Panorama Sport
Home » Panorama Plus » Shota Baraliu: Lojërat erotike që bëj në shtrat

Shota Baraliu: Lojërat erotike që bëj në shtrat

E thjeshtë, pa komplekse dhe shumë e sinqertë, vjen në këtë intervistë këngëtarja dhe aktorja kosovare Shota Baraliu, e cila pranon hapur se është e dashuruar, por që lidhjen e saj nuk do e bëjë publike për arsye se dëshiron ta shijojë vetëm e jo me të tjerët. Ajo flet për çmimet në koncerte dhe detaje të tjera.

Ke gjithmonë angazhime, të ftojnë nëpër koncerte?

Sigurisht që kam pasur ftesa për koncerte dhe sivjet, por dhe kam gjetur kohë të përgatis disa projekte që i kam për në shtator.

Po për çmimin e një koncerti mund të flasësh?

Sa u përket koncerteve, kam një çmim normal që mund ta përballojë lehtë një organizator kur të fton.

Je e dashuruar?

Kam kohë që shoqërohem me dikë, por nuk më pëlqen ta bëj publike, dua ta kem për vete e jo për njerëzit e tjerë.

Po me të dashurin bën lojëra në shtrat?

Si çdo çift që mundohet ta bëjë sa më interesante lidhjen si me lojëra ashtu edhe me surpriza të ndryshme, edhe unë u bashkëngjitem këtyre lojrave, por shumë shpesh me iniciativën time.

Ia kthen shpinën ndonjëherë?

Hmm, kur dua të fle ia kthej shpinën dhe mirë madje.

Je e nxehtë edhe në shtrat aq sa ç’je sensuale në klipe?

(Qesh) Për nxehtësinë e krevatit sigurisht që s’mund të flas unë por i dashuri, por ma merr mendja që jam normale si  çdo femër…

Me çfarë e josh më shumë të dashurin?

Këtu nuk di çfarë të them, femra gjithmonë ia kërkon pikën e dobët mashkullit e mundohet ta joshë me të, ka edhe shumë gjëra të tjera që të vijnë në mend për të joshur mashkullin.

Po të brendshmet si i preferon?

Të brendshmet i kam preferuar gjithmonë të zeza dhe të kuqe.

Blen dhe gjëra të lira apo gjithmonë “firmato”?

Unë blej çfarë më pëlqen, nuk shoh vetëm gjëra firmato, në sirtarin tim ka edhe gjëra të lira dhe të shtrenjta, nuk jam tip i kompleksuar pas firmave.

Flitet që të tërheqin edhe femrat…

Nuk është fare e vërtetë që më tërheqin vajzat, i respektoj shoqet e mia pa mendime të këqija…

Të ka ofruar ndonjëra shoqe e juaja ndonjë puthje deri më tani? Joo, kurrë!

Është fjala për puthje më intime? Do kishe pranuar?

Po qe në ndonjë film sigurisht, se jam aktore dhe dua ta bëj sa më mirë rolin, e në jetë të përditshme nuk e bëj kurrë.

Ju ka ndodhur që të refuzoni ndonjë mashkull vetëm pse ai nuk është i bukur?

Gjithmonë e kam shprehur që nuk është e rëndësishme bukuria, mua më pëlqen karakteri dhe përshtatshmëria e një mashkulli, bukuria vjen në vendin e tretë…

Po sikur të ishte i pasur, do e refuzonit?

Sigurisht që po të jetë edhe i pasur do kisha dëshirë, një pasuri mesatare se pastaj po qe shumë i pasur të ikën nga duart (qesh).

Je aventuriere?

Kam qejf t’i futem rrezikut, këtë mund ta quaj aventurë.

BLERAND REXHEPI

Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Panorama Online. Moderatori


Lexoni Gazeta Panorama ne formatin PDF »»KLIKO KETU

Beni nje Koment


+ 8 = 17

Social Network

AMC universal
Abissnet


VIDEO





Showbiz

Lifestyle

Teknologji

Kuriozitete

© 2013 Gazeta Panorama ONLINE. All Rights Reserved.   Powered by: ikoncept