Panorama Sport
Home » Kuriozitete » Vrasësit të Lenonit i refuzohet kërkesa për lirim

Vrasësit të Lenonit i refuzohet kërkesa për lirim

Vrasësit të legjendës së muzikës britanike, ish anëtarit të grupit The Beatles, John Lenon, Mark David Chapman i është refuzuar sot në New York për të shtatën herë kërkesa për lirim me kusht.

57- vjeçari që kreu vrasjen në vitin 1980 është dënuar me 20 vite burg, pasi në dhjetor të 1980 ai ka pranuar se ka vrarë John Lenon.

John Lenon

Kërkesa e tij e parë për lirim të parakohshëm është refuzuar në vitin 2000.

Por bordet e lirimit në mënyrë të vazhdueshme i kanë refuzuar kërkesat e tij me arsyetimin se ai do të paraqiste rrezik për publikun dhe për vetveten.

Chapman tashmë duhet të presë edhe për dy vjet për të fituar të drejtën për kërkesë të re për lirim, që do të shqyrtohej nga një bord tjetër.

Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Panorama Online. Moderatori


Lexoni Gazeta Panorama ne formatin PDF »»KLIKO KETU

2 Komente per “Vrasësit të Lenonit i refuzohet kërkesa për lirim”

  1. Njerzit që kan gjak në duar jan të rrezikshëm.

  2. asesi lirim le te ngordh ne burg ky psiopat

Beni nje Koment


4 + = 9

Social Network


Abissnet


VIDEO





Showbiz

Lifestyle

Teknologji

Kuriozitete

© 2013 Gazeta Panorama ONLINE. All Rights Reserved.   Powered by: ikoncept