Françeska e “BB” në makinë me të kërkuarin nga policia, e ndalojnë në mes të Vlorës
Argument e Dielë, 19 Gusht, 2012 | 12:19 pm
Të shtunën e një jave më parë, pikërisht në ditën kur ndoshta Françeska, ish-banore e “Big Brother 5″, mund të jetë shfaqur në gazetat e fundjavës duke pushuar me “të dashurin” e saj Ermalin, është parë në qytetin e Vlorës me një tjetër “Ermal”, vetëm se jo në kushte shumë të mira pushimesh. Deri sa pa dalë nga makina e tipit “Benz”, askush nuk do të mësonte se ndodhej brenda saj. Por me të parë makinën e policisë që i ishte vënë nga pas djalit me të cilin ajo gjendej në makinë, Init, ka hapur derën e makinës dhe është larguar duke vrapuar në drejtimin tjetër të rrugës. Ngjarja ka ndodhur në afërsi të kinoteatrit “Petro Marko”, në Vlorë. Godinë pranë së cilës, babai i djalit që është ndjekur nga Policia, ka edhe një lokal që mban emrin e të birit. Françeska Jaçe ka qenë me flokë të lëshuar, e veshur me një fustan me lule kur është drejtuar për nga rrugicat që gjenden përballë kinoteatrit, aty ku gjendet një tjetër lokal dykatësh, për t’i shpëtuar gjurmëve të policisë, apo qoftë edhe syve të kureshtarëve që për shkak të temperaturave, nuk ishin të shumtë. Sipas burimeve jo zyrtare, thuhet se në kohën kur Françeska ka dalë nga makina, nuk e ka bërë vetëm për të shpëtuar veten, por edhe sepse shoku i saj i ka futur në çantë një pistoletë, e cila nuk duhet të binte në dorë të policisë. Vajza duket se nuk është bindur dhe e ka hedhur sërish pistoletën në makinë, përpara se të largohej. Në kohën kur policia mbërriti pranë makinës, duke kapur edhe personin që gjendej në të, ajo u kthye sërish, duke qëndruar tashmë në distancë, nga ana tjetër e rrugës ku ndodhte ngjarja, për të parë ecurinë e veprimeve. Pasi policia është larguar bashkë me të kapurin për të cilin nuk kemi informacion për shkaqet apo se si kanë vijuar më tej ngjarjet, edhe Françeska është larguar duke vijuar ecjen e vetme në rrugë. Siç duket, pavarësisht të gjitha planeve që tregon për bashkëjetesë me Emralin apo pushime me të, ish-banorja, finaliste e “Big Brother 5″ vazhdon ende të jetojë në Vlorë, aty ku jetonte përpara se të bëhej personazh publik.



























Pune “kthesash” ne italisht…..
Alda pergjigje shume e sakte jame dakort.
Kjo dihet se cfare eshte dhe cfare perfaqson. Aq poshte jane si familje saqe i ati deklarpi se nuk e kishte problem pse e bija bente seks live ne TV pasi, tha ai ” Une jam pak si europian…”
O Niko,
Perse thua “Aq poshte jane si familje saqe i ati deklaroi se nuk e kishte problem pse e bija bente seks live ne TV” ? Ndoshta ato mund te jene “Aq lart sa ne nuk e kuptojme dot “. Varet nga niveli emancipues i gjykuesit. P.sh. a e ke menduar ndonjehere se sa shume te degjeneruar dhe sa shume poshte nga ana morale jane motrat , grate dhe nenat tona qe lahen publikisht ne plazh pothuajse laskuriq (simbas vleresimit te myslimaneve fanatike burra-gra qe jetojne ne vende fanatike te mbuluara plotesisht) ? Kurse per ne eshte krejtesisht normale kjo gje.
Pra si perfundim, ti Niko ke plotesisht te drejte te kesh indinpendencen tende ne gjykim dhe kur jep nje vleresim, fillimisht thuaj “per mendimin tim” ..dhe thuaj cfare te duash pa patur frike se ofendon njeri se ne fund te fundit eshte mendimi yt personal.
Kjo eshte nje keshille e imja per ty.
Lol , pune “kthesash”…taman , vetem se e keqja eshte se kto “etalone” femrash reklamohen nga media si simbole dhe femra “cool” per moshat me te reja.
Vendi eshte mbush me k*, hajdute dhe vrases. Duhet pastruar.
Thote populli:Nga ky stan ate bulmet do marresh.Mos duhet pritur qe keto Franceska te kthehen ne model per rinine? Ato me sjelljen e tyre jane me afer botes krimit se sa sjelljes dinjitoze per tu ber model te se mires.
po kini te drejte rinin tone nuk e perfaqson franciiiiiiiiiiiiiiii
Franceska dhe gjithe shoqet e saj te BB Shqiptar, as jane dhe as do te jene shembulli i vajzave dhe familjeve vlonjate e shqiptare.Shoqeria duhe te reagoj ashper pasi ne Amerik dhe shume vende te tjera te emancipuara po mbyllen dhe nuk lejohen me emisione te tilla te degjeneruara qe jep TOP CHANEL-i ,
i degjeneruar.
po aman sikur ca ndodhi.ajo eshte pak fmi nga natyra i pelqejne aventurat.