Panorama Sport
Home » Kuriozitete » I hiqen titujt çiklistit të famshëm, Lance Armstrong

I hiqen titujt çiklistit të famshëm, Lance Armstrong

Lance Armstrong

Agjencia amerikane Anti-Dopingut tha se do t’i heqë titujt çiklistit të famshëm Lance Armstrong dhe do ta ndalojë atë të marr pjesë në garat e këtij sporti.

Agjencia e bëri njoftimin dje, pasi Armstrong tha se nuk do të luftojë më akuzat për doping, pas vendimit të një gjykate federale amerikane për shkarkimin e padisë së tij kundër agjencisë. Armstrong fitoi shtatë trofe të Tour de France nga viti 1999-2005.

Çiklisti tha se nuk ka “asnjë provë fizike ” për të mbështetur pretendimet për përdorimin e dopingut. Ai tha se e kishte vënë veten në dispozicion për testim “në çdo kohë në çdo vend të botës.”

Agjencia e Anti-Dopingut pohon se Armstrongu ka përdorur substance të ndaluara për shtimin e performancës për vite me rradhë.

40-vjeçari Armstrong, i cili e la sportin vitin e kaluar, ka qenë një hero për shumë njerëz për kapërcimin e kancerit dhe për mbështetjen e fondacionit të tij për kërkime të kancerit.

Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Panorama Online. Moderatori


Lexoni Gazeta Panorama ne formatin PDF »»KLIKO KETU

3 Komente per “I hiqen titujt çiklistit të famshëm, Lance Armstrong”

  1. Bën vaki mund të ket mashtruar në një ose dy medalje por 7 më duket i pa drejt si vendim që t’i hiqen çiklistit Lance.

  2. ka shkel dike ne kallo dhe ja hoqen ,por gjermanet thone kjo nuk sjelll asgje te re dhe fama do mbetet

  3. Ay ka qene dhe mbetet legjenda e ciklizmit botrore.

Beni nje Koment


6 + = 14

Social Network


Abissnet


VIDEO





Showbiz

Lifestyle

Teknologji

Kuriozitete

© 2013 Gazeta Panorama ONLINE. All Rights Reserved.   Powered by: ikoncept