Panorama Sport
Home » Kronike » VLORE/ Zjarr afër plazhit, pushuesit në panik

VLORE/ Zjarr afër plazhit, pushuesit në panik

Foto Ilustruese

VLORE- Një zjarr që përfshiu një zonë me ullishte në Radhimë, ka shkaktuar panik te pushuesit e shumtë gjatë kësaj vije të bregdetit. Flakët kanë avancuar në mënyrë të shpejtë, duke bërë që shumë rrënjë ullinj të shkrumboheshin. Banorët e zonës kanë ndërhyrë vetë për shuarjen e flakëve, ndërsa në vend mbërritën edhe zjarrfikëset. Ngjarja shkaktoi frikë te pushuesit, për shkak se flakët nisën të afroheshin deri te çadrat e tyre. Policia ka nisur hetimet në lidhje me këtë ngjarje, pasi dyshohet se zjarri është vënë qëllimisht nga vetë banorët. Janë dashur disa orë luftë me flakët deri në shuarjen e tyre. Ndërkohë që gjatë muajve të verës, në qarkun e Vlorës ka pasur disa vatra të tilla, të cilat gjithashtu dyshohet të kenë qenë të qëllimshme. Por deri më tani, nuk ka asnjë të arrestuar për autorësinë e zjarrvënies. q.b

Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Panorama Online. Moderatori


Lexoni Gazeta Panorama ne formatin PDF »»KLIKO KETU

1 Koment per “VLORE/ Zjarr afër plazhit, pushuesit në panik”

  1. zjarri mund të vlej në të arrdhmen e afërt për ndërtime banesash,lokalesh,hotelesh,mbjellje hashashi et,etj.

Beni nje Koment


+ 6 = 7

Social Network


Abissnet


VIDEO





Showbiz

Lifestyle

Teknologji

Kuriozitete

© 2013 Gazeta Panorama ONLINE. All Rights Reserved.   Powered by: ikoncept