Panorama Sport
Home » Sociale » Braktisja e shkollës, shifrat raportohen 2,5 herë më pak

Braktisja e shkollës, shifrat raportohen 2,5 herë më pak

Përplasje shifrash për braktisjen e arsimit të detyruar. Zyrtarisht, Ministria e Arsimit raporton se vitin shkollor që është mbyllur, 1 621 fëmijë në të gjithë vendin nuk e ndoqën mësimin, ose 0.26% e gjithë nxënësve.

Përfaqësuesit e Federatës së Arsimit japin të tjera shifra. Nga sa ka deklaruar kreu i kësaj sindikate, Xhafer Dobrusha, nga të dhënat që disponon sindikata janë 4000- 5000 fëmijë në vit që braktisin arsimin e detyruar. Zonat më problematike janë Fieri, Korça, Durrësi, Shkodra dhe pjesa veriore e vendit. UNICEF gjithashtu raporton se braktisja fizike e shkollës, edhe pse raportohet si një dukuri në rënie, është ende e pranishme në familjet e varfra dhe shumë të varfra. Në tryezat e organizuara me ministritë e linjës, përfaqësuesit e UNICEF kanë bërë me dije se shifrat zyrtare nuk i përgjigjen saktësisht realitetit.

BRAKTISJA E FSHEHTË

Ekspertët e arsimit bëjnë me dije se është vërejtur edhe një tjetër fenomen, të cilin ata e cilësojnë “braktisje e fshehtë”. Në këtë grup bëjnë pjesë të gjithë ata nxënës që janë të pranishëm në klasë, por nuk marrin vëmendjen e duhur nga mësuesi e kanë rezultate shumë të dobëta në mësime. Ata janë kontingjenti i nxënësve që mund të braktisë arsimin në vitet pasardhëse. “Braktisja e fshehtë gjithashtu ka si shkak edhe situatën e vështirë ekonomike në familje. Fëmijët nisin shkollën, por detyrohen të punojnë, çka bën që rendimenti në mësime të bjerë”, thonë ekspertët e arsimit. Braktisja e fshehtë është një dukuri që haset kryesisht brenda shkollës….

(Lajmin  e plote e lexoni ne numrin e sotem te gazetes, Panorama)

ZIRINA LLAMBRO

Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Panorama Online. Moderatori


Lexoni Gazeta Panorama ne formatin PDF »»KLIKO KETU

1 Koment per “Braktisja e shkollës, shifrat raportohen 2,5 herë më pak”

  1. Eshte e vertete qe shifrat e braktisjes fizike , nese e quajme keshtu) jane mjaft te ulta vitet e fundit, jo se ka fshehje shifrash ,as se ka ndonje rritje te larte ekonomike , por se nuk ka prind qe pengon vijimin e shkolles nga femijet…Kurse e ashtuquajtura ” braktisje e fshehte” ka ekzistuar historikisht ne shkolla, jo se jane lodhur duke punuar , sic thuhet nga dikush qe do ta motivoje politikisht, por nxenesit e dobet me pak inteligjence nuk mendohet se do mungojne ne klase , vetem nese behet ndonje perzgjedhje …

Beni nje Koment


+ 3 = 10

Social Network


Abissnet


VIDEO





Showbiz

Lifestyle

Teknologji

Kuriozitete

© 2013 Gazeta Panorama ONLINE. All Rights Reserved.   Powered by: ikoncept