Panorama Sport
Home » Lajmi i Fundit » Myslimanët ende pa Xhami, AK akuzon Berishën

Myslimanët ende pa Xhami, AK akuzon Berishën

Guri i Themelit vendosur ne vitin 1993. Foto: Aleanca Kuq e Zi

TIRANE- Ndërsa besimtarët myslimanë falnin Namazin e Fiter Bajramit, aktivistë të Aleancës Kuq e Zi kanë akuzuar kryeministrin, Sali Berisha se ka bllokuar për 2 dekada ndërtimin e Xhamisë së Madhe te Tiranes. Në sheshin e Namazgjasë, AK-ja zbuloi pllakën e vendosur nga kryeministri, Sali Berisha në vitin 1993 për nisjen e punimeve për ndërtimin e Xhamisë së Madhe.

“Në vitin 1993 Berisha vendosi tullën e themelit të Xhamisë së re. Berisha mashtroi besimtarët, nuk lejoi ndërtimin e xhamisë për dy dekada. Berisha i la besimtarët myslimanë të falen rrugëve, 19 vjet vetëm një gur themeli”- tha kreu i Aleancës Kuq e Zi, Kreshnik Spahiu.

Xhamia e madhe e Tiranës pritet të ndërtohet tek zona e “Namazgjasë”, pranë Kuvendit të Shqipërisë. Komisioni për ndërtimin e  kësaj xhamie ka pranuar propozimin e ardhur nga Komuniteti Mysliman për ndërtimin e xhamisë së madhe, atje ku ndodhet toka e këtij komuniteti.

Pa kohë më parë, kryeministri Sali Berisha ka garantuar besimtaret myslimane se shumë shpejt së bashku me kryetarin e Bashkisë, Lulzim Basha do te inaugurojnë fillimin e punes per xhamine e re.

Deklaratën, kryeministri e pati bërë gjate programit festiv “Profeti Muhamed a.s. – Krenaria e Njerëzimit”,” organizuar nën kujdesin e Komunitetit Mysliman të Shqipërisë dedikuar festës së lindjes së Profetit Muhamed.

Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Panorama Online. Moderatori


Lexoni Gazeta Panorama ne formatin PDF »»KLIKO KETU

2 Komente per “Myslimanët ende pa Xhami, AK akuzon Berishën”

  1. ky bufoni i rames mjaft qe te dale ne media pa nuk ka rendesi se cfare thote. harroi qe kryetar bashkie ishte rama qysh ne 2000 e deri ne 2011 dhe ne planin e qendres nuk parashikohet xhami fare tek namazgjaja.

  2. Mos na i bini ne qafe Salushes se vetem 22 vjet ka qe rren …shume pak

Beni nje Koment


2 + 2 =

Social Network


Abissnet


VIDEO





Showbiz

Lifestyle

Teknologji

Kuriozitete

© 2013 Gazeta Panorama ONLINE. All Rights Reserved.   Powered by: ikoncept