Zvicër– Shqipëri, pak bileta. TKZ premtojnë spektakël
Kuriozitete e Premte, 24 Gusht, 2012 | 20:16 pmMë 11 shtator përfaqësuesja shqiptare e futbollit përballet me përfaqësuesen e Zvicrës në kuadër të eliminatoreve për botërorin, Brazil 2014.
Interesi i tifozëve duket se është i jashtëzakonshëm, por, jo të gjithë ata që do të duan ta ndjekin këtë ndeshje nga shkallët e stadiumit të Luzernës, në Zvicër do të kenë mundësinë për tu pajisur me një biletë, për shkak të numrit të vogël që Federate Zvicerane e Futbollit ka vënë në dispozicion të tifozërisë shqiptare.
Këtë e kanë konfirmuar edhe grupimi më i madh i tifozëve shqiptarë, “Tifozat Kuq e Zi”. Duke folur për sport.info, Flakëron Abazi, përfaqësues nga Prishtina i Tifozave Kuq e Zi, njëherësh edhe njëri nga organizatorët e udhëtimit për ndeshjen Zvicër – Shqipëri, tregon se për shkak të interesimit të madh, Tifozat Kuq e Zi do të organizojnë udhëtim me autobus nga Prishtina dhe Tirana, për në Luzern.
Tifozat Kuq e Zi kanë pohuar se janë vetëm 1200 bileta në dispozicion të shqiptarëve, nga 17.000 mijë vende që ka stadiumi Luzernës. Një taktikë e cila po ndiqet nga shqiptarët që jetojnë në Zvicër, është blerja e biletës duke paraqitur pasaportën zvicerane.
Udhëtimi i tifozëve nga Prishtina dhe Tirana do të bëhet në datën 9 shtator. Çmimi për këtë udhëtim është 270 euro, në të cilin përveç transportit vajtje-ardhje përfshihen edhe 2 netë fjetje në hotel dhe bileta e ndeshjes.
Tifozat Kuq e Zi nëpërmjet përfaqësuesve të tyre në Zvicër kanë zhvilluar një sërë takimesh me autoritetet zvicerane rreth akomodimit të tifozëve shqiptarë dhe sigurisë që ata do të kenë gjatë qëndrimit të tyre në Luzernë.
Koreografia e përgatitur për ndeshjen do të jetë një tjetër befasi, paralajmërojnë Tifozat Kuq e Zi. Sipas tyre, më 11 shtator Luzerni do të vishet nga ngjyrat kuq e zi.
“Një gjë është e sigurtë, Luzerni me 11 shtator do t’i ketë vetëm dy ngjyra, Kuq e Zi” – shprehet, Flakëron Abazi, përfaqësues nga Prishtina i Tifozave Kuq e Zi.
Përballja e Shqipërisë me Zvicrën ka zgjuar një interes të jashtëzakonshëm për shkak edhe të përbërjes së ekipit kombëtar helvet, ku në përbërje janë disa shqiptarë, mes tyre Xherdan Shaqiri, ylli i ri i Bajernit të Mynihut, apo Xhaka, Behrami, Xhemajli etj.





























O Zot sa qejf kisha te isha ne stadium diten e ndeshjes -
-Bravo TKZ ,! Nuk qenka cmim i larte dhe permbledh edhe bleten brenda, shume bukur
Bravo edhe shqiptaret qe jetojne ne Zvicer , shume mire ,_TE SHKONI SA ME SHUME NE STADIUM
Ej , o tfozat kuq e zi , kujdes , mos i vini ne pozite te veshtire ata cunat tane qe lozin me Zvicren
Silluni me Tolerance , se ata jane vellezerit tane –pavaresisht se lozin me Zvicren
Data 11 shtator i bije e marte–Do e shikojme ne TV,
_-Dua qe tifozat kuq e zi , te nxjerrin ndonje flamur shqiptar te madh fare ., se duket bukur shume
Hajde suksese tifzave dhe kujdes mos beni rremuje –Dhe mbroni njeri tjetrin,
Eshte veshtire te marim pike atje, se nuk te lene Xherdani me Granitin, hahahahahaha
por qe sidoqofte te shikojme tifozat duke brohoritur me flamujt tane
na kenaq shpirtin me shume se ndeshja vete …….
Bravo Raimondi… ashtu eshte me gjithe deshiren e madhe per te fituar apo barazuar, nuk duhet ti veme ne pozite te veshtire ata qe luajne per Zvicren. Ata jane djeme shume te mire e kane familje shume te mira, patrote te vertete por ja qe luajne ketu se ketu jane rritur e ketu duhet te jetojne. Ata do te jene njerez te mire nese me te vertete e tregojne veten FUTBOLLISTE te mire e lujane pa asnje paragjykim se ke kane perballe. SUKSESE te gjitheve
Porosia eime eshte,kombetarja te luaj per te fituar,.