Panorama Sport
Home » Kuriozitete » Publiciteti, Felps rrezikon medaljet

Publiciteti, Felps rrezikon medaljet

Notari më i madh i të gjitha kohëve dhe ndoshta olimpisti më i madh i epokës moderne mund të rrezikojë medaljet e tij, fituar në “Londër 2012”. Majkëll Felps është në telashe, pasi në internet janë botuar gjatë Olimpiadës foto publicitare të tij, foto të shtëpisë së famshme franceze të sendeve të luksit, “Louis Vuitton”. Kjo kompani nuk është sponsor i Komitetit Olimpik Ndërkombëtar (CIO) dhe ky i fundit ndalon me ligj që sportistët olimpistë të reklamojnë kompani të tjera përveç atyre të Olimpiadës gjatë kohës që zhvillohen lojërat. Fotot “Louis Vuitton” të Felpsit u hodhën në internet që ditën e dytë të Olimpiadës, ndërsa sipas deklarimeve zyrtare të kompanisë dhe të Felpsit, fushata publicitare ishte parashikuar të niste më 16 gusht. Kompania dhe ish-notari kanë deklaruar se fotot janë botuar pa dijeninë e tyre, por teorikisht Felps rrezikon medaljet. Në “Londër 2012”, ai fitoi 4 të arta dhe 2 argjendi, duke arritur kuotën rekord të 18 të artave dhe 22 medaljeve gjithsej nëpër olimpiada. Nuk dihet se sa medalje mund të humbasë Felps, nëse Komiteti Olimpik Ndërkombëtar do të marrë vendim për ta dënuar lidhur me këtë shkelje të rregullave.

Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Panorama Online. Moderatori


Lexoni Gazeta Panorama ne formatin PDF »»KLIKO KETU

Beni nje Koment


+ 1 = 9

Social Network


Abissnet


VIDEO





Showbiz

Lifestyle

Teknologji

Kuriozitete

© 2013 Gazeta Panorama ONLINE. All Rights Reserved.   Powered by: ikoncept