Panorama Sport
Home » Kuriozitete » Multimilioneri shet jetën e tij në “ebay”

Multimilioneri shet jetën e tij në “ebay”

Një biznesmen nga Florida, i cili ka vendosur të fillojë një jetë të re, ka nxjerrë në shitje në “ebay” jetën e tij të vjetër për 2.8 milionë euro. Multimilioneri Shein Batçer po shet një zinxhir dyqanesh me lojëra kompjuterike, dy shtëpi me pamje nga deti, tri supermakina, madje edhe qenin e tij. Ai planifikon t’i përdorë paratë për të udhëtuar me gruan e tij përpara se të kthehet në Florida për të hapur një sipërmarrje të re. Oferta deri tani është klikuar nga 75 000 persona. Batçer, 29 vjeç, nga Gjiri i Tampas, tha: “Po shes ëndrrën time amerikane në ‘ebay’. Blerësit do t’i mësohen të gjitha hiletë e biznesit. Do t’i garantohet akses në të gjithë distributorët dhe sekretet e tregtisë”. Ai ka hedhur edhe një video në “YouTube”, që siguron një guidë në shtëpitë e tij luksoze.

Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Panorama Online. Moderatori


Lexoni Gazeta Panorama ne formatin PDF »»KLIKO KETU

1 Koment per “Multimilioneri shet jetën e tij në “ebay””

  1. Dhe ish Drejtori i Fondit Moneter Internacional (Domenique Struskan )shet shtëpin e tij në Washington.,ku shitetjet u lën rrugën ndarjeve siç ndodhi.

Beni nje Koment


8 + = 15

Social Network


Abissnet


VIDEO





Showbiz

Lifestyle

Teknologji

Kuriozitete

© 2013 Gazeta Panorama ONLINE. All Rights Reserved.   Powered by: ikoncept