Pitbullët shqyejnë makinën në kërkim të maces
Kuriozitete e Premte, 24 Gusht, 2012 | 12:46 pm
Katër qen të racës “pitbull-terrier” në përpjekje për të kapur një kotele që ishte fshehur në motorin e makinës së pronarit të tyre, e kanë shqyer pjesën e përparme të mjetit, duke ia shkëputur tërësisht llamarinat. Ata kanë shqyer një gomë të përparme të makinës dhe kanë përtypur kafshata të mëdha nga parakolpi. Katër pitbullët-terrierë e kanë gjëmuar macen deri kur ajo hyri për t’u fshehur në minivanin “Dodge”, që ishte parkuar në Baning, Kaliforni. Pronari i qenve dhe i makinës kishte ndërruar gomat e saj pas incidentit, pa e ditur se në pjesën e përparme ishte një kotele, dhe ka udhëtuar 25 milje nga Baning në Palm Springs. Kotelja i kishte mbijetuar udhëtimit dhe u zbulua më pas nga shoferi, i cili lajmëroi qendrën e kafshëve dhe tani është gati për t’u adoptuar.




























kto lloj qensh,duhet te jene jashte ligjit
Në një fshat të Belgjikës .,i zoti i qenit në fjalë i races PITBULL se kishte ushqier sa duhet dhe i kishte kafshuar dorën ku policia e shtetit bëri më pas ekzekutimin e tijë.,ku një rast tjetërr para dy vitesh në Francë ku një PITBULL i morri jetën një voglushje.Sot ata që kan qen të tillë jan të detyruar ti vën mask në turri për të siguruar jetën e qytetarve.
Pralla,histori qe mund ti degjosh se kane ndodhur edhe nga qene te racave te tjera e para dhe e dyta eshte se histori te tilla ka edhe me macet,e vertete ne nje fshat te Tiranes ndoshta rreth viteve 72-73 nje mace i hengri koqet nje foshnjeje qe e kishin vene te flinte ne djep ne hije te fikut e sa histori te tjra puna eshte se si rritet kafsha si e edukon i zoti ,a di i zoti ta edukoje ate.Sa per Pit Bull-at shume njerez te pashpirt i rrisin per ti vene ne ring qe te zihen keto qenie dhe nga kjo fitojne milliona nga spektatoret e pa shpirt.Ky fenomen sot quhet turp i botes dhe denohet me LIGJ.Pit Bull Terrier ose JO eshte kafshe shume e dashur dhe shume besnike per te zotin hidhe ne flake dhe nuk pyet e mund ti kundervihet cdo lloj kafshe tjeter qe rrezikon te zotin e tij. Kapish?