PSIKOLOGJIA   Birra Korca
GRAZIA   Lotaria Kombetare
Home » Aktualitet » EKSKLUZIVE, Nazime Visha 4 vitet e ferrit me Fiqiriun

EKSKLUZIVE, Nazime Visha 4 vitet e ferrit me Fiqiriun

Faksimile e procesverbalit të dëshmisë së Nazime Vishës

Zbardhet dëshmia e plotë e 18-vjeçares Nazime Visha, e cila ka marrë mbi vete autorësinë e ekzekutimit me armë zjarri ndaj 45-vjeçarit Fiqiri Visha, i martuar dhe baba i pesë fëmijëve. Sipas përcaktimit të Policisë, krimi ndodhi në datën 13 gusht, orën 00:50, në fshatin Qendër-Krrabë. Pas vetëdorëzimit menjëherë pas ngjarjes, Nazime Visha është pyetur nga Policia Gjyqësore, nga oficer Andi Banushi dhe në prani të avokates Vjollca Pustina. Procesverbali i përket së njëjtës datë me atë të krimit, pra më 13 gusht, vetëm 13 orë pas vrasjes. Në orën 14:00, Prokuroria e Rrethit Gjyqësor Tiranë, ka marrë të dhënat nga Nazime Visha, personit ndaj të cilit po zhvillohen hetimet për veprën penale të “vrasjes me dashje”, parashikuar nga neni 76 i Kodit Penal. Në hyrje të procesverbalit të dëshmisë së parë të 18-vjeçares, bëhet një njohje me gjeneralitetet e Nazime Vishës, e cila rezulton ndër të tjera: me shtetësi e kombësi shqiptare, me arsim 8 klasë, me gjendje civile – beqare, e padënuar më parë dhe e vetëdeklaruar “pa celular”. Ndërsa në fund të procesverbalit bie në sy edhe fakti që adoleshentja është ndier e lodhur me marrjen në pyetje, duke theksuar se është e pagjumë. Më poshtë, gazeta “Panorama” boton të plotë dokumentin në fjalë, i cili është procesverbali i vetëm deri më tani lidhur me dëshminë për arsyet dhe rrethanat që e çuan 18-vjeçaren që të vrasë 45-vjeçarin, babain e 5 fëmijëve.

PROCESVERBAL

Për marrjen e të dhënave nga personi ndaj të cilit zhvillohen hetime Në Tiranë, më datë 13.08.2012, ora 14:00, unë Andi Banushi, oficer i Policisë Gjyqësore, në bazë të nenit 296 të K.Pr.Penale, mbaj këtë procesverbal për marrjen e të dhënave, në prani të mbrojtësit (avokate Vjollca Pustina), si dhe psikologut Vilson Banushi, nga personi ndaj të cilit zhvillohen hetimet për veprën penale “vrasje me dashje”, parashikuar nga neni 76 i Kodit Penal, shtetasja Nazime Visha, e bija e Beqirit dhe e Mejtes, e datëlindjes 03.03.1994, lindur në fshatin Vilëz, komuna Zall- Bastar, Tiranë dhe banuese në këtë adresë, me shtetësi dhe kombësi shqiptare, me arsim 8 klasë, me gjendje civile beqare, e padënuar më parë, nr. celulari s’ka. Personit iu shpjegua se: 1.Ka të drejtë që të mos përgjigjet dhe se, edhe po të mos përgjigjet, procedimi do të vazhdojë, neni 38/3, K.Pr.Penale. 2.Mund të shpjegojë gjithçka që çmon të dobishme për mbrojtjen e saj neni 39/2 i K.Pr.Penale. 3.Cilat janë faktet për të cilat procedohet dhe arsyet e marrjes në pyetje të saj, si dhe të dhënat në ngarkim të saj, neni 256 i K.Pr.Penale 4.Ka të drejtë të zgjedhë një mbrojtës dhe të kërkojë caktimin e një mbrojtësi nga organi procedues, nenet 48,49 296 e vijues të K.Pr.Penale. Me vullnetin e saj të lirë ajo deklaroi: Banoj në adresën e mësipërme (në fshatin Vilëz të komunës Zall-Bastar, Tiranë) dhe pasi u njoha me të drejtat e mia, dëshiroj që thëniet e mia t’i bëj në praninë e avokatit. PYETJE: Ju bëj të ditur se ndaj jush zhvillohen hetime për veprën penale të “vrasjes me dashje”, pasi në datën e djeshme rreth orës 00:30 ju keni vrarë me armë zjarri shtetasin Fiqiri Muça, në fshatin Krrabë të Tiranës. Në bazë të ligjit keni të drejtë të mbroheni me avokat dhe të mos jepni shpjegime pa praninë e tij. Në rast se nuk keni një të tillë, do t’ju caktohet një i tillë kryesisht, nëse dëshironi. Çfarë keni për të thënë në lidhje me hetimin? PËRGJIGJE: U njoha me të drejtat e mia që kam dhe me veprën penale për të cilën po hetohem, theksoj se do të jap shpjegime në praninë e avokatit të caktuar Vjollca Pustina, me numër licence 2025. PYETJE: A mund të më sqaroni ju nëse njiheni me shtetasin Fiqiri Muça, nëse po, marrëdhëniet që keni pasur me këtë shtetas. Sa kohë keni që njiheni dhe rrethanat e njohjes. Personat që kanë dijeni për njohjen dhe marrëdhëniet tuaja e të tjera rrethana lidhur me këtë person. Gjithashtu i jeni vetëdorëzuar policisë, pasi keni njoftuar vrasjen e shtetasit Fiqiri Muça. A mund të na tregoni me hollësi rrethanat e kësaj ngjarjeje, si: vendin, kohën, mjetet, personat e pranishëm, motivet etj.? PËRGJIGJE: Po, kam për të deklaruar se unë jetoj në fshatin Vilëz të komunës Zall-Bastar. Unë jetoj në një shtëpi me babain tim Beqir, i cili është invalid, nënën time, Mejte, që është e papunë si dhe vëllezërit e mi që quhen Zamiri, 11 vjeç dhe Adhurimi, 4 vjeç. Gjithashtu kam dy motra të martuara që quhen Lutfije, e cila është martuar me shtetasin Vladimir Muça dhe jeton në Manzë të Durrësit, si dhe motën Shyqyrie, e cila është martuar me shtetasin Artur Shqopa dhe banon në fshatin Laknas, Tiranë. Kam edhe një vëlla më të madh, të martuar, që quhet Jemin dhe është me banim në Greqi, së bashku me familjen dhe fëmijën e tij. Për sa i përket pyetjes që më keni drejtuar, kam për të deklaruar se unë shtetasin Fiqiri Muça kam 4 vjet që e kam njohur, pasi ai është bërë mik në familjen tonë sepse i vëllai i tij, Vladimiri, ka marrë për grua motrën time, Lutfijen. Unë në atë kohë kam qenë nxënëse në klasën e tetë të shkollës 8-vjeçare të fshatit Vilëz. Fiqiriu ka pasur shumë hyrje dhe dalje në shtëpinë tonë, jo vetëm për faktin që ishte mik, por edhe se për disa kohë ai ka punuar së bashku me babain tim në mal, ku prisnin dru. Fiqiriu e ka pasur shtëpinë në fshatin Manzë të Durrësit, ishte i martuar me shtetasen Mynyre dhe ka me atë 5 fëmijë, më të madhin e ka në moshë 25-vjeçare… (Procesvebalin e plotë te Nazime Vishes, te akuzuar per vrasje me dashje, ku ajo rrefen te gjithe historine me Fiqiri Muçen, e lexoni te plote ne numrin e sotem te gazetes, Panorama) ELISABETA ILNICA

Albtelecom

Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Panorama Online. Moderatori

7 Komente per “EKSKLUZIVE, Nazime Visha 4 vitet e ferrit me Fiqiriun”

  1. o ju gazetar te panorames po pse se shkruni komplet ket proces verbal se na jasht skem mundsi me pas ket gazt mi lecu pershendetje nga hamurgu

  2. e vertete .ne qe jemi jashte skemi mundesi ti gjejme ,ju pershendes..

  3. 4 vite ferr???!! per cdo gje e ka nje zgjidhje, ajo vrasje te beri te provosh ferrin e vertete, mjere njerez te tille

  4. LIRIM TE MENJIHERSHE DHE SHPALLJA E SAJE HERONIA E NDERIT MORAL KOMBETAR. NDERSA NE ANEN TJETER TE PASTROHETE SHQIPERIA NGA RRENJTE E IDHETA TE PS.PPSH.PKSH(J).DIHET QE 20 VJET DEMOKRACI E QE 100.VJET SHTET ,NE SHQIPERI ESHTE DESHMUA SE SHQIPERIA PERBEHET PREJ 55% GREGKOFIL E SERRBOFILE BOSNACMUSLIMANFIL,TE ASLIMILUAR NE “SHQIPTAR” (QE IU MUNGON ETIKA KOMBETARE .)NGA KRIMINELI XHELATI KOMUNISTE SHQIPTARORUS ENVER HOXHA.KETE E DESHMON EDHE KENGET E TYRE POPULLORE ME MUZIKE SERRBE E GREKE, E ME FJALE TE GJUHES SHQIPE.

  5. !!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!! po ,ir ja ka bo vetem denim me vdekje per kta njerez pa fytyr vajza ska as pse de dal para gjygjyt pasi ajo ka qen edne adoleshente kur ja ka nis lidhje dhe zdihet ajo lidhje a ka qen me dashuri apo krcnim!!

  6. e vrau se e donte apo se vertete do e trafikonte kjo nuk dihet por ne cdo lloj rrethane ajo zhyti veten

  7. NJE GJE NUK KUPTOET NE KETE SHTET PERSE E MBAJN AKOMA KETE VAJZE TE PA FAJSHME KU DIHET RRUGA / QE AI KA QEN NJE KRIMINEL QE TE VESH MENJE ADOLISHENTE , NJE BUR I MARTUAR ME 5 FEMIJ KU FEMIJEN ETIJ E KA NE TE NJEJTE MOSH ME VIKTIMEN KJO NUK DO GJYKIM , POR ESHTE NJE RAST QE VAJZA KA BER SHUM MIR POR MOS VAZHDOHET ME SE LAT NAM.

Beni nje Koment


+ 9 = 10

  • Facebook
  • Twitter
  • YouTube
  • Linkedin
  • RSS



Hotel Prestige

Gazeta Panorama Alexa toolbar

Parashikimi i motit


+23
H: +24°
L: +12°
Tirana
Tuesday, 22 October
See 7-Day Forecast
Wed Thu Fri Sat Sun Mon
           
+26° +26° +25° +25° +25° +24°
+12° +11° +11° +11° +10° +11°
+22
H: +23°
L: +15°
Durres
Tuesday, 22 October
See 7-Day Forecast
Wed Thu Fri Sat Sun Mon
           
+25° +25° +25° +25° +23° +23°
+15° +14° +15° +15° +12° +11°
+22
H: +25°
L: +10°
Elbasan
Tuesday, 22 October
See 7-Day Forecast
Wed Thu Fri Sat Sun Mon
           
+28° +28° +27° +27° +27° +26°
+12° +11° +11° +10° +10° +11°
+18
H: +23°
L: +16°
Vlore
Tuesday, 22 October
See 7-Day Forecast
Wed Thu Fri Sat Sun Mon
           
+25° +25° +25° +24° +24° +24°
+15° +14° +14° +15° +12° +12°
+21
H: +23°
L: +11°
Shkoder
Tuesday, 22 October
See 7-Day Forecast
Wed Thu Fri Sat Sun Mon
           
+26° +25° +25° +26° +25° +24°
+12° +11° +12° +10° +11° +12°
+18
H: +22°
L: +
Korce
Tuesday, 22 October
See 7-Day Forecast
Wed Thu Fri Sat Sun Mon
           
+24° +23° +23° +22° +23° +23°
+ + + + + +
+22
H: +24°
L: +11°
Berat
Tuesday, 22 October
See 7-Day Forecast
Wed Thu Fri Sat Sun Mon
           
+27° +27° +27° +27° +26° +25°
+11° +10° +10° +10° + +10°
+9
H: +22°
L: +
Kukes
Tuesday, 22 October
See 7-Day Forecast
Wed Thu Fri Sat Sun Mon
           
+22° +22° +21° +21° +21° +21°
+ + + + + +
+23
H: +23°
L: +12°
Sarande
Tuesday, 22 October
See 7-Day Forecast
Wed Thu Fri Sat Sun Mon
           
+23° +23° +23° +22° +22° +22°
+11° +12° +11° +10° + +13°
+24
H: +24°
L: +13°
Kavaje
Tuesday, 22 October
See 7-Day Forecast
Wed Thu Fri Sat Sun Mon
           
+26° +26° +26° +26° +25° +25°
+13° +13° +12° +12° +11° +11°
+22
H: +22°
L: +12°
Kruje
Tuesday, 22 October
See 7-Day Forecast
Wed Thu Fri Sat Sun Mon
           
+22° +23° +21° +22° +21° +20°
+11° +10° +10° +10° +10° +11°
+22
H: +24°
L: +14°
Lezhe
Tuesday, 22 October
See 7-Day Forecast
Wed Thu Fri Sat Sun Mon
           
+26° +26° +26° +26° +25° +24°
+14° +14° +14° +13° +12° +13°
+20
H: +24°
L: +14°
Fier
Tuesday, 22 October
See 7-Day Forecast
Wed Thu Fri Sat Sun Mon
           
+27° +27° +27° +27° +26° +26°
+12° +12° +11° +12° +12° +11°
+18
H: +19°
L: +
Pogradec
Tuesday, 22 October
See 7-Day Forecast
Wed Thu Fri Sat Sun Mon
           
+21° +20° +20° +20° +19° +19°
+ + + + + +
+21
H: +21°
L: +
Rreshen
Tuesday, 22 October
See 7-Day Forecast
Wed Thu Fri Sat Sun Mon
           
+24° +24° +23° +23° +23° +22°
+ +10° +10° + + +
+23
H: +23°
L: +
Tropoje
Tuesday, 22 October
See 7-Day Forecast
Wed Thu Fri Sat Sun Mon
           
+21° +20° +20° +20° +20° +19°
+ + + + + +
+20
H: +23°
L: +
Pristina
Tuesday, 22 October
See 7-Day Forecast
Wed Thu Fri Sat Sun Mon
           
+22° +21° +21° +20° +21° +20°
+ + + + + +
+25
H: +25°
L: +
Prizren
Tuesday, 22 October
See 7-Day Forecast
Wed Thu Fri Sat Sun Mon
           
+25° +24° +23° +24° +24° +23°
+10° + + + + +10°
+23
H: +23°
L: +
Mitrovica
Tuesday, 22 October
See 7-Day Forecast
Wed Thu Fri Sat Sun Mon
           
+20° +20° +19° +20° +19° +19°
+ + + + + +
+21
H: +24°
L: +
Skopje
Tuesday, 22 October
See 7-Day Forecast
Wed Thu Fri Sat Sun Mon
           
+24° +22° +23° +23° +23° +23°
+ + + + + +
+24
H: +24°
L: +
Gostivar
Tuesday, 22 October
See 7-Day Forecast
Wed Thu Fri Sat Sun Mon
           
+24° +23° +23° +24° +24° +23°
+ + + + + +
+21
H: +24°
L: +
Tetovo
Tuesday, 22 October
See 7-Day Forecast
Wed Thu Fri Sat Sun Mon
           
+24° +23° +23° +24° +24° +23°
+ + + + + +
+16
H: +20°
L: +
Struga
Tuesday, 22 October
See 7-Day Forecast
Wed Thu Fri Sat Sun Mon
           
+22° +21° +21° +20° +20° +20°
+ + + + + +




Showbiz

Lifestyle

Teknologji

Kuriozitete

© 2014 Gazeta Panorama ONLINE. All Rights Reserved.   Programuar nga: ikoncept Privacy