Panorama Sport
Home » Lajmi i Fundit » Ndroq, zjarri djeg hektarë me parcela ullishtash

Ndroq, zjarri djeg hektarë me parcela ullishtash

Foto Ilustruese

TIRANE – Flakë zjarri të përmasave të mëdha kanë përfshirë mesditën e sotme zonën e Ndroqit në periferi të kryeqytetit. Nga vatra e zjarrit e cila është përhapur me shpejtësi në orët e pasdites, janë djegur dhjetëra hektarë me ullishta. Policia dhe zjarrfikëset thanë se zjarri ka rrezikuar edhe banesat pranë parcelave me ullishte. Zjarri është përhapur me shpejtësi të madhe duke rrezikuar banesat e fshatit Gërbllesh. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 14:30, ndërsa banorët janë shprehur të frikësuar pasi mund të përfshijë banesat e tyre. Ndonëse kanë bërë përpjekje të vazhdueshme, grupet e zjarrfikësve kanë pasur vështirësi të madhe për të mbërritur në vendngjarje, pasi terreni i vështirë përbën pengesë për lëvizjen e mjeteve. Zona është e mbuluar nga tymi, ndërsa banorët kanë dalë në oborret e shtëpive të tyre, me shpresën se zjarri që ka përfshirë vreshtat me ullinj do të shuhet. Nga verifikimet e bëra dje në vendin e ngjarjes, sipas policisë, dyshohet se zjarri ka qenë i qëllimshëm. Për këtë arsye kanë nisur hetimet për zbulimin e autorëve të ngjarjes. ndërhyrja deri mbrëmë vonë për shuarjen e zjarrit është bërë me mjete rrethanore për shkak të vështirësisë së hyrjes së mjeteve të rënda në zonë.

Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Panorama Online. Moderatori


Lexoni Gazeta Panorama ne formatin PDF »»KLIKO KETU

1 Koment per “Ndroq, zjarri djeg hektarë me parcela ullishtash”

  1. Shqipëria s’ka nevoj për djegje pasi populli ndëshkohet.

Beni nje Koment


7 + = 8

Social Network


Abissnet


VIDEO





Showbiz

Lifestyle

Teknologji

Kuriozitete

© 2013 Gazeta Panorama ONLINE. All Rights Reserved.   Powered by: ikoncept