Panorama Sport
Home » Kuriozitete » Hidhet nga ura, vetëvritet regjisori britanik, Tony Scott

Hidhet nga ura, vetëvritet regjisori britanik, Tony Scott

Regjisori Toni Scott, i mirënjohur për filmat “Top Gun” dhe “Beverly Hills Cop II” është ndarë sot nga jeta pasi u hodh nga ura “Vincent Thomas” në San Pedro, Kaliforni, tha një hetues nga Los Angelos.

Burimet policore thanë se, Scott, 68 vjeç, u hodh nga ura rreth orës 12:30 pasdite me orën lokale.

Ka qenë një kalimtar që ka parë Scott të hidhet nga ura, i cili ka lajmëruar menjëherë policinë.

Autoritet nuk kanë pranuar të flasin lidhur me një letër, për të cilën thuhet se është gjetur në makinën e regjisorit, ku shpjegohen edhe arsyet e vetëvrasjes.

Top Gun

Regjisori i famshëm, emri i plotë i të cilit është, Athony D.L. Scott ka lindur në North Shield, Angli në vitin 1944.

Ai ishte pjesë e sheshxhirimeve që kur ishte adoleshent, pasi shoqëronte vëllain e tij më të madh, Ridley Scott.

Në vitin 1995 të dy u bashkuan për të krijuar kompaninë e prodhimit, Scott Free Productions.

Simon Salla, një zëdhënës që përfaqëson vëllezërit Scoot, konfirmoi vdekjen, ndërsa tha se, “familja kërkon respektimin e privatësisë në këto momente”

Tony Scott u bë një emër familjar në vitin 1986 si regjisor i filmit shumë të suksesshëm “Top Gun”, me protagonist aktorin e famshëm, Tom Cruise dhe Kelly McGillis. Ai e pasoi këtë film, me një tjetër mjaft të vlerësuar, “Beverly Hills Cop II” i vitit 1987, me protagonist, Eddie Murphy.

Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Panorama Online. Moderatori


Lexoni Gazeta Panorama ne formatin PDF »»KLIKO KETU

2 Komente per “Hidhet nga ura, vetëvritet regjisori britanik, Tony Scott”

  1. ç’mënduria s’njeh moshë.,vjen dhe godet befasisht.

  2. kush e di i shkreti ska pas leke te ushqehet.

Beni nje Koment


+ 8 = 12

Social Network


Abissnet


VIDEO





Showbiz

Lifestyle

Teknologji

Kuriozitete

© 2013 Gazeta Panorama ONLINE. All Rights Reserved.   Powered by: ikoncept