ndersa per sai perket wikipedia-s besoj se e dini qe jo me kot quhet the open encyclopedia. pasi gjithkush mund te shkruaje cfare te doje dhe procesi i verifikimit eshte i veshtire dhe i shtrire ne kohe nese kerkoni info zyrtare shihni faqen e internetit dhe faqen personale te FB.

    Mendoj se deklarata se ka bere koncerte ne europe dhe kaqene shume e transmetuar ne kanale televizive europiane nuk eshte genjeshter pasi per Amerikanet shqipoeria eshte ne europe keshtuqe kjo mund te jete nje gjysem e vertete por jo genjeshter :-)

    Mendoj se gazetaret qofshin edhe te show biz apo gossip duhet te kene ca standarte etike dhe jo te bejne komente personale per kengetare apo personazhe te tjere. Panorarma eshte nje gazete shume serioze dhe padyshim qe duhet te tregoje nje seriozitet pak me te madh edhe ne keto pjese te faqeve te saj

Beni nje Koment


5 + = 6

Social Network


Abissnet


VIDEO





Showbiz

Lifestyle

Teknologji

Kuriozitete

© 2013 Gazeta Panorama ONLINE. All Rights Reserved.   Powered by: ikoncept