Sabina Dana ndahet nga i fejuari
Panorama Plus e Dielë, 19 Gusht, 2012 | 15:29 pm
Këngëtarja e re, Sabina Dana, thuhet se është ndarë nga i fejuari i saj dhe tashmë ka filluar jetën e beqares, duke shijuar pushimet me kushërinjtë në jug të vendit. Ajo ka pak kohë që ka filluar karrierën, por me projektet muzikore ka bërë emër dhe ka krijuar një imazh të një femre seksi, e cila di të bëjë për vete publikun. Siç duket, lidhja e dashurisë e kishte penguar këngëtaren Dana të shijojë jetën ashtu siç duhet, edhe pse nuk dihen arsyet pse lidhja e saj ka marrë fund. Botës nuk i ka ardhur fundi, kështu që edhe Sabina do të gjejë ndonjë mashkull që do e kuptojë dhe do të shijojë dashurinë siç duhet, ndërsa përveç koncerteve të aranzhuara nëpër vendet bregdetare, ajo po bën pushime me disa familjarë si dhe po bën plane për realizimin e disa projekteve të reja, ndërsa aktual është dueti i saj me këngëtarin Valton Krasniqi.



























