9-vjeçarja: Tekstet e shkollave, kush përfiton kompensim
Sociale e Dielë, 26 Gusht, 2012 | 11:16 am
Shpërndarja e librave nis ditën e hënë. Afati i fundit për shtëpitë botuese, 10 shtatori.
Tekstet, kush përfiton kompensim 100%
MASH: Rimbursim edhe për familjet me të ardhura të ulëta.
Kompensimi i teksteve shkollore do të arrijë deri në masën 100% për kategori të veçanta nxënësish. Sipas këshilltarit të ministrit të Arsimit, Jovan Kristiqi, do të përfitojnë rimbursim të plotë nxënësit që u përkasin familjeve që trajtohen me asistencë sociale apo kanë në familje një person me aftësi të kufizuara. “Po kështu kompensim deri në 100% do të përfitojnë fëmijët e komunitetit rom, si dhe ata të pakicave kombëtare”, tha Kristiqi. Një tjetër kategori për të cilën masa e subvencionit nga MASH është caktuar deri në 50%, është ajo e fëmijëve që vijnë nga familje me të ardhura mujore nën 30 mijë lekë në muaj. Tekstet shkollore do të nisin të shpërndahen të hënën në të gjitha shkollat e vendit. “Për të përfituar rimbursimin, të gjithë nxënësit që u përkasin kategorive që përmenda, duhet të ruajnë faturat e blerjes së teksteve”, tha Kristiqi.
(Artikullin e plotë e lexoni në numrin e sotëm të gazetës Panorama)



























