Panorama Sport
Home » Aktualitet » Rrëfehet taksisti: “Fiqiriu-Nazimja, 4 orët e bisedave intime para vrasjes”

Rrëfehet taksisti: “Fiqiriu-Nazimja, 4 orët e bisedave intime para vrasjes”

Nazim Visha, Fiqiri Muça dhe taksisti, Myrvet Bardhi

Myrvet Bardhi është dëshmitari kyç i ekzekutimit të datës 13 gusht, atëherë kur në ora 00:50 minuta, në afërsi të xhamisë në Qendër- Krrabë, në banesën e saj, Nazime Visha, 18 vjeç, vrau me armë zjarri Fiqiri Muçën, 45 vjeç, i martuar dhe baba i 5 fëmijëve.

Që të dy kanë pasur lidhje intime bashkë, edhe pse lloji i marrëdhënies ndahet në dy versione; me dëshirë nga ana e familjarëve të Muçës dhe përdhunim e rrëmbim nga ana e familjarëve të Vishës. Kështu të paktën e transmetoi ngjarjen Policia, por vrasja u pranua edhe nga vetë Nazimja, e cila i priti uniformat blu në vendin e krimit. Bashkë me autoren e ekzekutimit, në pritje të mbërritjes së Policisë në vendngjarje, ka qëndruar edhe Myrvet Bardhi. Djali 26- vjeçar, me origjinë nga Dibra dhe banues prej 18 vitesh në Sukth, është personi që ka shoqëruar Fiqiri Muçën për disa orë me taksi, ku destinacioni final ka qenë Krraba. Aty ku ai vdiq pranë një përroi, mes ferrave, teksa vraponte për t’iu shmangur plumbave me breshëri të 18- vjeçares. Por derisa të arrijmë te fataliteti, Myrvet Bardhi ka shumë për të treguar. Duke folur ekskluzivisht për gazetën “Panorama”, ai ia nis që nga momenti i njohjes me viktimën…

Prej sa kohësh njiheshit me Fiqiri Muçën?

Jam njohur dy ditë para se të ndodhte vrasja.

Është thënë se njiheshit edhe më parë, e keni pasur klient prej vitesh…

Nuk e di nga kanë dalë këto deklarime, por unë nuk e kam njohur më parë Fiqiri Muçën. Prej vitesh jo e jo, sepse unë jam 26 vjeç dhe nuk kam punuar taksi pa marrë patentë. Po ashtu, unë shërbej taksi herë pas here, kur më ngelet kohë nga puna që bëj në ndërtim. Pra, nuk rri gjithë kohës te vendi i taksive. Ishte krejt rastësi njohja me Fiqiriun.

Si ndodhi?

Ju thashë që dy ditë para krimit, ai erdhi aty ku janë taksitë në Sukth dhe u drejtua nga unë. Më tha se i duhej një taksi për të dielën se do të shkonte në Tiranë dhe Fushë-Krujë. Patjetër, u tregova i gatshëm dhe entuziast që gjeta një klient për rrugë të gjatë. Ai më mori numrin e telefonit dhe më tha se do të lidheshim me celular….

(Intervisten e plote me taksistin, Myrvet Bardhi, i cili eshte nje prej deshmitareve kryesore te ngjarjes se ndodhur ne Krrabe, e lexoni ne numrin e sotem te gazetes, Panorama)

Nga e dërguara jonë në Sukth,
ELISABETA ILNICA

Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Panorama Online. Moderatori


Lexoni Gazeta Panorama ne formatin PDF »»KLIKO KETU

4 Komente per “Rrëfehet taksisti: “Fiqiriu-Nazimja, 4 orët e bisedave intime para vrasjes””

  1. Zoterinj te Gazetes! Ju DUHET te botomi nje koment/pergjigje per kete!

  2. Paj burr pis 45 vjeqar me vajz 18 vjeqe turp per kete njeri kurse nese eshte e vertet qe ka dhunuar vajzen ateher nuk ka koment.Shpresoj qe vajza te mos denohet per ket njgjarje se ai idiot gjithsesi e ka meritu plumbin

  3. sa king paska qene ky i shkreti qe eshte vrare.hahahha

Beni nje Koment


+ 6 = 13

Social Network

AMC universal
Abissnet


VIDEO





Showbiz

Lifestyle

Teknologji

Kuriozitete

© 2013 Gazeta Panorama ONLINE. All Rights Reserved.   Powered by: ikoncept