Panorama Sport
Home » Kuriozitete, Panorama Plus » Sherr mes spikereve të lajmeve në “TCH”, Monika Stafa dhe Beti Njuma

Sherr mes spikereve të lajmeve në “TCH”, Monika Stafa dhe Beti Njuma

Monika Stafa dhe Beti Njuma

A mund të ndodhë që dy personazhe ekrani që zhvillojnë të njëjtën karrierë e që janë shumë të suksesshme, të jenë njëkohësisht edhe mikesha shumë të mira? Teorikisht edhe mund. Por realiteti tregon se ngjitja drejt majave të karrierës kalon në disa pengesa shpesh edhe jashtë të imagjinueshmes, ndërkohë që edhe kolegët nuk është se janë aq të lumtur se tjetri po shkëlqen. Rastet e xhelozive e konflikteve të shprehura si me stil, të kamufluara mirë, por edhe të konsumuara deri në detaje, mediatikisht, të personazheve të njohur, kemi plot, gjë që na bën të besojmë se miqësitë e sinqerta dhe dashuritë mes kolegësh po i hasim gjithnjë e më rrallë. Ne sot do ju rrëfejmë një nga këto histori. Bëhet fjalë për dy ikonat e “Top Channel”, folëset dhe gazetaret e mirënjohura, Beti Njuma dhe Monika Stafa. Të zbulosh armiqësinë e tyre, është njëlloj si të shkosh të kërkosh një ajsberg në mes të oqeanit. Por, ashtu si ajsbergu që dekonspirohet nga një pjesë që deti nuk ia fsheh dot, edhe dy koleget ca gjurmë i kanë lënë. Nuk e dimë se si kanë qenë marrëdhëniet e tyre të mëparshme, por ajo që ne kemi parë, është se dy koleget komunikonin shpesh me dashamirësi në faqet e tyre personale në facebook, duke krijuar idenë se mes tyre kishte një marrëdhënie të mirë… Por gjithçka mori tjetër kah, kur pak ditë më parë (me 9 gusht 2012), Monika Stafa, folësja e lajmeve dhe gazetarja e “Top Channel”, që ditën e parë të krijimit të kësaj TVje, publikoi në gazetën “Shqip” një opinion me temë “Libri, lexuesi dhe mediat në mes”. Në shkrim, Stafa trajton problematikën e cilësisë së librave që gjenden sot në treg, si u bëhet atyre marketing, në ç’pikë ka rënë leximi dhe në ç’shkallë është degraduar fati i librit. Më pas, ajo flet për krizën e leximit dhe krizën e mendimit kritik dhe fakti që është vetë pjesë e një medie dhe gazetare, nuk e ka penguar aspak të kritikojë kolegët e saj që mbulojnë rubrikat e kulturës. Ja çfarë ka shkruar Stafa në këtë artikull: “Fati i promovimit të vlerave të letërsisë ka mbetur në duart e gazetarëve të rubrikave kulturore, të cilët, me gjithë vlerësimet që meritojnë, në mos për tjetër për kohën që u kushtojnë autorëve duke i intervistuar pa i lexuar librat e tyre, duhet thënë se nuk janë pjesa më e kualifikuar e gazetarisë shqiptare… Miqtë e mediave dhe të gazetarëve që mbajnë rubrikat kulturore, parapagimi i kohës televizive në të zezë a në të bardhë, dhe mjaft shkaqe të tjera, bëjnë që ekranet dhe të përditshmet të jenë të mbushura me libra mëhallash e fisesh, kapedanësh që nuk kanë qenë kurrë kapedanë dhe personalitetesh që s’kanë qenë kurrë të tillë”. Duke lexuar këto radhë, kuptohet qartë që Monika Stafa ka lënduar jo pak gazetarët e kulturës, por ndërkohë nuk ka ngurruar të reagojë kolegia e saj më e afërt, Beti Njuma. Pasi ka publikuar linkun e shkrimit në faqen e saj personale në facebook, Stafa ka pritur reagimet e miqve të saj. Për çudi në atë shkrim kanë munguar komentet, ndërkohë që i është bërë vetëm një like. Por ka mbërritur reagimi publik i Beti Njumës, e cila i bën me dije që e gjitha kjo çfarë ka shkruar nuk është korrekte dhe e ndershme. Ajo i kujton Stafës edhe një mosmarrëveshje tjetër që ajo ka pasur dikur me kolegun Marin Mema, si dhe sakrificën e lodhjen me të cilën gazetarët bëjnë punën e tyre dhe e këshillon atë që tjetër herë të jetë më e kujdesshme. Siç të gjithë e dimë, Beti Njuma krahas lajmeve, ka edhe një rubrikë të dielave që quhet “Vitrina e librit”. Asaj i ka ardhur i hidhur shkrimi i koleges së saj edhe për rreshtat e mëposhtëm të shkruar nga Stafa, ku ajo nuk e ka kursyer “hedhjen e benzinës mbi zjarr”; “Nëse përzgjedhjen e librit të javës do ta bënin specialistët, atëherë do t’u pritej rruga ndereve dhe implikimeve dhe “vitrina e librit” nuk do të ishte siç është sot: ndoshta kurrë s’ka qenë më keq”. Sipas informacioneve tona nga gazeta “Shqip”, duket se Beti Njuma nuk ka dashur ta lërë reagimin e saj thjesht me një shënim në wall-in e Monika Stafës në facebook, të cilin kjo e fundit e fshiu rreth dy ditë më vonë. As përmendja në shkrimin e Stafës, se kolegja Njuma është një shembull i mirë, nuk e ka zbutur aspak këtë të dytën. Kolegët tanë na rrëfejnë se Njuma kishte përgatitur një kundërpërgjigje për Stafën, për ta publikuar pak ditë më vonë në gazetën “Shqip”, por që nuk është lejuar nga drejtuesit, pasi në institucionin e “Top Medias” edhe mosmarrëveshjet personale mes kolegëve që janë më se njerëzore, duhet të fshihen me shumë fanatizëm, pasi sipas tyre prishin imazhin. Ka ndodhur edhe herë të tjera që pjesëtarë të kësaj medie kanë pasur probleme me njëritjetrin, por gjithçka ka qarkulluar në formë thashethemi duke mos u lejuar askush të prononcohet publikisht për këto fakte. Por, mbase pikërisht ky fanatizëm me të cilin ata kanë kërkuar që sherret t’i mbajnë brenda mureve të tyre, i ka bërë akoma më intriguese ngjarjet, duke na bërë që të gërmojmë përditë, për të zbuluar se çfarë ndodh me të vërtetë aty. Pra, edhe nga kjo grindje e dy kolegeve, ikonave të “Top Channel”, me shumë gjasa ne nuk do kemi mundësi të mësojmë asgjë nga goja e tyre, prej censurës që ia dikton vendi i punës. Por një gjë ama nuk kanë mundur ta bëjnë sa për sy e faqe as Beti dhe as Monika, ato që të dyja i kanë fshirë emrat e njëra-tjetrës nga lista e miqve nga profilet e tyre në facebook dhe natyrisht miqësia e tyre me shumë gjasa tashmë ka marrë fund.

Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Panorama Online. Moderatori


Lexoni Gazeta Panorama ne formatin PDF »»KLIKO KETU

11 Komente per “Sherr mes spikereve të lajmeve në “TCH”, Monika Stafa dhe Beti Njuma”

  1. Kjo nuk paska qene miqesi,por nje aktrim bizar.

  2. turp te keni ,dhe punoni bashke ,po per cfare kariere po flisni you ,ku ka ne shqiperi kariere ,oh my god ,lumsi you qe i bajni qefin vedit ,une kam rrespekt per you te dyja prandaj nuk dua te besoj se cfare kam lexuar me siper , suksese te dyja both

  3. Nje media qe me shume se informimin, vlerson biznesin, nuk mund te imagjinohet ndryshe… Kjo eshte vetem maja e ajsbergut…

  4. Dhe paska ndodhur kijamet i madh ne top channel! Me shume media e shkruar dhe vizive merret me veten, me thashetheme, me inate dhe intriga, me thenie e kunderthenie se sa me misionin e saj per te pasqyruar realitete te jetes qe u perkasin te gjitheve. E ç’me duhet mua se çfare kane me njera tjetren ato Beti dhe Monika, na i pershkruan dhe si ikona te televizionit! Por vetem te tilla nuk jane qe kur kritikes nuk di ti pergjigjet ne menyre te kulturuar e me zgjuarsi, bile ne çdo lloj kriktike ka diçka te vertete sado e vogel qofte, e kete duhet ta pranosh, ndryshe ji ikone e gazetarise nuk je, por je ikone e hipokrizise. Kur do ta gjejne veten keto gazetare apo gazetare? Kur ta kuptojne se puna qe bejne nuk i sherben vetes, por publikut. Larg, shume larg, ashtu su shume gjera te tjera.

  5. Në Amerik fitojn miliona dollar spikeret.

  6. Nuk po habitem aspak me lajmin per sherrin apo mosmarrveshjen apo thoni si te doni,,, por se po habitem me artikullin dhe artikullshkruesin qe ka pergojuar nja 2 gazetare dhe nje tv, dmth top-chanel…. Pse habitem; Habitem se ne qe nuk jemi as gazetare as pjestare te ndonje medie, sapo permendim nje tv apo nje gazetar, komentet tona fshihen automatikisht…. Pra ne klientet e ketyre mediave censurohemi kudo, sido, e nga kushdo…. kurse kur vjen puna per marketing e per lajme te shitshme nuk censurohet asgje!!! Me shpresen se nuk do censurohem dua te them se Top-chanel eshte nje byro politike moderne….

  7. hahahahahahahahahahahahaha….

    qe te dyja jane shume te mira. Duhet te pajtohen urgjentisht.

  8. Ketu, or zotni, e keqja nuk eshte te thashethemi. E keqja eshte tek plaga. Cili eshte libri qe keshillohet sot. Cfare permban lista e ministrise se arsimit. A mund te thote kush se nuk ka krize leximi? Dhe a mund te thote kush se kete krize leximi media e rendon, ne vend qe ta lehtesoje? MA Stafa e ka shtruar drejt dhe qarte problemin. Tjeter gje se e verteta ndonjehere demton me shume se genjeshtra. Ka nje liber me titullin “Botes i pelqen te mashtrohet”. E verteta eshte se as gazetaret vete nuk lexojne. Ketu ka pasur dhe komente per syte, floket dhe fytyren e znj. Stafa, madje edhe per sjelljet e saj. Ne Bibel thuhet: kush ka sy le te shikoje. Per ata qe nuk shohin mund te jete keshtu. Per me teper, njerezit qe harxhojne shume kohe me televizionin mund te mendojne se e bukura gjendet njesoj si ne filmin “E shemtuara Beti”.

  9. Kish me kene ma mire me pa shka po ngian n’dit te sodit me libren. Jane kah bajn faliment tana librarit. Po kthehen ne dyqane per burek e birra. Kam pase lexue do vjed ma para nji liber, tesh nuk me vjen nder mend auktori, po emnin ja mbaj mend: “How to not take it personally”. Deshta me u thane te taneve ju ktu sipri qe kolega Njuma, n’kjoshin kolega, ma pare asht dasht me pa pyllen se nji dru qe i ka dale para syve. Se ba me u marre me veten, ashtu qysh po i bjen, me ba veten fajtuer. E me e pa jo personalisht, cka ka shkrue znj. Stafa ne dy shkrimet per libren jane ma me vend s’bahet. Po lujn mendsh njata qi shesin libra, se nuk ua hedh synin kushi. Edhe kur blejne, libra per porno e per guzhine blejne. Une jam mergimtar e knejna po i thojne kitch-culture.

  10. nuk ka as gje te keqe kur perlahen dy gazetare ,kjo tregon se ka konkurencc
    ..

Beni nje Koment


+ 2 = 3

Social Network


Abissnet


VIDEO





Showbiz

Lifestyle

Teknologji

Kuriozitete

© 2013 Gazeta Panorama ONLINE. All Rights Reserved.   Powered by: ikoncept