Klajdi Selimi: Ish-e fejuara italiane më vodhi paratë
Kuriozitete, Panorama Plus e Dielë, 19 Gusht, 2012 | 16:07 pm
Është kthyer në Shqipëri dhe provon biznesin e tij në fabrikën e çajit të malit, i pari prodhim ky në vendet ballkanike, ndërsa ka treguar se të gjithë pasurinë të cilën e ka fituar si balerin në Itali, ka vendosur ta investojë në Shqipëri. Vetëm pak vite më parë, balerini shqiptar kishte gjetur famën, suksesin dhe paranë në shtetin italian, e disa prej jush me siguri e kujtojnë Klajdi Selimin i cili ka zënë vendin e tretë në spektaklin ‘’Amici 3’’. Përveç atyre që përmendëm, Klajdi kishte gjetur edhe dashurinë e cila po e shkatërron atë. I detyruar të kthehej në Shqipëri, ai nuk ka mundur të marrë paratë të cilat ish-e fejuara e tij italiane ia kishte marrë më herët në formë të huasë për të zhvilluar aktivitetin e saj. Klajdi ka vendosur që ta padisë atë dhe të kërkojë drejtësinë në gjykatat italiane. Në një intervistë për javoren ‘’Settimana visto’’, balerini shqiptar ka treguar arsyet e kthimit në Tiranë, si dhe njohjen me ish-të fejuarën. ‘’Ishte viti 2007 kur unë rashë në dashuri, ajo jetonte në Reggio Calabria ndërsa unë vetëm për ta parë atë, kur kisha disa orë të lira gjatë provave, vrapoja të kapja trenin e parë’’, tregon për njohjen me ish-të fejuarën italiane, balerini Selimi, i cili i dëshpëruar rrëfen edhe ngjarjen e cila tashmë ka kaluar në dyert e Gjykatës. I bindur se do t’ia kthejë paratë, ai shumë i qetë ka besuar tek ajo. ‘’Unë kam qenë aq i qetë se do të m’i kthente paratë, saqë kam vazhduar t’i jap asaj para edhe pas përfundimit të lidhjes sonë. Ka kaluar vetëm një vit nga ndarja, ndërkohë që ajo ishte martuar dhe kishte një vajzë’’. Besimi që kishte krijuar tek personi i gabuar duke i dhënë para edhe pas ndarjes, si duket i shpërblehet me të keq atij, madje ajo e ka kërcënuar duke i thënë se mund t’i nxjerrë probleme për shkak se është shqiptar.
Për çfarë shifre bëhet fjalë?
Për motive legale nuk mund të jap shumë detaje. Mundem lirisht të them se është një shifër e madhe e kursimeve të mia dhe të familjes sime. Para të cilat si destinim kishin ndërtimin e fabrikës së çajit në Shqipëri. Ishin tri vite pune në këtë projekt me babain tim. Dhe në fund kur jam në rrugë të mbarë për industrializimin e çajit të parë të malit në Ballkan, kam mungesë të parave, të cilat ia kisha dhënë asaj.
Pse je kthyer në Tiranë?
Për dy muaj qëndrova te një mik i imi, nuk kisha një shtëpi ku mund të qëndroja. Nuk mund të vazhdoja kështu. Tani kur më thërrasin për disa projekte, marr tragetin ditën ose natën dhe jam në Itali. Të vetmet para fikse në shtëpinë time janë pensioni i prindërve prej 150 eurosh. E mendojeni kur arrita të blej një shtëpi në Romë, nëna dhe babai ishin shumë krenarë me mua. Nga viti 1990 kemi përjetuar të gjitha luftërat dhe llojet e fatkeqësisë. Kur në vitin 2004 hyra në ‘’Amici’’, aty filloi hakmarrja ime!
Kur ka hyrë në jetën tënde ish-e fejuara?
Ishte viti 2007 kur jam dashuruar. Ajo jetonte në Reggio Calabria, dhe kështu kur kisha orë të lira, vrapoja nëpër stacione të kap trenin e parë vetëm për ta parë. E kisha prezantuar edhe te miqtë e mi. Kur më kërkoi para hua, për mua ishte një gjë shumë normale.
Për çfarë i duheshin asaj, nuk e kishte familjen që t’ia jepte?
Për aktivitetin e saj. Më thoshte se jam i vetmi që mund ta ndihmoj, sepse prindërit e saj nuk mund të bënin asgjë. E unë isha i qetë sepse do m’i kthente dhe kështu vazhdoja t’i jepja edhe pasi lidhja jonë mori fund. Të fundit para ia kam dhënë para një viti. Nuk kaloi shumë kohë, ajo u martua dhe tashmë ka një vajzë.
Kur e ke kuptuar se diçka nuk është në rregull në këtë lidhje?
Ajo me mua qante hallet e varfërisë dhe, nga ana tjetër, shkon dhe i blen të atit të saj një makinë të re. Ajo që më dhemb mua, është jo vetëm indiferenca në fytyrën e saj për nevojat e mia, por fakti që nuk kam pasur asnjëherë një falënderim. Një humbje e madhe për familjen dhe miqtë e mi.
Ke besim në të ardhmen?
Kam besim te Drejtësia italiane, ky është shkaku që e kam çuar punën në gjykata. I kam të gjitha provat me të cilat do të dëshmoj atë se çfarë ka ndodhur. Herën e fundit kur kemi folur e më ka thënë: ‘’E ke parasysh se mund të të sjell probleme se je shqiptar’’? Ajo është bërë raciste vetëm pse kërkoj të më kthejë paratë e mia.
Ndihesh keq për këtë gjë?
Ndihma për ata që janë në nevojë është e natyrës sime. Kurrë nuk e kam menduar se një person kaq i dashur për mua do të mund të më vendosë në vështirësi. Falë Italisë unë deri më tani i kam realizuar të gjitha ëndrrat e mia, por për shkak të një femre rrezikoj të humbas gjithçka.




























sa mire ta ka ba , pse a nuk kishte shqiptare ,hak e paste ,keshtu bajne te huajat kur e gjejne budallin i japin dru dhe i marrin parate ,hahaha
Ti mbase kercen mire mor djale, por jeta osht ndryshe.Paske honger tollumin me ket italianen.Harroji paret shif ca te besh ndonje gje tani.
martohu me ambeten tani or cun se te dy e keni henger nga ish te fejuarit dhe skeni per te humbur gje.
Po kujt ju prish puna per c’fare beni ju ne jeten tuaj. Kujt i qahesh ti o balerin njerezve qe marrin 200 € ne muaj? Ik puno shoku dhe leri llafet
Ty ti paska marre parat ajo qe ti paske dashur dhe ke bere qejf per disa kohe, cti bejme shqiptareve qe va mori Sudja dhe nuk bane as edhe nji muhabet me te se sja vlente.