Kriza, ulet konsumi i energjisë dhe investimet
Ekonomi e Shtunë, 25 Gusht, 2012 | 12:19 pm
Situata e energjisë elektrike. Kursejnë qytetarët, s’prodhojnë bizneset.
INSTAT: Importi i makinerive e pajisjeve, më pak se në 2011.
Për ta bërë më të qartë situatën ekon-omike të vendit, ka ndihmuar dje INSTAT me shifrat e konsumit të energjisë elektrike dhe bilancit tregtar. Në pjesën e parë të vitit, bizneset dhe individët kanë shpenzuar më pak energji elektrike. Në një situatë normale, kur edhe çmimi i energjisë nuk u rrit në dhjetor, kjo tregon qartë se ekonomia është në një gjendje jo të mirë. Ulja e konsumit të energjisë nga individët mund të përkthehet në rritje të kursimit apo pasqyrim i mungesës së të ardhurave. Por ulja e energjisë së konsumuar nga biznesi tregon qartë mungesën e aktivitetit apo punës. Të dyja shifrat e publikuara dje nga INSTAT pasqyrojnë realisht krizën ekonomike të vendit.
(Artikullin e plotë e lexoni në numrin e sotëm të gazetës Panorama)




























energjia ësht vitale në dimër në zonat malore pasi shërben për ngrohje.,ndaj do ishte mir që të bëhet e mundur që mirmbajtja e tyre të bëhet gjatë muajve të verës ku më pas të shiheshin problemet tjerra.